Pas ndarjes së re territoriale/ Zgjedhjet e 2015-ës, ekspertët: Duhet ndryshim i ligjit për vendorët dhe kodit elektoral

0
100

Gëzim Saliu

zgjedhjet vendoreKume: S’ka më kohë, duhen ligjet për qeverisjen e pushtetit vendor. Meta: Koha për reformën zgjedhore e ngushtë, problem më vete edhe rregullimi i KQZ-së

Pas miratimit të ligjit për ndarjen territoriale të vendit me 61 zona administrative është e domosdoshme që ai të pasqyrohet në dy ligje të tjera që lidhen ngushtë me hartën e re: ligji për funksionimin e pushtetit vendor dhe në Kodin Zgjedhor. Kështu mendojnë ekspertët e pavarur të këtyre fushave, duke theksuar njëkohësisht se ka pak kohë për ndërhyjrne në këto diy ligje të rëndësishme para zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 2015-ës. Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh dje për “zërin e amerikës” se reforma në ndarjen territoriale duhet pasuar me një reformë në qeverisjen vendore, madje sipas tij këto duheshin bërë njëkohësisht, gjë kjo që është kërkuar më parë me ngulm nga opozita e vendit. “Pas hartës së re administrative, tani duhen përgatitur menjëherë ligjet, që rregullojnë qeverisjen e pushetit vendor, sepse nuk ka më kohë”, theksoi ai.

 

Sugjerimet

Nga ana e tij, Koalicioni i vëzhguesve vendorë e ndoqi nga afër reformën territoriale dhe vazhdimisht kërkoi që ajo të bëhej njëkohësisht me ndryshimet në ligjin për decentralizimin e pushtetit vendor dhe me kodin zgjedhor. Përfaqësuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike dhe e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë Gerta Meta pohoi se zgjidhjet nuk duhen lënë për në minutën e fundit pasi sipas saj kompromisi mes palëve është i nevojshëm, ndonëse reforma administrative filloi pa mirëkuptim mes palëve. Ndërkaq ekspertët besojnë se zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë të vështira nga pikëpamja administrative, sepse duhet forcuar edhe pushteti vendor i riformuar edhe administrata zgjedhore e ndryshuar. Në këtë faze, ata theksojnë se duhen përfshirë edhe rekomandimet e OSBE-ODIH-it. “Ligji dhe harta e kthyer nga presidenti Nishani në parlament ështtë një rast i mirë për kompromis pozitë opozitë” , tha Kume. Nga ana e saj, Meta theksoi se koha për reformën zgjedhore është mjaft e ngushtë, sa i takon ndryshimeve të shumta në administratën vendore. “Një betejë më vete është edhe rregullimi i KQZ, i cili mbeti i dëmtuar dhe me disa vende bosh nga zgjedhjet e kaluara”, u shpreh ajo, duke pohuar se do të ndeshen vështirësi të mëdha që të kthehen në normalitet administrata zgjedhore me zona të reja administrative dhe me KQZ të pamjaftueshme. Në fund të sesionit parlament, mazhoranca miratoi ndarjen administrative-territoriale me variantin përfundimtar me 61 bashki. Por vetëm pak ditë më parë, Presidenti i vendit përmes një dekreti e ktheu ligjin për rishqyrtim, pasi sipas tij ai është jo transparent, i pa konsultuar dhe se prek kompetencat e pushetit vendor. Në kundërpërgjigje të këtij vendimi, kryeministri Rama ka pohuar se mazhoranca do ta kthejë mbrapsht dekretin e Presidentit që në seancën e parë parlamentare. Ndërkohë opozita pasi kundërshtoi haopur të gjithë procesin për ndarjen e re territorial, duke kërkuar konsensus deri në fund të procesit si edhe vendosjen e parimit të decentralizimit si parësorë për këtë reformë, tashmë ka nisur procedurat për mbledhjen e firmave për referendum popullor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency