Standard.al

PD pret delegacionin gjerman/ Spaho- Singhammer: Shqetësim,  tensionet e krijuar nga qeveria

basha-mbledhje-grupi-pd5Singhammer: Shqipëria është shembull i bashkëjetësës fetare

Opozita: Mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e integrimit

Përfaqësues të Partisë Demokratike pritën në takim delegacionin gjerman të mbërritur dje në Shqipëri, i cili kryesohet nga Nënkryetari i Bundestagut, Johannes Singhammer. Përfaqësuesit e opozitës theksuan ndër të tjera edhe tendencën e mazhorancës për të kapur institucionet e pavarura të vendit. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues të Partisë Demoktratike, Aldo Bumçi nënkryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Genc Pollo, Kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e informimit Publik. Vizita e delegacionit gjerman përkon me përvjetorin e 30-të të vizitës së ish-Kryeministrit të Bavarisë Franz Jozef Strauss në Shqipëri, deputetët e Partisë Demokratike vlerësuan marrëdhëniet e ngushta e të shkëlqyera ndërmjet të dy vendeve dhe shprehen mirënjohjen për bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën bujare që Gjermania i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në kuadër të integrimit evropian. Nënkryetari i Kuvendit Spaho u ndal në zhvillimet politike në vend dhe ndau me nënkryetarin e Bundestagut shqetësimin e Partisë Demokratike lëvizjet e fundit të qevrisë. “Hedhja në kosh e konsensusit të arritur me kërkesën e BE-së në rastin e nëpunësve civile, largimet nga puna të mijëra e mijëra prej tyre dhe zëvendësimi i tyre me militantë e individë me precedentë penalë, ndarja antikushtetuese dhe pa konsensusin e opozitës, aktorëve vendore dhe qytetarëve të hartës territoriale administrative, uzurpimi i institucioneve të pavarura si ILDKP dhe AMA, heqja dhe mohimi i kompetencave kushtetuese te Presidentit te Republikës dhe së fundmi miratimi në kundërshtim flagrant, me parimet më themelore te sistemit demokratik të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit dhe me rekomandimet e faktorit ndërkombëtar të paketës së ligjeve për të gjunjëzuar sistemin e drejtësisë në vend janë disa nga indiciet e qarta të fushatës arrogante të mazhorancës Rama-Meta për zhbërjen e standardeve të demokracisë, shtetit te së drejtës dhe shtrirjen e pushtetit të interesave oligarkike.”-tha Spaho gjatë fjalës së tij. Zevendespresidenti i Bundestagut vlerësoi rendësin e funksionimit të institucioneve të gjithëpërfshirjes në Parlament dhe uroi që të gjendet rrugët për bashkëpunim për reformat e rëndësishme për të mirën e vendit. Bashkimi Europian është para se gjithash një komunitet vlerash dhe për Shqipërinë, si një pjesë e natyrshme e Evropës, tashme pas marrjes së statusit të vendit kandidat, është e rëndësishme që demokracia të funksionojë dhe në parlament të dëgjohet zëri i opozitës. Persa i përket këtyre vlerave, “Shqipëria është shembull i bashkëjetësës fetare” – tha Singhammer. Zevendespresidenti i Bundestagut ngriti gjithashtu një shqetësim në rritje kohet e fundit përsa i përket nivelit në rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe theksoi domosdoshmërinë për të marrë masat për të ndryshuar këtë situatë.

 

 

 

Comments are closed.