Pogradec/ Nxirren nga liqeni trupat e pajetë e dy të rinjve

0
121

te mbytyritTrupat e dy të rinjve që humbën dje në Liqenin e Pogradecit janë gjetur sot të pajetë nga polumbarët. Paraditen e sotme polumbarët mundën të nxjerrin nga liqeni trupat e dy të rinjve nga Liboniku. Mëngjesin e sotëm polumbarët rinisën kërkimet për gjetjen e dy të rinjve 18 dhe 14 vjeç të cilët u zhdukën një ditë më parë në liqenin e Ohrit. Dy kushërinjtë A. Kosturi 18 vjeç dhe A. Kula 14 vjeç, të dy banues nga Liboniku i Korçës rezultonin të zhdukur prej orës 12:00 të ditës së djeshme, 1 orë pasi hyne për tu larë në liqen. Varka që dy të rinjtë kishin marrë me qera u kthye bosh në breg. Menjehërë policia nisi kërkimet në liqen. Brenda në mjetin lundrues u gjetën 2 telefona celularë dhe dy portofola, ndaj policia hodhi menjëherë dyshimet se kishte të bënte me 2 persona të zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency