Standard.al

Deklarata/ De Biazi: Portugalia na frikëson, Serbia problem

xhani-de-biazi-470x280Tekniku italian është shprehur se në ndeshjen ndaj Portugalisë do të shpresojë që Ronaldo mos të jetë në formë, ndërsa përballja me Serbinë mund të sjellë probleme jashtë fushe

 Tashmë ka ardhur edhe momenti i Shqipërisë. Kjo pasi përpara është prova e re me emrin “Euro 2016”. Një detyrë shumë e vështirë që do të sjellë shumë punë edhe për De Biazin. Tekniku ka folur nga Italia, ku ka komentuar edhe për dy lojtarët e Lacios Berisha dhe Cana. Për mikrofonin e ‘Lazio Style’ ai është shprehur: “Kam ndjekur Berishën e Canën në parakampionat. Kanë punuar shumë mirë të dy. Mëkat për problemin fizik të Etritit, por besoj se ka rikuperuar 100%. Loriku më telefonoi dje dhe më 1 shtator do të takohemi për eliminatoret. Shpresoj që ata të jenë mirë fizikisht dhe mendërisht”. Pas Botërorit që e prekën pak, tani qëllimi është Francë 2016. “Kemi një grup shumë të vështirë me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë e Armeninë. Skuadra të vështira dhe me vlera të mëdha. Janë kualifikuese më të vështira sesa Botërori. Nëse bëjmë ndeshje të mëdha ia dalim në të gjitha fushat. Shpresoj që Ronaldo të mos jetë mirë, por jo vetëm ai. Do të jenë një skuadër që kërkon revansh pas dëshpërimit në botëror. Luzitanët në Brazil dështuan por në eliminatore gjithmonë janë ndryshe dhe fitojnë në çdo fushë”, është shprehur De Biazi.

 

Problemi me emrin Serbi

Gianni De Biazi është i pakënaqur me faktin se ka në grup Serbinë. Jo vetëm sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar cilësor, por sepse kjo ndeshje mbart në vetvete edhe tension të lartë ekstra-futbollistik. Disa kohë më parë trajneri i Shqipërisëdeklaroi: “Sapo doli emri i Serbisë, më erdhën shumë mesazhe nga tifozët, të cilët thoshin: ju lutem ndeshjen e kthimit ta bëjmë në Shqipëri, ndërsa të parën jashtë Shqipërisë”.  Gjithashtu tekniku deklaroi se Uefa mund ta shmangte këtë përballje ashtu siç bëri edhe në rastin e Azerbajxhanit me Armeninë. “Megjithatë, unë mendoj se ka qenë një zgjedhje shumë e gabuar nga ana e UEFA-s që nuk vuri një opsion që, nëse ne do na binte në grup me Serbinë, të mos na linin të luanim me njëri-tjetrin. Kjo për motivimin e vetëm të sigurisë publike, sepse e dimë cilat janë problemet dhe ngjarjet që kanë ndodhur jo shumë kohë përpara. UEFA vendosi që Azerbajxhani të mos takohej me Armeninë. Kjo u shmang për arsye sigurie dhe mendoj se e njëjta gjë duhet të ndodhte me Serbinë. Mendoj se do ishte një zgjedhje inteligjente”, ka deklaruar De Biazi. Kombëtarja shqiptare do të kryejë fazën përgatitore në Spanjë për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2016. Vendi ku kuqezinjtë do të vendosen do të jetë qyteti La Coruna. Detyra është mjaft e vështirë për kuqeinjtë duke parë se kualifikueset e botërorit kishin skuadra më të lehta dhe nuk arritën të merrnin më shumë se vendi i parafundit. Meha apo Gashi janë dy nga lojtarët që pritet të bëjnë mirë për kombëtaren duke parë se kanë pasur perfomanca të mira me ekipet e tyre. Kujtojmë se tekniku De Biazi do të vazhdojë me kombëtaren, vetëm nëse arrin të kualifikojë skuadrën për kompeticionin që do të zhvillohet në Francë, mirëpo kjo duket e vështirë.

 

 Vatzke: Shpresoj që Rojsh të qëndroj

Drejtori i Borusia Dortmund Vatzke, shpreson se gjigantët nga Bundesliga do të arrijnë të ndalin largimin e Marco Rojsh. Deri tani Bajern Mynih, Mançester Junaitid dhe Atletiko Madridi kanë dërguar ofertat e tyre për lojtarin dhe pagë më të mirë për , por sipas drejtorit të Dortmundit, sulmuesi nuk do të largohej për para. “Ne duhet të presim dhe të shohim nëe mund të ndalim largimin e Reus. Por, unë e njoh atë shuë mirë dhe mund të them se atij nuk i interesojnë paratë”. “Ne do të mbajmë bisedime me të dhe një ofertë e madhe do të mund të ishte e rëndësishme. Është për shkak të të, ambicies dhe besimit që kemi në lojtarin. Unë kam ndjenjën se lojtarët tanë janë të lumtur në klub. Unë këtë ndjenjë nuk e kam pasur me lojtarët që na janë larguar në të kaluarën. Dhe ky është mirëkuptimi”, u shpreh Vatzke.

 

 Zubizarreta: Alvesh nuk largohet

Andoni Zubizarreta, i ka hedhur poshtë raportimet se gjigantët katalanas janë duke kërkuar largimin e Dani Alves. Alvesh ka vetëm një ditë të mbetur në kontratën e tij me klubin nga kampionati spanjoll dhe ka mundësi të largohet me parametra zero në fund të kontratës, një mundësi që e ka përjashtuar Zubizarreta. “Dani Alvesh është lojtar i Barcelonës. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe është stërvitur mirë në parasezonë”. “Sa i përket lojtarëve të tjerë, ne gjithmonë po punojmë në tregun e transferimeve, tentojmë të japim më të mirën në të gjitha pozicionet dhe në të gjitha garat”. “As unë e as Hordi Mestre nuk do të përmendim emra. Nuk mendoj se do të jetë mirë që të përmendim emrat që na interesojnë”, ka deklaruar katalanasi.

 

 Starrixh: Jemi gati për sezonin e ri

Daniel Starrixh, sulmuesi i Liverpoolit, ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme për këtë sezon të garave. “Reds” sezonin e ri në Premier League e ka nisur me fitoren kundër Southamptonit me rezultat 2-1. Starrixh beson se Liverpool do të ketë një sezon të suksesshëm. Ai thotë se skuadra e tij është e uritur për trofe. “Ne jemi të gatshëm dhe të freskët mendërisht për këtë sezon të garave”, ka thënë Starrixh për faqen zyrtar të klubit nga “Anfield”. “Menaxheri ka bërë disa blerje të mëdha dhe në presim një sezon të madh. Ne të gjithë jemi të uritur dhe me Ligën e Kampionëve do të jetë një sezon i gjatë”, tha ai. Starrixh ka shtuar se është e rëndësishme që skuadra e tij e ka nisur me fitore këtë edicion të garave.

 

 

Comments are closed.