Superliga Shqiptare / Skënderbeu nuk zhgënjen, merr triumfin  e parë ndaj Elbasanit

0
111

Korçarët morrin një fitore minimale duke e nisur me këmbën e mbarë kampionatin në kërkim të titullit të pestë radhazi.

 

skenderbeu-gezimSkënderbu nuk fal dhe merr tre pikëshin e parë. Korçarët kanë arritur të tregohen të saktë para portës duke mundur Elbasanin me rezultatin 1-0. Ndeshja e luajtur në “Qemal Stafa” u luajt mes dy emocionesh. Nga njëra ishin kampionët që ishin në provën e tyre të parë. Ndërsa nga krahu tjetër verdheblutë në provën e tyre të parë, për të treguar që nuk janë në Superligë vetëm për një sezon. Kampionët e Shqipërisë mundën 1-0 Elbasanin në ndeshjen hapëse të edicionit të 76-të falë një goli të Sefës, që shënoi golin e parë të kampionatit. Korçarët arritën të marrin maksumimin falë përvojës së tyre ndaj një Elbasani që shfaqi shumë dëshirë por që gaboi disa mundësi të mira, të cilat mund t’i kishin dhuruar një tjetër përfundim kësaj sfide. Ndeshja që hapte Kategorinë Superiore nisi me një ceremoni të organizuar nga FSHF, ku më shumë se 100 fëmijë të veshur me fanellat e 10 skuadrave pjesmarrëse dhuruan një shfaqje të thjeshtë koreografike përpara se dy skuadrat të këndonin dhe “Himnin e Flamurit”. Në momentin kur u shkelmua topi i parë fjalën e mori loja me dy skuadrat që u përpoqën të orientoheshin menjëherë drejt sulmit. Elbasani, që kërkon të jetë më shumë se një skuadër që lufton për mbijetesë u përpoq të ngacmonte kampionët me një goditje me Çotës në minutën e tetë që përfundoi ngjitur me shtyllën. Atë që nuk bëri Çota e bëri në krahun tjetër Sefa, që shfrytëzoi një harkim të Berishës dhe pas një kontrollin të mirë shënoi golin e parë të këtij kampionati.  Epërsia në shifra i dha Skënderbeut qetësinë e nevojshme duke ulur ritmin e Elbasanit që e pati të vështirë të reagonte, aq sa pati pak momente të rrezikshme në pjesën e parë. File karikoi të tijtë në pushim me Elbasanin që u pa dukshëm më agresiv, aq sa që në fillim fitoi goditjen e tij të parë të këndit në këtë ndeshje. Në të 50-tën, Rodriguez, një lojtar që duhet patur nën vëzhgim këtë kampionat bëri një lëvizje të shkëlqyer duke shërbyer Çotën por aksioni u ndal për pozicion jashtë loje, i cili ja vlen të rishikohet. Ishin minuta më të mira për verdheblutë që në minutën e 60-të, sërish ju afruan golit më Çotën që për cështje centimetrash nuk e depozitoi topin në rrjetë. Dy minuta më pas mundësia i erdhi dhe Rodriguezit por Shehi tregoi cilësitë e tij. Skënderbeu e kuptoi që nuk mund të lejonte Elbasanin të merrte më shumë iniciativën dhe u përpoq të ulte ritmin duke provuar ndonjëherë të arrinte te goli dhe me goditje nga jashtë zone. Ndërsa pjesa tjetër ishte vetëm një menaxhim i mirë i minutazhit ndaj korçarve që koleksionojnë pikët e tyre të para. Sot luhen edhe ndeshjet e tjera. Ne veri është përballja midis Kukësi dhe Vllaznisë që luhet në “Loro Boriçi”. Ndërsa Laçi do të përballet me Partizanin e riformatuar që është në presionin e madh për tu shpallur kampion këtë sezon, për shkak të gjithë shpenzimet e bëra gjatë merkatos. Kurse Tirana e “ringjallur” do të përballen me Apolloninë e re që do të duhet të bëjë një punë të madhe për të fituar ndaj kryeqytetasve që kanë arritur të bëjnë një merkato me emra cilësorë.

 

 

Stadiumi i Shakhtar Donetsk sulmohet

Shakhtar Donetsk ka konfirmuar se një pjesë e stadiumit Donbass Arena ka pësuar dëmtime pasi është sulmuar me artileri. Klubi ukrainas ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se dy shpërthime të fuqishme të cilat kanë ndodhur mëngjesin e sotëm kanë dëmtuar një pjesë të stadiumit. “Më 23 gusht, ora 6:00, dy eksplodime të fuqishme kanë ndodhur në Donbass Arena. Si rezultat i bombardimeve ka një sërë dëmtimesh në fasadën veriperëndimore të stadiumit, komunikimeve, pajisjeve dhe ndërtesave të lidhura të qendrës energjetike, që është e vendosur në pjesën veriore të parkut Donbass Arena”. “Nuk ka viktima në mesin e stafit të stadiumit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi ukrainas. Lajmi vjen një muaj pasi gjashtë lojtarë të Shakhtarit – Fred, Ismaily, Douglas Costa, Alex Teixeira, Dentinho and Facundo Ferreyra – refuzuan të rikthehen në Ukrainë për shkak të konflikteve të armatosura dhe situatës politike në vend.

 

 

Shaqiri i mërzitur që e nis nga stoli

Xherdan Shaqiri ka shprehur zhgënjimin e tij që ka qëndruar në karrigen e rezervave për ndeshjen e parë të sezonit në Bundesliga ndaj Ëolfsburgit. Shqiptari 22-vjeçar erdhi te Bayerni nga Baseli në verën e vitit 2012, por nuk po arrin të sigurojë vend të qëndrueshëm në 11-shen startuese për shkak të konkurrencës. Shaqiri u inkuadrua si zëvendësues në fitoren 2-1 të së premtes, duke u futur në vend të Mario Gotze në minutën e 62-të. “Trajneri ka vendosur kështu, dhe ju duhet ta pranoni. Unë duhet të përballem me këtë dhe të përpiqem ta imponoj veten në ekip”. “Sigurisht që je i zhgënjyer kur nuk je në formacionin startues”, ka thënëkosovari. Megjithatë kosovari ka thënë se nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e tij, dhe se aktualisht i fokusuar vetëm në ndeshjet.

 

 

 

Berluskoni: Nuk konkurrojmë dot me sheikët

Optimizëm, futboll ofensiv dhe Pippo Inzaghi ishin kryefjala e padronit të kuqezinjve, gjatë vizitës në Milanello, ku mbërriti nga qielli me helikopterin e tij personal. Gjatë takimit 1 orësh me skuadrën dhe stafin teknik, Berluskoni u shpjegoi lojtarëve recetën e tij për një Milan triumfues. “Djema, futbolli ka ndryshuar dhe nuk mund të konkurrojmë me sheikët, por nëse unë ju qëndroj pranë, nëse ndiqni udhëzimet e Inzaghit dhe nëse bashkë kërkojmë të bëjmë lojë të bukur, atëherë asgjë nuk është e pamundur”.Me këto fjalë iu drejtua kavalieri lojtarëve, ndërkohë që nuk munguan edhe batutat e çastit. Berluskoni theksoi në vijim se grupi duhet të jetë i bashkuar në çdo moment dhe mbi të gjitha duhet të luajë me zemër për të arritur rezultatet e dëshiruara në fushë. “Futbolli ofensiv është mënyra më e mirë për të reaguar”. Kjo ishte deklarata e fundit e Berluskonit para se të largohej sërish me helikopter, në këtë vizitë që synonte ngritjen e moralit te Milani i tij, që ende nuk e ka marrë veten pas sezoneve të fundit katastrofike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency