Standard.al

Ndryshon avokat/ Prokuroria shtyn marrjen në pyetje e Dorian Çollakut

dorian collakuAvokati Mark Pëllumbi kërkoi kohë të njihet me dosjen hetimore para nisjes së marrjes në pyetje të ish-drejtorit të Thesarit

Tiranë

Prokuroria ka shtyrë seancën e marrjes në pyetje të ish-drejtorit të Thesarit, Dorian Çollaku. Shkak është bërë ndryshimi i avokatit të mëparshëm dhe zëvendësimi i tij me Mark Pëllumbin, çka solli edhe moskryerjen e procedurës gjatë paradites së djeshme. Në fakt, avokati ka qenë i pranishëm dje në ambjentet e paraburgimit 313-të, por ai i paraqiti prokurorit Ramadan Troci prokurën e klientit të tij, duke kërkuar kohë të njihet me dosjen hetimore. Çollaku do të merret në pyetje nga vetë prokurori i çështjes në prani të avokati të sapozgjedhur, lidhur me detajet më të fundit të hetimit, siç janë lëvizjet e shumta, mbi 30-herë të Çollakut drejt Greqisë, Austrisë apo Italisë, ndërsa disi e çuditshme që gati të njëjtin destinacion ka pasur edhe vartësi i tij Ardian Bitraj, ndonëse më të pakta herët që ka udhëtuar drejt këtij shteti. Nga sistemi TIMS erdhi përgjigja se Çollaku në gjashtë muaj kishte udhëtuar 30 herë, nga të cilat destinacioni më i shpeshtë ka qenë shteti fqinj i Greqisë. Çollaku akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe një nga momentet e marrjes në pyetje do jetë pikërisht edhe shkaku pse u lëshua urdhër-ndalimi për të para se të vetëdorëzohej, pra mungesa e rregullores dhe akteve nënligjore me të cilat duhej të funksiononte Departamenti i Emisionit.

 

Seanca

Në seancën e djeshme të marrjes në pyetje në ambjentet e paraburgimit 313-të te “Jordan Misja”, momenti më i rëndësishëm ishte parashikuar përqëndrimi i pyetjeve jo shumë rregullat dhe aktet nënligjore sesa destinacioni përfundimtar i parave të vjedhura. Prokuroria dyshon se paratë janë transferuar me rrugë ilegale jashtë shtetit, dhe Çollaku vetëm këtë vit ka pasur 30 hyrje-dalje jashtë Shqipërisë, në Itali dhe Austri, por kryesisht në Greqi, madje është regjistruar në dalje edhe me automjet me targa greke. Herën e fundit që është regjistruar në kufi, ishte në datën 7 korrik kur ka dalë në drejtim të Greqisë. Ndërsa për vitin 2013, Çollaku është regjistruar 14 herë të tjera në kalimin e kufirit. Ndërkohë që nga sistemi TIMS ka rezultuar se edhe Bitraj, ashtu si ai ka qenë në Greqi, por vetëm 3 herë. Dyshimet flasin për transferim të parave jashtë Shqipërisë, në blerje pasurish, hapje llogarish bankare apo dhe humbje në ndonjë nga kazinotë e famshme greke.

rrethana cilësuese’ e mbetur në tentativë.

 

Tiranë/ Zbulohet bazë prostitucioni në Kamëz, pranga 3 personave

Një bazë prostitucioni është zbuluar dje në Kamëz, ndërsa mësohet se në pranga kanë rënë 3 persona. Sipas burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit, në pranga ka rënë Halim Kuçi, i cili akuzohet  për “shfrytëzim prostitucioni” si dhe 2 vajza që ushtronin prostitucion. Nga hetimet e para rezulton se Kuçi shfrytëzonte në lokalin e tij të dyja vajzat. Operacioni i forcave të policisë për këtë rast është  koduar me emrin ‘Omega’. Mbi Kuçin rëndon akuza e “shfrytëzim prostitucionit” dhe vënie në “përdorim të ambjenteve për prostitucion”

Comments are closed.