Tragjedia në minierë/ Reagon kreu i opozitës, Basha: Gjendja e  papranueshme kërkon masa e jo llafe bosh

0
135

Florenc Drizari

lul-bashaPD: Bilanci më dramatik në miniera, ku kanë humbur Edi Rama e Erion Veliaj?

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e ditës së martë në minierën e Fushë Lopës, në Martanesh, ku një masiv shkëmbor u mori jetën dy minatorëve, Denaid Barçi 30 vjeç dhe 53 vjeçar i identifikuar si Xhemal Sela, ka sjellë edhe reagimet e politikanëve të cilët kanë shprehur ngushëillime familjes, ndërkohë që kanë bërë thirrje për rritjen e sigurisë në miniera. Kreu i shtetit shprehu ngushëllime me anë të një mesazhi të shpërndarë në faqen zytare të presidencës, ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se gjendja aktuale në miniera është rëndë dhe për këtë kërkoi masa konkrete nga qeveria e jo fjalë boshe siç i quajti ai premtimet e bëra më parë.

 

Basha

Pikëllim për vdekjen e Denaid Barcit dhe Xhemal Selës në minierën e Fushë Lopës, Martanesh. Ngushëllimet e mija familjeve të të ndjerëve dhe miqve. Asnjë përmirësim në sigurinë e punës për minatorët. Gjendja e papranueshme kërkon masa e jo llafe bosh.”,-ka shkruar kreu i PD-së, në rrjetin social “Facebook”.

Ngjarja e ndodhur në minierën e Martaneshit solli edhe reagimin e Partisë Demokratike. Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi denoncoi kushtet e sigurisë në miniera, duke e quajtur bilanc lufte humbjen e 13 jetëve brenda një viti. Gjithashtu përfaqësuesja e PD-së, kërkoi edhe shpjegime nga krerët e qeverisë, Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Çështjet Sociale Erjon Veliaj.

“Në krye të vitit pas ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, ka sot një bilanc lufte, më dramatiku në vitet e fundit, me mbi 13 viktima. Duke i shprehur ngushëllimet familjeve të dy viktimave të sotme në minierën e Martaneshit, Denain Barci e Xhemal Sela, duam të denoncojmë përkeqësimin në gjëndjen e sigurisë në miniera, paaftësinë e qeverisë, mashtrimin epokal që kanë bërë e bëjnë cdo ditë me minierat e me minatorët. Zero reforma, përkeqësim në kushtet dhe trajtimin e minatorëve. Gënjeshtër e pashembullt me moshën e pensionit.Të vetmet ndryshime të bëra, janë largimi i profesionistëve të repartit të inspektim-shpëtim minierave dhe zëvendësimi i tyre me militantë, si dhe trafikimi i licensave minerare për interesa klienteliste”,-deklaroi Silvi Bardhi. Duke iu referuar qëndrimeve të opozitës së djeshme për çështjen e sigurisë në miniera dhe kushtet e punës në këtë sektor, Bardhi tha se “të gjithëve iu kujtohet se cfarë bënte në opozitë, Edi Rama dhe Erion Veliaj kur ndodhte ndonjë incident në miniera. Nxirrnin vrer nga nëntoka e drejtonin gishtin nga qeveria. U përbetuan se me ta, minatorët do të ishin të sigurtë, do të dilnin në pension 55 vjec, e do të ishin të lumtur.

Ku janë sot Edi Rama dhe Erion Veliaj? Duke gërmuar në resorte turistike dhe nuk gjejnë asnjë sekondë kohë, as për të shprehur ngushëllime, teksa mbi supe nuk iu rëndon aspak përgjegjësia që kanë për humbjen e jetëve, për mungesën e sigurisë në punë, dhe për mashtrimin e turpshëm që kanë bërë për minierat dhe minatorët”,-deklaroi koordinatorja për median në PD, Silvi Bardhi.

 

Nishani: Autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike

Me anë të një mesazhi ngushëllimi për familarët e viktimave në minierën e Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh, Presidentit i Republikës, bëri thirrje për pushtetin qëndror që të përmirësojë kushtet e punës në miniera dhe të sigurojë kujdesin social për familarët e kësaj kategorie.

“Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar. Njëkohësisht, kërkoj nga autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre. Ngushëllime të sinqerta!”,-thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

 

PD: Inkriminimi i zyrave dhe heshtja e Ramës, krijon Canet

“40 ditë më parë, Partia Demokratike u dhunua dhe u kërcënua me jetë në parlament, me një skenar të mirëmenduar të Edi Ramës. Kjo ngjarje e paprecedent solli kulminim e tensionit politik, dhe e detyroi opozitën të ndërpresë marrdhëniet me Kuvendin, për të shmangur përplasje me pasoja edhe më të rënda”. Kjo është deklarata e Partisë Demokratike e cila vazhdon të kërkojë shpjegime nga Kryeministri Rama për atë që kjo forcë politike e quan inkrinimi i Parlamentit nga persona me precendentë penale.

“Edi Rama që është përgjegjës për këtë zhvillim mjaft negative për politikën në vend, dhe shihet gjërësisht si i tillë nga opinioni publik, heshti dhe hesht sot e kësaj dite. Asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë reflektim. Të paditurin bën Edi Rama prej 40 ditësh, edhe kur masivisht u mësua me prova e me dokumenta se ai e ka inkriminuar parlamentin me deputetë të dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, deputetë të cilët ai i përdor më pas për të kërcënuar e dhunuar opozitën. Cdokush, pas këtyre fakteve ka pritur që Edi Rama të mbajë një qëndrim. Dhe cdokush, sërish është zhgënjyer. Duke mos dënuar akte të tilla, por duke qënë gjithnjë pas tyre si frymëzues e porositës, Edi Rama i ka hapur rrugën inkriminimit masiv të administratës, të zyrave të shtetit dhe të Partisë së tij. Është ky lloj standardi politik i Edi Ramës që krijon pastaj përbindëshat e tipit Cane, të cilët nuk njohin asnjë kufi në shpërdorimin e postit për hir të interesave dhe dëshirave personale”,-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency