Standard.al

Sarandë/ Skandali seksual, Gjykata lë në burg për dy akuza Agron Canen

agron caneDy ferma lënë në burg sekretarin e akuzuar për ngacmime seksuale. Një gjyqtare dhe një prokurore kanë qenë ato që vendosën dje për fatin e ish-ushtarakut të akuzuar tashmë për skandalin seksual në Sarandë. Gjykata e Sarandës caktoi mesditën e djeshme masën e arrestit “burg pa afat” për Agron Canen, i akuzuar për dy vepra penale, përkatësisht “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” në këmbim të një vendi pune dhe “ngacmim seksual” të një të miture vetëm 14 vjeçe. Seanca u zhvillua mesditën e djeshme, rreth orës 13:00, ndërsa me vendim të gjyqtares Enkelejda Doda u zhvillua me dyer të mbyllura. Më pas, ka qenë prokurorja Rita Gjati ajo që ka lexuar dinamikën e ngjarjes, si dhe zyrtarizoi para togave të zeza akuzat ndaj 62-vjeçarit Cane dhe provat që dispononte. Mësohet nga burime pranë gjykatës se vetë i pandehuri gjatë seancës deklaroi para togave të zeza se është i pafajshëm se videoja e publikuar në media është e montuar dhe sulmi ndaj tij është politik. Këto deklarata janë pohuar jashtë sallës së gjyqit nga avokati i tij mbrojtës, Gjergji Imeraj. “Nuk kanë asnjë provë për të qëndruar dispozita për të cilat akuzohet klienti im. Nga të gjitha intervista që ka dhënë kallëzuesja vërtetohet se ajo është e përdorur për ta goditur politikisht” tha ai. Avokati deklaroi se klienti i tij ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore. “Gjendja shëndetësore është e rënduar pasi ai është person publik. Në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ka patur asnjë lidhje me këtë histori. Është montim i pastër i kundërshtarëve të tij” tha avokati, ndërsa shtoi se do apelonte vendimin. Agron Cane u arrestua më 16 gusht, pas publikimit të  videos ku gjatë një bisede 62-vjeçari i kërkoi një nëne të ve me 4 fëmijë, që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe vajzën e saj 14 vjeçare në këmbim të një vendi pune. Në klasifikimin e nenit 108 të kodit penal parashikohet se kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Comments are closed.