Vendimi / Këshilli Kombëtar i Territorit: Pezullim lejeve të ndërtimit deri pas zgjedhjeve të 2015-ës

0
176

Gëzim Saliu

Rama: Eksperienca  tregon se në fund të mandatit ka raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjatë fushatës. Çdo abuzues i territorit, pa dallim do të ndëshkohet nga ligji

 

Mbledhja-1-1024x682Asnjë njësi e pushteti vendor nuk do të mund të zbatojë planet zhvillimore deri në hyrjen në fuqi të ndarjes së re administrative-territoriale pas zgjedhjeve lokale të 2015-ës. Kështu vendosi dje Këshilli Kombëtar i Territorit, duke pezulluar zbatimin e këtyre planeve si edhe për pasojë edhe të lejeve të ndërtimit. Ndërkaq pezullimi nuk do zbatohet për lejet e dhëna përpara këtij vendimi të KKT, por kryeministri Rama tha se do të verifikohet ligjshmëria e tyre. Nga ana tjetër  Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi edhe hapjen e procedurave për të hartuar 5 projekte me natyrë strategjike për brezin bregdetar dhe zonën ekonomike Tiranë-Durrës.

Qëdrimi i Ramës

Në fjalën e tij në mbledhjen e KKT-së, kreu i qeverisë akuzoi vendorët për dhënie lejesh barbare që kanë shkatërruar vendin, duke premtuar ndalimin e çdo spekulimi me lejet. “Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plage shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillimore dhe planet e detajuara vendore deri ne konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015”, deklaroi Rama. Nga ana tjetër, kryeministri bëri të ditur se vendorët do të japin leje për raste përjashtimore dhe në funksion të interesit publik kombëtar. Në këtë kontekst, ai tha se nisma që do ndërmarrë qeveria, sëbashku me Këshillin Kombëtar të Territorit është procesi i frenimit të këtij fenomeni, ku një efekt pozitiv do sjell ndarja e re administrative. “Një fenomen dramatik ka shoqëruar Shqipërinë në gjithë këto vite, që është fenomeni i shkatërrimit të burimeve tona të burimeve strategjike, që janë territori dhe gjithë pasuritë natyrore. Fokusimi nga njëra anë do jetë tek pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim. Nga ana tjetër, hapjen e disa proceseve të reja brenda procesit të madh të ripërtëritjes, duke ndërhyrë në një rëndësi për zhvillimit e vendit tonë. Një vend është ai që cilësohet si vendim për harmonizimin instrumenteve vendore, si pasojë e ndarjes administrative”, pohoi kreu i qeverisë.  Më tej në fjalën e tij, Rama dha garanci se cdo abuzues i territorit, pa dallim do të ndëshkohet nga ligji. “Do ndjekim këmba-këmbës cdo abuzues me territorin, qoftë ky individ apo subjekt që pa leje ndërtimi operon duke bërë kontributin masakër, qoftë ky abuzues që ka bërë gati leje ndërtimi që nuk zbaton asnjë ligj dhe asnjë normë jetike dhe ska dyshim që kushdo që mendon se duke vënë më tutje tulla duke i shpëtuar ndëshkimit dhe shembjes së veprës penale do përballet jo vetëm me fadromat e inspektoratit por dhe me policinë”, u shpreh kryeministri i vendit. Ndërkohë 5 projektet e bërë publike dje në mbledhjen e KKT-së janë: hapësira Tiranë-Durrës si urë e metropolit të ri të Shqipërisë, kurora e Tiranës si frymëmarrja e metropolit shqiptar, rigjenerimi i vijës bregdetare nga Uji i Ftohtë në Palasë, himara dhe gjithë pyjësia si edhe hapërsira Sarandë-Ksamil si një rrugë e re e zhvillimit turistik. Për të pestë këto projekte do të investohen drejtpërdrejtë në territorm duke filluar nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm.

 

Kundër xhihadistëve të ISIS

Qeveria mbështetje qeverisë së Irakut, furnizim me armë dhe municione

Qeveria shqiptare do të mbështesë me armë e municione qeverinë e Irakut për të luftuar terrorizmin. Përmes një noftimi public, qeveria shqiptare njoftoi dje lajmin, duke theksuar se do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e qeverisë së Irakut. Sipas, ekzekutivit, Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s, ka qenë dhe do të jetë pjese e kualicioneve për të luftuar terrorizmin dhe si e tillë do të japë kontributin e saj me armë dhe municione. “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL). Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë  pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere”, thuhej në njoftim. Më tej, qeveria bën të ditur se praktikat barbare të ISIL dhe situata humanitare katastrofike në Irak, : “na vënë të gjithëve para përgjegjësisë morale për të bërë ç’është e mundur kundër errësirës që përpiqen të sjellin mbi njerëzimin forcat e verbra të terrorizmit. Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë e aleatët tanë në NATO e në BE.” . Ndërkaq vendimi i djeshëm i qeverisë shqiptare u përshndet nga Italia, e cila garantoi mbështetje dhe suport logjistik për transportin e armëve dhe municioneve. Më parë më 15 gusht qeveria shqiptare mori vendimin ku sipas të cilit do ti dhurohej qeverisë së Irakut një sasi municionesh prej 22 milionë fishekësh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency