Gabimet e mirësjelljes

0
138

takimi-mes-shoqeveSjellja jonë është ajo që na identifikon më së miri dhe ne vazhdimisht bëjë përpjekje që të prezentohemi sa më mirë para të tjerëve. Ja disa nga gabimet që i bëjmë pa i vënë re si të tilla:

 

Gabimi 1

T’i ikësh prezentimeve. Ti nuk ke prezentuar miken tënde me një tjetër mike më të largët, por asaj i ke harruar emrin. Pse është e gabuar: ti po tregohesh e keqe më të dyja miket duke mos i prezentuar me njëra tjetrën.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: mos të ju vijë keq ta pranoni se e keni harruar emrin e saj (na ndodh të gjithëve të harrojmë). Eshtë më mirë ta pranoni se keni harrur se sa të pretendoni se nuk është e nevojshme ti prezantoni. Thuaji mikes që i ke harruar emrin dhe se të vjen shumë keq për këtë. Ose nëse e ndjeni se është shumë e turpshme ti harrosh emrin dikujt që e keni njohur më parë, atëherë lute miken tënde që ajo e para ta prezentoj veten dhe kështu ti ikësh mundësis që ti prezentosh, duke i lënë ato që vetë ta prezentojnë vetën e tyre.

 

Gabimi 2

Të qenurit mysafir i paskatë. Për shembull jeni të ftuar në një festë, por nuk i përgjigjeni ftesës. Ose ju shkoni për një vizitë gjatë natës por nuk keni kujdesin e duhur dhe të tregoni se në ora sa do të jeni aty dhe në ora sa do të largoheni.

Pse është e gabuar: Nëse ju nuk i përgjigjeni ftesës me po ose jo, mikpritësja do të mendoj se ju mund të keni pritur ndonjë ftesë tjetër më emocionuesese sa sa ajo që ju ka dërguar. Ndoshta ju as që e keni menduar në atë mënyrë, por mikpritësja s’ka si ta dijë këtë dhe mund të jetë ndjerë keq nga kjo. Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: Përgjigjuni në secilën ftesë që merrni (madje edhe atëherë kur nuk ju kërkohet përgjigjje). Nëse juve ju duhet të shikoni orarin tuaj ose të merrni ditë të lirë në punë, tregojini mikpritëses tuaj për këtë, në mënyrë që ta dijë sa kohë të duhet. Ose nëse keni në plan të udhëtoni së shpejti edhe këtë duhet t’ia thoni.

 

Gabimi 3

Të shkoni në festë me dhuratë madje edhe atëherë kur në festë shkruante “pa dhurata, ju lutemi”

Pse është e gabuar: ka mundësi që ju të turpëroni të gjithë të ftuarit e tjerë të cilët nuk kanë sjellë dhuarat dhe i janë bindur lutjes në ftesë.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: “Pa dhurata” do të thotë se mikpritësja nuk dëshiron që festa të fokusohet në dhurata. Si i ftuar është detyrë e jotja ta respektosh këtë. Por nëse ju me çdo kusht dëshironi të dhuroni diçka, atëherë bëjëni këtë në formë private, para ose pasi të largohen të ftuarit e tjerë.

 

Gabimi 4

Ti kërkosh mikëpitëses për një shëtitje në shëpinë e saj.

Pse është e gabuar: Përveç asaj se mund të jetë në shtëpi të re, dhe sapo kanë hyrë në të, në të kundërten mikritësit nuk kanë pse të jua tregojnë gjithë shtëpinë. Pastaj ajo mund të ketë një numër arsyesh për të mos e bërë këtë. Ndoshta ajo është shumë e zënë në kuzhinë ose pjesën tjetër e ka rrëmujë nga nxitimi për t’u bërë gati për festë.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj:  Nëse vetë mikpritësja nuk ju ofron mundësinë për të shëtitur në shtëpi, ju në asnjë mënyrë mos e kërkoni e para, respektoje privatësinë e saj dhe mos pyet asgjë. Nëse ndonjë dhomë është e errët ose e mbyllur mos merr guximin ta hapësh.

 

Gabimi 5

Mos u përgjigj në ftesën për darkë me “Do më pëlqente të vija! Por jam në dietë”

Pse është e gabuar: Një mikpritës darke është thjeshtë: një mikpritës darke. Ti nuk mund ti tregosh atij se çfarë të vesh ai gjatë darkës, po e njëjta gjë vlen dhe për menu.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: Nëse ju e pranoni një ftesë për darkë, nuk keni pse të jepni udhëzimi apo kufizime lidhur me ushqimin. (Disa përjashtme kanë vetëm alergjitë ose kufizimet fetare).

 

Gabimi 6

I ftoni miqtë në restaurant për të festuar ditëlindjen e burrit tuaj – por pret që ata vetë të paguajnë faturen e tyre. Pse është e gabuar: Kur festa është për ndonjë të afërm të familjes tuaj, ju automatikisht jeni mikpritësi, që nënkuptohet se faturen do ta paguani ju.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj:  Bëhu i qartë me të ftuarit për qëllimet tuaja. Ja se si mund ta tregoni se ju jeni ajo, e cila do ta paguaj faturen: Dua të organizoj një darkë për ditëlindjen e burrit tim. A mund të na bashkoheni edhe ju! Në këtë mënyrë i ftuari e kupton se, ju do të merreni me të gjitha.

 

Gabimi 7

Kalimi i thirrjes telefonike nga zëri i ulët në të lartë, ku të mund ta dëgjojnë edhe të tjerët, pa i kërkuar fillimisht leje personit në anën tjetër të telefonit.

Pse është e gabuar: Personi tjetër mund të jetë duke folur në mënyrë konfidenciale,vetëm për veshin tuaj. Ose dëgjuesi që është me ty mund ta këtë të vështirë të dëgjojë ngase zhurma në sfond e bënë zërin edhe më pak të dëgjueshëm. Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: Shpjegojani që në fillim se ju do donit që biseden ta dëgjojnë edhe të tjerët, dhe pyete nëse kjo ka apo jo problem për të. Pas kësaj respektoje dëshirën e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency