Rritet papritur paraja jashtë bankave

0
116

Në dy muajt maj-qershor kanë dalë jashtë kanaleve bankare rreth 29 milionë euro. Ritme të tilla u konstatuan vetëm vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve….

 

paraParaja jashtë bankave ka vijuar të rritet për të dytin muaj radhazi në qershor, sipas statistikave mujore të raportuara nga Banka e Shqipërisë, duke përshpejtuar dukshëm ritmet në krahasim me majin. Në fund të muajit qershor, paraja jashtë bankave arriti në 197.5 miliardë lekë, duke u rritur me 1.5%, apo rreth 3 miliardë lekë ( 21 milionë euro). Në dy muaj, kanë dalë jashtë kanaleve bankare rreth 4 miliardë lekë (29 milionë euro).

Një dukuri e tillë e daljes së parave janë korporatave depozituese, nuk ishte konstatuar që prej maj-qershorit të vitit të kaluar, kur, në prag të zgjedhjeve dolën ën qarkullim rreth 44 milionë euro. Më pas, që nga qershori i vitit të kaluar, ky tregues kishte shënuar vetëm ulje (me përjashtim të një zgjerimi të lehtë në dhjetor, që përkon me rritjen e prurjeve të emigrantëve), për të rifilluar rritjen vetëm në maj të këtij viti, e për t’u përshpejtuar në qershor.

Nga ana tjetër, ka vijuar tkurrja e depozitave me afat në lekë në total, të cilat kanë rënë për të katërtin muaj radhazi në qershor, duke arritur në 384.5 miliardë lekë, nga rreth 396 miliardë lekë në janar 2014.

Ndërsa llogaritë rrjedhëse dhe depozitat në valutë kanë shënuar rritje me bazë mujore në qershor, duke arritur përkatësisht në 197.5 dhe 460.7 miliardë lekë.

 

Misioni i FMN-së mbërrin javën e ardhshme në Tiranë

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme, për të kryer vizitën e tij të rregullt tremujore gjatë së cilës misioni ai vlerëson përmbushjen e objektivave dhe performancën e qeverisë shqiptare, në bazë të marrëveshjes së huasë prej 295 milionë SDR që FMN ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në shkurt të këtij viti. Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator si kohën për disbursimin e transhit të tretë të huasë prej 23.55 milionë SDR (dy të tjerat janë marrë tashmë nga qeveria shqiptare). Misioni i FMN-së vjen në një kohë kur vendi është përfshirë nga debatet pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, ku dhe Fondi nuk pritet t’i shpëtojë këtij debati. Misioni pritet të dalë në një konferencë për shtyp në fund të vizitës së tij, në 8 shtator.

 

 

 

Pasuria mbi mjerimin social

 

Shtëpi të shtrenjta, pasuri të paluajtshme, vetura luksoze, para të gatshme është vlera mbi njëmilionëshe e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që pasurinë e tyre e kanë deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit.

A është reale, rritur apo zvogëluar kjo vlerë, ekspertë për çështje ekonomike japin vlerësime të ndryshme. Megjithatë, sipas tyre, kjo shtresë e shoqërisë po pasurohet mbi mjerimin në Kosovë.

Pagat për ta, sillen rreth 17 mijë euro në vit.

Madje, pasuri milionëshe kanë deklaruar edhe disa deputetë, që për herë të parë janë zgjedhur nga votuesit në zgjedhjet e tetë qershorit.

Ibrahim Rexhepi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Strategjike dhe Sociale “STRAS”, për Radion  Evropa e Lirë, vlerëson se problemi qëndron se nuk dihet prejardhja e  pasurisë se tyre.

“Pikërisht kur gjendja ekonomike është e vështirë, me varfëri, me papunësi, atëherë gjithmonë ekziston një shtresë e cila mbi këtë mjerim pasurohet. Në Kosovë, rasti është pikërisht te njerëzit të cilët janë shumë afër pushtetit, afër financave publike. Çështja tjetër, nuk ka asgjë të keqe pse njerëzit janë të pasur, pse kanë para dhe paluajtshmëri, mirëpo problemi qëndron në faktin se si i kanë fituar ato, nga i gjithë ai kapital”, thekson Rexhepi.

Në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë që të verifikohet prejardhja e pasurisë së tyre, pasi sipas tyre pagat nuk mundësojnë të bëhen milionerë.

Drejtori ekzekutiv në Lëvizjen Fol, Petrit Zogaj, organizatë kjo që nga viti 2010 ka bërë monitorimin e pasurisë se personave zyrtarë, shprehet se pasuria nuk ka qenë asnjëherë reale.

“Ajo çka mbetet gjithmonë dyshuese për zyrtarët të cilët në fillim të mandatit të deputetit deklarojnë një shumë të caktuar që është jashtëzakonisht e ulët. Kurse në përfundim të mandatit ne kemi parë që pasuria është katërfishuar. Këtu është problemi më i madh, pasi një rrogë e deputetit, sigurisht që është deri në gjashtë herë mbi mesataren e rrogës se qytetarit të Kosovë, nuk mund të prodhojë një pasuri milionëshe as për 4 apo 40 vite, sepse ai shpenzon para gjatë kësaj periudhe”, thotë ai.

Petrit Zogaj, thotë se autoritet kompetente duhet të hetojnë rastet e dyshimta sa i përket deklarimit të pasurisë se personave zyrtarë.

“Një nga problemet kryesore të deklarimit të pasurisë është hetimi i deklarimit të asaj pasurie. Ne kemi një kuadër ligjor, i cili nuk është më i mirë, megjithatë është një bazë e mirë që të fillohet të hetohet ajo pasuri, e cila konsiderohet si e paarsyeshme për të ardhurat e një deputeti, një ministri, kryetari të komunës apo zyrtari publik çfarëdo qoftë ai”.

“Ne kemi kuadrin ligjor, por nuk kemi zbatueshmërinë e duhur, sepse ne kemi pasur raste deputet, ministrat dhe udhëheqësit të tjerë, kanë deklaruar një pasuri të shpërputhshme me të ardhurat e tyre mujore apo vjetore”, thekson Zogaj për Radion Evropa e Lirë

Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, obligon të gjithë zyrtarët që të deklarojnë pasurinë e tundshme, atë të patundshme, paratë e gatshme nëpër banka, aksionet në shoqëri komerciale, letra me vlerë, para të gatshme në institucionet kreditore, borxhet, të hyrat vjetore, si dhe prejardhjen e tyre.

Ky ligj, po ashtu, rregullon kontrollin publik të pasurisë, të hyrat dhe përfitimet e tjera materiale.

 

 

Gjithnjë e më shumë emigrantë hapin biznese private

 

Numri i të huajve, që hapin biznese të reja, është rritur përsëri në Gjermani në vitin 2013. Kështu trendi, që gjithnjë e më shumë njerëz me histori migrimi, hapin firma private, vazhdon.

Siç konstatoi Banka shtetërore për Zhvillimin, KfW, në vitin 2013 një ndör pesë firma janö krijuar nga një migrant, ose migrante (21 përqind). Një vit më parë ishin dy përqind më pak, rreth 19 përqind.

Gjithsej 868.000 njerëz vitin e kaluar guxuan të hedhin hapin drejt vetëpunësimit, 93.000 më shumë se në vitin 2012.

Në pesë vitet e fundit (2008 deri 2013) në grupin e sipërmarrësve në Gjermani janë më shumë të përfaqësuar turqit (21 përqind). Pas tyre vijnë njerëzit me shtetësi ruse (10 përqind), polake (7 përqind), apo italiane (5 përqind).

Sipas KFW-së, njerëzit me prejardhje migrimi “janë më ofensivë në nismat e tyre për hapur biznese, për shembull duke punësuar punonjës, edhe në qoftë se krijimi i firmës ishte një vendim për shkak të mungesës së mundësive të punësimit.”

Megjithatë edhe numri i rasteve të ndërprerejes së veprimtarisë së vetëpunësimit është më i lartë. Ndërsa në të gjitha bizneset e reja një e treta e firmave nuk ekzistojnë më, në sipërmarrjet me një pronar me origjinë të huaj janë 39 përqind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency