Shkodër / Operacioni antikanabis 2, policia mësyn në zonën e Dukagjinit

0
184

Sonila Mesareja

Në terren 160 forca policore, 12 ekspertë kriminalistë, 15 automjete dhe 3 helikopterë, Përfshihen edhe RENEA dhe FNSH

 

imagesOperacionet antikanabis janë shtrirë në gjithë vendin. Por, në nivelin e atij të zhvilluar muaj më parë në Lazarat është ai që po zhvillohet prej dy ditësh në qarkun e Shkodrës, i njohur për klutivim të lëndëve narkotike në zonat e thella malore. Policia e Shtetit vijon në ditën e dytë operacionin masiv për asgjësimin e lëndëve narkotike kanabis sativa në zonat e thella malore të qarkut Shkodër. Pas marrjes nën kontroll të Lazaratit, efektivët e policisë kanë zbritur në terren  në Komunat e Dukagjinit në Pult, Shalë, Shosh dhe Shllak ndërsa dy ditë më parë janë asgjësuar 34 mijë rrënjë kanabis sativa. Në fillim të aksionit është qëlluar ndaj policisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Operacioni

Në ditën e dytë të operacionit. në mbështetje të efektivëve të Shkodrës janë angazhuar edhe forcat e FNSH-se dhe RENEA. Në  këtë  operacion janë angazhuar 160 forca policie, një helikopter i RENEA-s, dy helikopterë të ushtrisë, si dhe 15 automjete. “Në mbështetje të focave të policisë, që do të operojnë në terren për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, janë edhe dy grupe të specializuara të Repartit RENEA, të cilat qëndrojnë në gatishmëri për menaxhimin e situatave që mund të krijohen” sqarojnë burimet zyrtare policore. Edhe pse rreshjet e shiut dhe terreni i vështirë dhe i thyer kanë vështirësuar punën, sipas policisë nuk do të ndikojë në operacion. Gjithashtu, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, në terren janë dhe janë angazhuar edhe oficerë të policisë gjyqesore si dhe 12 ekspertë kriminaliste të policise Shkencore, që do të bëjnë të mundur dokumentimin ligjor dhe fiksimin e marrjen e provave materile në vendin e ngjarjes.

 

Vlorë

Operacioni antikanabis, asgjësohen 400 rrënjë bimë narkotike

Si çdo ditë, edhe dje ka vijuar operacioni antikanavis në zonën e Vlorës. Gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar nga policia e qytetit bregdetar 400 rrënjë kanabis sativa. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se në vijim të operacionit antikanabis, efektivat e Komisariatit të Policisë kanë zbuluar në fshatin Karbunarë të komunës Armen gjatë kontrollit të territorit 2 parcela të mbjella me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Aty ishin kultivuar 400 rrënjë bimë narkotike. Lënda narkotike ishte me lartësi deri në 2 metër dhe ishte kultivuar në tokë me pronësi publike.

 

Tepelenë

Operacioni “Elezi”, asgjësohen 2 800 bimë narkotike

Në  vijim të operacioneve të njëpasnjëshme antikanabis të zhvilluara nga policia e Tepelenës, një tjetër operacion i koduar “Elezi” është zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në Tepelenë. Sipas burimeve zyrtare policore, bëhet me dije se janë asgjësuar 2800 bimë Canabis Sativa. “në vijim të operacionit antikanabis të koduar Elezi, që po zhvillohet në kanionet e Lumit Bënçë, janë asgjësuar dje edhe 2800 bimë Canabis Sativa të kultivuara në disa parcela të hapura rishtas në kanione, konkretisht në Dilan dhe Elez” sqarojnë burimet poliore detaje të operacionit antikanabis. Bëhet me dije se operaconi ka nisur që në orët e para të mëngjeit të dy ditëve më parë, ku ns pjessn e parë të operacionit u asgjësuan 1390 bimë Canabis Sativa. Autorët. duke përfituar nga terreni mjaft i veshtirë, kanë mundur të largohen, por janë identifikuar nga ana e policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre. Në vendngjarje, grupi hetimor ka siguruar prova që çojnë në identifikimin e autorëve. Në operacion u përfshinë 35 forca policie të Komisariatit të  Policisë Tepelenë, ku më pas në ndihmë të tyre shkuan dhe forca nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

 

Tiranë

Përplasen dy automjete, një nga drejtuesit në vdekje klinike

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e djeshëm duke shkaktuar një të plagosur rëndë, i cili ndodhet në vdekje klinike. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se një furoristradë tip Benz ML me targa AA 171 IA është përplasur me një automjet tip Fiat Punto me targa TR 0724 C, rreth orës 7:40 të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin Qafë e Kasharit-Rinas, dhe për pasojë është aksidentuar rëndë dhe i raportuar fillimisht në gjëndjen e vdekjes klinike drejtuesi i automjetit tip Fiat Punto. Policia e cila mbërriti në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të aksidentit është duke hetuar shpejtësinë tej normave të lejuara për atë aks rrugor. Drejtuesi i automjetit Fiat, është në terapinë intensive në repartin e reanimacionit të kirurgjisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në parametrat jetësorë, ndërsa mjekët nuk japin ende garanci për jetën e tij.

 

Vjedhja e BSH

Apeli le në burg nipin e Ardian Bitrajt

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, dhënë nga gjykata e Shkallës së parë, për nipin e Ardian Bitrajt, Klevis Bejtaj. Bejtaj akuzohet për “moskallëzim krimi” lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe kishte apeluar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë. Sipas prokurorit, Bejtaj kishte dijeni për vjedhjen e thesarit të shtetit por nuk e ka denoncuar, ndaj ka shumë gjasa që ndaj tij të ngrihet një akuzë të re. Seanca për masën e sigurisë për Klevis Bejtaj u zhvillua me dyer të mbyllura. Prokuroria dyshoi, pasi ai shfaqej në pamjet filmike të kamerave të sigurisë të instaluara në godinën “X” në Linzë, pak ditë përpara së të shpërthente skandali i vjedhjes së Thesarit.  Klevis Bejtaj shkon aty me makinën e tij dhe takohet me ish-përgjegjësin e Arkës Stok, Ardian Bitraj. Në krye të herës, hetuesve u tha se kishte shkuar krejt rastësisht të takonte të afërmin e tij. Më vonë, Bejtaj ndryshoi dëshmi, duke deklaruar se kishte shkuar pranë godinës së Thesarit për t’i çuar Ardian Bitrajt një ilaç për dhimbjet e kokës.  Ndryshimi i dëshmisë coi në dyshimet e hetuesve se Bejtaj mund të ketë bashkëpunuar me Bitrajn duke bërë transportin e parave, që tashmë është e vërtetuar se nuk janë lënë në kazino nga ish-përgjegjësi i Arkës Stok, por dyshohet të jenë nxjerrë jashtë vendit.

 

Durrës

Grabitet dhe merret peng në plazh taksisti 56-vjeçar

Policia e qarkut të Durrësit ka arritur të zbardhë grabitjen e një taksie me armë duke identifikuar dhe arrestuar njërin prej autorëve duke shpallur në kërkim dy të tjerët. Rreth orës 16:00 të ditës së djeshme u bë arrestimi i Marjan Gjokës, 24 vjeç, lindur e banues në Laç, i akuzuar më parë për një sërë veprash penale. Sipas njoftimit të policisë Gjoka në bashkëpunim me dy personat e tjerë të përfshirë, kanë kërkuar si taksi në lagjen 13 me drejtim Fushë Krujën shtetasit V.Gj., 56 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë që në afërsi të fshatit Rrashbull, nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë marrë drejtimin e mjetit 56-vjeçarit dhe në Fushë Krujë e kanë detyruar të hidhet nga mjeti. Ndërsa në fshatin Thumanë këta shtetas kanë përplasur dhe më pas braktisur automjetin e markës Benz me targa DR 2459 E.  Aktualisht vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë grabitje si dhe gjetjen e armës së përdorur.

 

Dhuna

Sherri në familje, babë e bir rrahin me radhë nusen

Një 29-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar nga dhuna e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj. S.T., banuese në Shkodër u paraqit ditën e djeshme në komisariatin e policisë për të denoncuar bashkëshortin e saj Idela, D., 29 vjeç dhe vjehrrin Hilmi D., 54 vjeç. E reja deklaroi para oficerëve të policisë se pas konflikteve në familje është dhunuar fizikisht nga burri dhe babai i tij. “Fillimisht më dhunoi vjehrri dhe më pas më rrahu edhe bashkëshorti. Ndaj meje është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike” deklaroi në polici 29-vjeçarja. Ndaj saj u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

 

 

Shkodër

Pronarit të pikës së këmbimit valutor  i morën 20 milionë lekë

Jo pak, por plot 20 milion lekë  kanë munudr të marrin dy grabitësit në një pikë këmbimi valuator në qytetin e Shkodrës 2 ditë më parë. Sipas policisë,  nën kërcënimin e armëve dy personat e maskuar kanë grabitur pikën e këmbimit valuator e cila ishte në pronësi të shtetasit F. D., vjeç 56. Në momentin e largimit njëri prej personave ka qëlluar me armë në ajër. Efektivat e policisë së Shkodrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vetëm një javë më parë në lagjen “Rus” të Shkodrës, në mes të ditës është grabitur një argjendari, ndërsa grabitësit kishin një motoçikletë sportive të zezë, ç’ka çon në dyshimin se mund të kenë lidhje këto dy grabitje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency