Malësi e Madhe/ Pranga 48-vjeçarit, abuzoi seksualisht me një vajzë

0
120

perdhunimNjë vajzë e moshës 22 vjeçare nga Malësia e Madhe ka denoncuar në polici abuzimin seksual që ka pësuar. 22 vjeçarja A.B., ka denoncuar pranë uniformave blu një 48 vjeçar, se e ka përdhunuar duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Burime zyrtare nga policia thanë se Sabri Shabaj, me banim në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe, u arrestua si i dyshuar për përdhunimin e të resë. 22 vjeçarja denoncoi dy ditë më parë në polici se 48 vjeçari nën kërcënim dhe me dhunë i ka bërë pritë, duke abuzuar më tej seksualisht me të. Nga ana e efektivëve të policisë arrestimi i Shabaj u bë vetëm gjatë ditës së djeshme. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency