Pelegrinazhi në Berat/ Udhëtonin për në festën e malit të Tomorrit, përfundojnë në humnerë 3 persona

0
125

makine humnereNjë makinë me pelegrinë ka rënë 100 metra në humnerë, në Berat, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona. Mësohet se të plagosurit rëndë janë dy vëllezërit Deli Dervishi 19 vjeç dhe Muharrem Dervishi 17 vjeç, si dhe drejtuesi i automjetit, Bexhet Bajraktari, 52 vjeç. Makina është rrëzuar në vendin e quajtur Novaj, ndërsa mësohet se 3 të plagosurit ishin duke udhëtuar drejt Kulmakut për festën që zhvillohet çdo vit në malin e Tomorrit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

 

Durrës/ Kapet me telefona kontrabandë, nën hetim 47-vjeçari Tabaku

Një 47-vjeçar nga Tirana është vënë nën hetim nga policia e Durrësit pasi u kap me mbi 355 telefona celularë kontrabandë dhe aksesorë telefonash. Sipas burimeve policore të qytetit bregdetar, Agim Tabaku u kap në lagjen 11 të qytetit bregdetar duke transportuar sasinë e telefonave celularë të markave të ndryshme dhe aksesorësh, për të cilat nuk posedonte asnjë lloj dokumentacioni dhe që kishin si destinacion shitjen në tregun e Durrësit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i markës Benz me targa AA859BR si dhe 3 milionë lekë. Ndaj 47-vjeçarit nga Selita e Tiranës ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Tregëtimit dhe transportit të mallrave kontrabandë”.

 

Shkodër/ Grabitet pika e këmbimit valutor, policia në kërkim të 2 autorëve

Dy persona të maskuar dhe armatosur kanë grabitur mesditën e djeshme një pikë të këmbimit valutor në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas policisë, e  cila ka mbërritur në vendngjarje, dy persona të maskuar dhe me armë, janë futur brenda pikës së këmbimit valutor dhe kanë kërkuar nga punonjësi paratë nën kërcënimin e armës. Ende nuk dihet sasia e lekëve të grabitura, ndërsa policia ka ngritur 3 postblloqe në rrugët e qytetit dhe po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve.

 

Tiranë/ Prodhimi i lëngjeve pa licensë, prangoset Lutfi Karamuça

Policia arrestoi dje shtetasinLutfi Karamuça nga fshati Lanabregas ië komunës Dajt në Tiranë. Arrestimi i tij nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar u be pasi prej kohësh ushtronte aktivitet te paligjshëm të prodhimit të lëngjeve të frutave me emërtimin “ATEL 01” në banesën e tij që ndodhet në fshatin Lanabregas. Policia në bashkëpunim me inspektorët tatimorë ushtruan kontroll në punishten e ngritur në shtëpinë e tij dhe konstatuan se përveç prodhimit të pijeve pa liçencë, ai nuk kishte as kasë fiskale për shitje dhe po ashtu nuk kishte siguruar asnjë nga punonjësit e punishtes se tij. Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale makineritë dhe pajisjet e punishtes, si dhe ambalazhet e shishet e pijeve freskuese. Sipas policisë, mbi pronarin e punishtes Lutfi Karamuça rëndojnë akuzat e “prodhimit dhe shitjes së ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, akuzën e “Punësimit të paligjshëm” dhe “Fshehje të të ardhurave” të biznesit.

 

Sarandë/ Plagoset me sqepar në kokë Artur Goro, ish i dënuar për trafik droge

Një 43-vjeçar, ish i dënuar për drogë, është qëlluar me sqepar në kokë mëngjesin e djeshëm, pas një konflikti me Marko Alimanin. I plagosur ka mbetur shtetasi Artur Goro, i cili është transportuar me urgjencë për në Tiranë për shkak të gjendjes së tij mjaft të rëndë. Ndërkohë që brenda një kohe të shkurtër iu vunë prangat autorit të dyshuar Alimani. 43-vjeçari Goro nuk është një emër krejt i panjohur për policinë pasi ishte arrestuar në mars të 2013, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, dhe akuzohej nga policia si një nga drejtuesit e një prej dy grupeve kryesore të trafikut të drogës nga Lazarati drejt Greqisë dhe Italisë. Ndaj tij gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Deri më tani nuk dihen shkaqet e konfliktit mes dy personave, ndërsa Alimani ka përfunduar në pranga të policisë dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor. Nga ana tjetër bëhet me dije se gjendja shëndetësore e Goros raportohet e rëndë, pasi ai ka marrë plagë të rënda në kokë, dhe është transportuar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency