Rrëshqet toka në Japoni, 27 të vdekur, dhjetëra të zhdukur

0
171

japoniTë paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në Hiroshima dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur në këtë qytet në jugperëndim të Japonisë, sipas një bilanci të publikuar sot. Këto rrëshqitje toke, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, kanë kapur në befasi banorët dhe kanë shkatërruar shtëpitë në disa lagje, sipas imazheve të televizioneve. Mes të vdekurve bëjnë pjesë disa persona të moshuar, por gjithashtu dhe të paktën dy fëmijë nga e njëjta familje të moshës dy dhe 11 vjeç. Disa qindra ushtarë të forcave të mbrojtjes kanë mbërritur në vend për t’iu bashkuar forcave të shpëtimit që po punojnë në kushte shumë të vështira në një terren pjesërisht të rrezikshëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency