Astma dhe kujdesi që duhet gjatë ditëve të nxehta

0
153

asthmaAstma është sëmundje që karakterizohet me ngushtim të bronkeve, të cilat zgjerohen sërish pas terapisë përkatëse apo edhe spontanisht. Simptomat kryesore janë frymëzënia, fishkëllima që dëgjohet nga goja e pacientit dhe plogështia. Trajtimi i astmës është kompleks, që do të thotë se përveç terapisë medikamentoze (bronkodilatatorët, kortikosteroidet, antihistaminikët, antileukotrienet), oksigjenoterapisë e ekspektoransëve, duhet pasur parasysh edhe në disa masa plotësuese si: Ndërprerja e duhanpirjes dhe largimi nga ambienti me duhan, shëtitje në natyrë, marrja e sa më shumë lëngjeve (çajëra ujë dhe fruta). Posaçërisht dhe gjithnjë duhet kujdes i veçantë i astmatikëve gjatë ditëve të nxehta, sepse si pasojë e humbjes së lëngjeve (me djersitje dhe nëpërmjet sistemit respirator) vjen gjer te hipohidrimi (prishje e balansit ujor të trupit) që mund të shkaktojë fillimin e sulmit astmatik dhe vështirësimin e trajtimit adekuat të këtyre pacientëve. E tërë kjo ndodh sepse mukoza tejet e ndjeshme e bronkeve me rastin e tharjes bëhet tejet e brishtë dhe e ndjeshme ndaj mikroorganizmave, alergjëneve dhe irrituesve kimiko-fizik të shumtë (tymi-ndotja e ambientit, pluhuri).

Efektet

Që të evitohen efektet negative që sjellin ditët e nxehta, pacientët e tillë duhet të marrin shumëfish më shumë lëngje se sa zakonisht (të hiperdidrohen- të arrihet mbilëngëzimi qelizor dhe trupor), t’i largohen ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, mundësisht të qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar ose së paku të përdorin ajrosolizimin (humidifikimin) e hapësirës ku punojnë dhe banojnë. Fëmijët janë në rrezik më të madh se të rriturit sepse ata janë më të ndjeshëm kur i humbin lëngjet dhe rehabilitimi te këto mosha është më i ngadalshëm. Gabimin më të madh e bëjnë disa pacientë astmatik të cilët mendojnë se edhe gjatë ditëve të nxehta, mjafton të merret terapia me rregull si gjithnjë dhe ata do të jenë mirë, gjë që zakonisht pastaj iu shkakton probleme të mëdha në menaxhimin e përkeqësimit të sëmundjes.
Ndaj, duhet pasur parasysh se kujdesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe në kohëzgjatje të duhur, gjegjësisht përderisa të zgjasin kushtet atmosferike të disfavorshme për astmë.

Astmat

Të gjitha astmat bronkiale janë sëmundje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Shkaktarët alergjikë në ajër më të shpeshtë janë mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund të shkaktohet dhe nga substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, myku i ambienteve të brendshme, por dhe të jashtme, alergjenët e tjera që gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme që kapin rrugët e frymëmarrjes (të ftohurat e zakonshme). Në faktorët e jashtëm futen dhe cilësia e ajrit si: lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm, faktorë këta që zënë një peshë të rëndësishme në rendimin e gjendjes shëndetësore të astmatikëve.dr Skender Baca

 

Diabeti mund të kurohet

Diabeti mund të kurohet pasi që shkencëtaret kanë zbuluar që grumbujt e toksinave të hormoneve amylin i ndalojnë qelizat që të prodhojnë insulinë. Shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit kanë zbuluar që Tipi 1 dhe Tipi 2 i diabetit shkaktohet nga mekanizmat e theksuar më lartë. Zbulimi tregon se të dyja format ndodhin kur hormonet amylin fillojnë të grumbullohen dhe të bashkohen së bashku, duke rrethuar qelizat dhe duke i ndaluar ato në prodhimin e insulinës. Insulina është thelbësore për largimin e sheqerit në lëvizjen e gjakut nëpër muskuj dhe prodhimin e energjisë nga indet dhjamore. Por insulina e vogël bën që të këtë nivele të rrezikshme të glukozës që bëhet në gjak, duke shkaktuar dëmtime në damarët e zemrës, sy dhe nerva. Megjithatë zbulimi i ri është një hap i ri për të gjetur ilaçin i cili ndalon ndërtimin e amylinit në rastin e parë apo tretjen e këtyre grumbujve të yndyrës nga insulina për të cilat ka disa ilaçe. Pankreasi është ai që prodhon si insulinën ashtu edhe amylinin e të cilët zakonisht punojnë bashkë për të rregulluar ushqimin e konsumuar në trup. Amylin mund të prodhohet edhe rreth qelizave të pankreasit pasi që grumbujt toksikë, të cilat pastaj si kundërpërgjigje shkatërrojnë këto qeliza që prodhojnë insulinë. Pasojat e kësaj janë se qeliza që vdes është diabet. Hulumtimet e mëparshme tregonin që shkaktimi i Tipit 2 të diabetit bëhet kështu. Por tani shkencëtaret besojnë se mund të shpjegojnë edhe Tipin 1 të diabetit i cili mund të zhvillohet që në fëmijëri. Skuadra shpreson që të gjej ilaçin e duhur për të bërë trajtimet mjekësore në dy vitet në vazhdim dhe pritet që këto të avancohen më shumë duke u testuar tek të dy tipat e diabetit tek pacientët. Trajtimet klinike janë planifikuar nga një grup hulumtues në Angli dhe Skoci.  Organizata të ndryshme të diabetikëve kanë thënë se njerëzit duhet t’i shmangen kësaj sëmundje duke përmirësuar stilin e tyre të jetës, sidomos në ushqim, derisa të gjetet ilaçi. “Amylin është duke u studiuar tek pacientët që disa vite”, tha Dr Alasdair Rankin, drejtor për hulumtime të Diabetit në Britani. “Tipi 1 dhe 2 i diabetit zhvillohen në dy kushte të ndryshme. Ne nuk e dimë ende shkakun se çfarë saktësisht e shkakton Tipin 1, por disa gjetje thonë se Amylin e shkakton edhe atë. Ne e dimë që Tipi 2 i diabetit shkaktohet nga disa faktorë që e rrezikojnë jetën e pacientëve, e këtu përfshihet edhe etnia, mosha, historia familjare dhe pesha. Andaj përderisa nuk ka ndonjë mënyrë për ta reduktuar rrezikun e Tipit 1 të diabetit, mënyra më efektive është të reduktohet risku i Tipit 2 nga i cili mund të kontrolloni ushqimin dhe mund të jeni aktiv me anë të ushtrimeve fizike”. Studime do të botohet në revistën “Journal of the Federation of American Societies for Experimental Biolog”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency