Standard.al

Dënimi/ Fifa nuk fal Barcelonën, i ndalon merkaton deri në Janar 2016

josepQeveria e futbollit ka hedhur poshtë apelimin e katalanasve duke i mohuar te drejtën e merkatos deri në Janar të vitit 2016, çka e penalizon shumë skuadrën

 Për Barcelonën nuk kanë të ndaluar problemet. Çështja Nejmar, problemet me skuadrën që lidheshin me mungesat e shumta gjatë sezonit të kaluar dhe tani kufizim transferimesh. Një lumw i madh problemesh që duket se mund të ndikojnë edhe mbi klubin. Nëpërmjet një komunikate Fifa bëri të ditur se ka refuzuar apelimin e Barcelonës dhe se klubi blaugrana deri në Janar të vitit 2016 nuk mund të bëjë më asnjë blerje në merkato. Fifa para disa muajsh e kishte dënuar Barcën se nuk mund vepronte në merkaton e transferimeve, megjithatë falë apelit të bërë nga katalanasit në atë kohë, Fifa vendosi ta pezullonte përkohësisht vendimin e saj. Por pavarësisht se Barcelona u lejua të blente lojtarë në merkaton kësaj vere, komisioni i apelit pranë Fifas këtë të Mërkurë bëri me dije se ka refuzuar të ndryshojë vendimin e dhënë nga komisioni i disiplinës duke hedhur poshtë apelimin e klubit spanjoll, dhe në këtë mënyrë Barcelona nuk do të ketë mundësi të veprojë në dy sesionet e ardhshme të merkatos. Dënimi kundrejt Barcës vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga drejtuesit e klubit katalanas në lidhje me blerjet e lojtarëve minorenë jo spanjollë. Përvec pezullimit që ka marrë nga Fifa, Barcelona është dënuar edhe me një gjobë prej 450 mijë frangash zvicerane, ndërkohë që federata spanjolle e futbollit për shkak se e ka lejuar Barcën të federojë lojtarë të rinj në moshë është gjobitur me 500 mijë franga zvicerane. Gjithsesi menjëherë pas vendimit të dhënë nga Fifa, klubi i Barcelonës bëri me dije nëpërmjet një komunikate se do ta cojë cështjen në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv pasi kurrsesi nuk kërkon të privohet nga dy sesionet e ardhshme të merkatos. Ndërkohë që tani skuadra duke parë se si po shkon gjëndja do të hidhet menjherë në sulm për të bërë godtijet e merkatos. Lojtarë të rinj mund të vijën te katalnasit edhe pse u bë prezantimi i skuadrës. Kjo pasi deri në 2016 është një periudhë shumë e gjatë dhe mund të ndodhin shumë dëmtime apo probleme për lojtarët dhe nuk do kenë mundësi që të rikuperojnë hapësirat.Ditët deri në fund të muajit do të jenë decizive për të përcaktuar fatin e mesfushorit të Atletikos së Madridit, Koke. U bë kohë që drejtuesit e kërkojnë me ngulm 22-vjecarin madrilen dhe në fakt Barca pritet t’i ofrojë bardhekuqve një ofertë tepër të majme, në mënyrë që kjo marrëveshje të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur. Interesant është fakti se nuk bëhet fjalë për këtë sezon, pasi është e pamundur që trajneri argjentinas Diego Simeone të privohet nga njëri prej yjeve të skuadrës. Pra ideja është e qartë Barca i ka ofruar klubit madrilen një ofertë tepër joshëse, që kënaq të dy palët. Nga njëra anë Atletico do të arkëtojë një shumë të konsiderueshme ndërsa në krahun tjetër Los Colchoneros do të kenë në dispozicion për një tjetër vit një prej mesfushorëve më të mirë. Shumë më të vështira paraqiten rastet e Marco Reus dhe lojtarit të krahut që luan te Fiorentina Juan Cuadrado. 25-vjecari gjerman është objektivi i gjysmës së Europës dhe për të ka oferta marramendëse, por dihet gjithashtu botërisht që është shënjestruar prej kohësh nga Bajerni i Mynihut, që do të bëjë të pamundurën për t’ia shkëputur verdhezinjve të Borussias. Pak a shumë njësoj paraqitet edhe rasti i 26-vjecarit kolumbian, pasi Fiorentina e konsideron si thesar Cuadradon dhe si një mundësi për të mbushur arkën e klubit, prandaj edhe cmimi prej 32 milionë Euro vlerësohet si tepër i lartë, sidoqoftë në krahun e djathtë pritet të afrohet braziliani Douglas çka e bën të vëshitrë transferimin e kolumbianit.

 

Murinjo: Jam i lumtur për Fabregas

Mesfushori spanjoll gjatë kësaj verë u transferua nga Barcelona tek Çelsi, derisa ai mbrëmë debutoi me një super lojë në fitoren e londinezëve kundër Burnleyt me rezultat 3-1.  Tekniku portugez ka lavdëruar Fabregasin. Mourinjo thotë se prej vitesh i njeh cilësitë që posedon ish ylli i Arsenalit. “Fabregas ishte zgjidhja jonë e parë në atë pozicion. Unë e di në mënyrë të qartë se çfarë lojtari është për shkak se kemi qenë aq gjatë në të njëjtat liga”, ka thënë Mourinjo. Strategu portugez bashkë me Fabregasin edhe më parë ka qenë pjesë e Premier Leagues, derisa ata janë përballur edhe në La Ligën spanjolle, kur Mourinjon drejtonte Realin, derisa spanjolli ishte pjesë e Barcelonës. “Ai u transferua në Spanjë sikurse unë, kështu që prej 10 viteve të fundit ne kemi qenë në të njëjtën ligë. Unë e di saktësisht së çfarë mund të sjell ai. Ai ka të menduarit e shpejt në mesfushe. Unë jam me të vërtetë i lumtur që ai është këtu”, tha Mourinjo.

 

 Bajern në kërkim të Benatia

Bajern Mynih është shumë pranë transferimit të tyllit të Romës, Mehdi Benatia.  Lajmin e bën të ditur sportivja franceze shumë e besueshme, L’Equipe, e cila thotë se bavarezët e kërkojnë lojtarin pa pasur rëndësi çmimi pas lëndimit të Martinez. 30 milionë euro janë ato që klubi nga Alianz Arena i ka bërë gati për lojtarin. Ky do të ishte një lajm i keq për Mançester Junaitid që do të humbte një tjetër luftë në tregun e lojtarëve.

 

 Shyrle dëshiron të vazhdojë me Çelsin

Andre Shyrle thotë se ai do të vazhdojë të luajë për Çelsin edhe sezonin e ardhshëm. Shyrle aktualisht është në sezonin e tij të dytë në Stamford Bridge, pas transferimit prej 18 milionë funtesh nga Bayer Leverkusen. Këtë verë ai është lidhur me një largim nga Çelsi derisa trajneri Hoze Mourinjo ta rikonstuktojë skuadrën, por Shyrle nuk ka synime të largohet dhe planifikon të shfrytëzojë përvojën e tij në Botëror për të arritur sukses me Blutë. “Jam kënaqur shumë në Kupën e Botës, andaj kam dalë nga ajo me shumë vetëbesim. Jam i uritur, dua të arrij diçka me Çelsin. Dua të fitoj tituj me Çelsin”. “Ishte një fillim i mirë për mua, por kur të jem 100 për qind i gatshëm, do të jap edhe më shumë”, ka thënë gjermani.

Comments are closed.