Afatet/ Elbasan Arena hap dyert në 4 Tetor

0
148

Stadiumi-i-ElbasanitStadiumi pritet që të hapet një javë për të parë funksionimin e tij, në mënyrë që mos të ketë të papritura në sfidën ndaj Danimarkës

 Në Tetor Elbasani mund të fillojë të luajë në stadiumin e qytetit të tyre. Stadiumi i ri i programuar për të qenë gati më 11 Tetor në sfidën e përfaqësueses Shqiptare ndaj Danimarkës mund të hapë zyrtarisht dyert një javë përpara. Kështu nëse ritmi i punimeve do të ecë kështu si deri më tani, atëherë me shumë mundësi do të jetë Elbasani që do të përurojë stadiumin me sfidën ndaj Apolonisë e programuar për fundjavën e 4 Tetorit. Burime pranë FSHF bëjnë të ditur se po bëhet maksimumi që të arrihet diçka e tillë, për vetë faktin se përpara ndeshjes me Danimarkën duhet një provë gjenerale për Elbasan Arena, shtëpinë e re të kuqezinjve të De Biazit. Për momentin kjo mbetet një dëshirë, por që mund të marrë konfirmimin pas datës 20 Shtator kur të shihet se në ç’pikë kanë arritur punimet në stadiumin e ri. Të njëjta burime nga institucioni më i lartë i futbollit në vend, theksojnë se dëshira për të bërë gati stadiumin e ri për fundjavën e 4 Tetorit është e madhe në mënyrë që sfida Elbasani-Apolonia të shërbejë si një provë për impiantin e ri për të evituar çdo të papritur për sfidën e madhe të 11 Tetorit ndaj Danimarkës. Sipas kalendarit skuadra e Elbasanit duhet të luajë larg shtëpisë dy ndeshje të kampionatit të programuara për në “Elbasan Arena”, atë ndaj Teutës dhe Flamurtarit si dhe sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Shkumbinit. Nëse diçka e tillë do të realizohet atëhere Elbasani do të ketë mbështetjen e tifozëve në stadiumin e ri në një përballje ndaj rivalit direkt si Apolonia. Investimi i bërë nga UEFA, FIFA dhe qeveria shqiptare pritet t’i ndryshojë tërësisht pamjen stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Fusha e Elbasanit do të jeta e vetmja në Shqipëri që do të përmbushë kriteret e UEFA-s. Ëndërra e shqiptarëve për të parë kombëtaren e tyre të luajë në një stadium modern duket drejt realizimit. Elbasan Arena, ka ndërruar pamje, që edhe pse ende nuk ka përfunduar të la pa fjalë. Në impiantin e ri do të ketë mjedise ku do të ofrohen shërbime për tifozët gjatë pushimit të ndeshjeve. Përveç pjesës së tribunave, ku numri i tifozëve pritet të jetë rreth 11 mijë, do të ketë edhe përmirësim të tapetit të blertë. Një ndryshim rrënjësor do të pësojnë edhe dhomat ku skuadrat përgatiten para ndeshjeve. Në impiantin e ri çdo gjë është menduar deri në detaj, nga tualetet e deri të siguria e tifozëve në rast rreziku. Risia e këtij stadiumi është se për herë të parë hyrja në të do të jetë në mënyrë elektronike. I gjithë stadiumi do të funksionojë mbi bazën e të gjitha kritereve dhe rrethimi do të jetë i veçantë dhe hyrje-daljet do të jenë sipas kushteve të UEFA-s. Nuk do të ketë më prerje biletash, por çdo gjë do të jetë elektronike. Projektorët e rinj do të jenë sipas kritereve të UEFA-s, me forcë ndriçimi 1600 luks, ndërkohë që në pjesën anësore të fushës nuk do të mungojë edhe ekran i madh elektronik i cili kap shifrën e 100 mijë eurove. Një rikonstruksion total do të pësojë edhe parkingu rreth e rrotull stadiumit. Ndërsa kapaciteti i të cilit duhet të jetë 400 makina gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. Në këtë stadium do të luhen edhe ndeshjet e skuadrave që kalojnë në turet e kupave të Evropës.

 

Zhezni: Ndaj Everton treguam karakter

Vojcekk Shezni, deklaroi se ata treguan karakter në rikthimin e tyre ndaj Evertonit. Topçinjtë e panë veten në disavantazh në fund të pjesës së parë, por u rikthyen në minutat e fundit të takimit duke shënuar dy herë në Goodison Park për të nxjerrë një pikë. “Do të ishte shumë zhgënjyese nëse ne do të vinim këtu dhe do të pësonim sërish pa luftuar – andaj ne nuk kishim zgjidhje në pjesën e dytë”.“Në fund mbase ishte një rezultat i mirë pasi brenda 15 minutash çdokush mendoi se ne do të humbnim”. “Ishte një pjesë e parë zhgënjyese dhe ne pësuam dy gola të butë, që nuk është e mirë, por ne treguam karakter të mirë duke u rikthyer dhe duke nxjerrë rezultat” deklaroi gardiani.

 

Ançeloti: Sezoni i ri, interesant për Real

Sezoni i ri do të jetë interesant për Real Madridin sipas teknikut Karlo Ançeloti. Tekniku italian është i bindur se skuadra e tij do të bëjë më të mirën në kampionatin e ri. Ançeloti thotë se Reali do të përpiqet t’i fitojë gjithë titujt që mundet. “Sezoni i ri do të jetë interesante. Ne kemi plotë cilësi dhe ne do të përpiqemi dhe të bëjmë atë që kemi bërë vitin e kaluar. Asnjë prej nesh nuk ka folur për t’i fituar gjashtë titujt”, ka thënë Ançeloti. “Ne do të përpiqemi t’i fitojmë të gjithë titujt që ne mundemi. Tani ne fillojmë një sezon të ri dhe jemi në kërkim të ecim përpara. Ka skuadra konkurruese si Atletiko dhe Barcelona”, tha ai.

 

Raktiç: Të luash me më të mirët, e lehtë

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, ka deklaruar se është lehtë që ai të luajë me lojtarët më të mirë në botë. Rakitiç shfaqi paraqitje mjaft të mirë në sfidën ndaj Elches dhe luajti rol të madh në fitoren e Barcelonës ku Messi shënoi dy gola. “Roli im është që të jap më të mirën për ekipin dhe që të fitojë tituj ekipi”. “Por, që të luaj me lojtarët më të mirë në botë e bën gjithë punën më të lehtë”. “Por, ne kemi besim dhe përkundër vështirësive më në fund po shpaguhet puna. Ne kemi qenë shumë të mirë”, ka deklaruar kroati.

 

 Luiz: I lumtur te Psg

Mbrojtësi i Psg, David Luiz deklaroi se ai nuk do të kishte qenë aq i lumtur te Barcelona sa është te kampionët e Francës. Braziliani u transferua në “Parc des Prince” nga Chelsea gjatë kësaj vere, derisa në kërkim të tij ishte edhe skuadra spanjolle dhe disa top-klube tjera evropiane. “Jam i sigurt se do të jem më i lumtur këtu në Paris se sa nëse do të isha transferuar te Barcelona ose në Mynih”. “Vërtet besoj se PSG është klubi i të ardhmes, kjo është arsyeja se pse jam i lumtur që jam këtu dhe mendoj se do të qëndroj këtu për shumë vite”, ka deklaruar qendrori brazilian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency