Standard.al

Reforma në drejtësi/ Opozita gati paketën ligjore: Si zgjidhen  gjyqtarët dhe kush do i propozojë

Florenc Drizari

grupi i pdReforma, Halimi: Pjesë tryezës nëse ka asistencë ndërkombëtare

Partia Demokratike duket se ka gati paketën ligjore për reformën në drejtësi dhe këtë pritet ta publikojë të plotë në muajin shtator, ndërkohë që nga krahu tjetër politik, mazhoranca ka deklaruar se në sesionin e vjeshtës do të ndërmarrë nismën për reformimin e sistemit të drejtësisë. deputeti i PD-së, Eduard Halimi zbardhi dje disa nga pikat e paketës për këtë reformë, duke vënë theksin tek mënyra  e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe tek zgjerimi i të drejtës për ti propozuar për ngjitjen në karrierë.

“Në shtator do të publikojmë strategjinë sesi drejtësia duhet të jetë më pa i korruptuar, më i përgjegjshëm ndaj ligjit. Më i pavarur nga politika, por më i përgjigjur ndaj ligjit, më llogaridhënës. Të kemi decentralizmit të kërkesave për shkarkimin e gjyqtarëve, të mos jetë në një dorë të vetme, të ministrit dhe Kryeministrit , por të drejtën për të kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve duhet të ketë dhe Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Gjykatës mund ta ketë dhe Dhoma e Avokatisë, sa më shumë të monitorojmë sistemin gjyqësor, aq më shumë do të kemi dhe identifikim të gjyqtarëve të korruptuar”,-deklaroi dje për Neës24, deputeti Halimi.

Sipas tij, Reforma në Drejtësi duhet të bëhet nën udhëheqjen e Komisionit të Venecias, dhe ekspertizës ndërkombëtare të jetë konsensuale dhe gjtihëpërfshirëse, një kriter ky që do të mundësonte edhe praninë e opozitës në konsultat për këtë reformë të cilësuar tejet të rëndësishme për proceset integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.

Sipas deputetit të opozitës, Eduard Halimi, në dokumentin strategjik dy çështje janë kryesore.

“Çështja e parë ka të bëjë me shndërrimin e Gjykatës së Lartë në Gjykatë Karriere, pra asnjë anëtar i gjykatës së lartë nuk mund të vijë pa kaluar në Shkallën e Parë, Apel e më pas në Gjykatën e Lartë, dhe e dyta me forcimin e llogaridhënies”,-tha ai.

Lidhur me refuzimin e dekreteve të kreut të shtetit nga Kuvendi, Halimi thekson se propozimet nuk duhet të vijnë vetëm nga presidenti, por dhe nga komunitetit të tjera, që ti bëjë të pamundur Kuvendit ta refuzojë pa shkak miratimi të anëtarit të gjyqtarit së shkallës së parë.

Aktualisht mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës ka një debat të hapur për dekretet e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë. disa dekrete të kreut të shtetit janë rrëzuar në Kuvendin e Shqipërisë me argumentin se nuk përmbushin kriteret ligjore, ndërsa në reagimet e Presidentit, mosvotimi i dekreteve është cilësuar si qëndrim politik.

Dy ditë më parë Presidenti i Republikës ka dekretuar dy emra për anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke plotësuar kështu vakancat në këtë institucion. Ata janë Sokol Ngresi dhe Elona Stavri (Toro). Nishani ka arsyetuar vendimin e tij për të zgjedhur Sokol Ngresin në këtë post, duke u shprehur se ka vlerësuar eksperiencën dhe vjetërsinë e tij në punë. “Me dekretin nr. 8682, datë 18 gusht 2014, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Sokol Ngresi, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar. Ndërsa në lidhje me emrin tjetër që propozon si anëtare e Gjykatës së Lartë, Elona Stavri (Toro) Nishani shprehet se ka vlerësuar eksperiencën mbi 20 vjecare që ajo ka. “Me dekretin nr. 8683, datë 18 gusht 2014, vendosa të dekretoj emërimin e zonjës Elona Stavri (Toro), si anëtare të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar”,-thuhet në dekretin për dy kandidaturat.

 

Deklarata e Nishanit/ Rama: Për Presidentin problemi është qeveria

Një ditë pas deklaratës së kreut të shtetit, Buar Nishani, se tri ligjet e kthyera në Kuvend nuk binin ndesh me Kushtetutën e vendit, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Rama ka thënë se reforma do të vazhdojë dhe se kreu i shtetit e sheh të keqen tek qeveria e jo tek sistemi. Kryeministri edhe njëherë shprehu keqardhjen e tij për këtë deklaratë. Kryeministri i kujtoi Presidentit se për shqiptarët e botën kancer mbetet drejtësia, ndërsa vetëm ai, (Presidenti) e ka problemin tek qeveria. Rama shtoi se sesioni i ri do të jetë sesioni i reformës rrënjësore të drejtësisë. “Më shumë se keqardhje për “shpjegimet” e Presidentit! Për shqiptarët e botën kanceri është drejtësia, për Presidentin problemi është qeveria. Sesioni i ri, sesioni i reformës rrënjësore të drejtësisë dhe thellimit të reformave antikorrupsion në cdo fushë e pa dallime #Reformasndalet”,-ka shkruar Rama.

 

Pukë,/ Themeluesit  lë PS-në dhe i bashkohet LSI-së

Musa Gania një nga themeluesit e PS-së në Pukë i është larguar kësaj partie për tu bashkuar me LSI-në. Ai është shprehur se me LSI-në mbetet i familjes së majtë. Sipas Ganias socialistët e Pukës janë të papërfaqësuar. “Nga sot i bashkohem LSI-së. Me LSI-në mbetem i familjes së majtë. Socialistët e Pukës, janë të papërfaqësuar. Shpresoj që PS-ja e Pukës t’i rikthehet normalitetit”- ka thënë Musa Gania.

 

Takimi me përfaqësuesit japonez, Meta: Mirëpresim investimet

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dje pasdite një takim me Kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Meta vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe theksoi se Shqipëria mirëpret investimet Japoneze në fusha të ndryshme. Gjithashtu kreu i Kuvendit të Shqipërisë bëri me dije se është ngritur grupi I miqësisë Shqipëri-Japoni. “Vizita prove e qartë e vëmendjes që Japonia i kushton forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë. Kemi vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri- Japoni dhe kemi ndarë bindjen që duhen forcuar me tej si në aspektin ekonomik edhe tregtar në fushën e arsimit shkencës dhe drejtime të tjera. E vlerësojmë mbështetjen japoneze. Marrëdhëniet ndërparlamentare hyjnon në një fazë të re më dinamike. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur grupin e miqësisë Shqipëri -Japoni. Në aspektin ekonomik vlerësojnë asistencën japoneze në granteve dhe projekteve në fushën e bujqësisë dhe infrastrukturës. Do çojmë më tej bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve”- u shpreh Meta. Gjatë fjalës së tij kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki theksoi se procesi i demokratizimit në Shqipëri është bërë në mënyrë paqësore. Sipas tij. Roli i shqiptarëve dhe Shqipërisë është tepër i rëndësishëm për stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe më gjerë në rajon.

Comments are closed.