Prezantimi/ Suarez: I lumtur si një fëmijë te Barcelona

0
149

suarezSulmuesi uruguajan është shprehur shumë i lumtur për trasnferimin e tij te Barcelona duke u shprehur se ka qënë një ëndërr e cila është bërë realitet

Një ëndërr e bërë realitet. Ky është sensacioni që ka Suarez për përovjën e tij të re. Lojtari zhvilloi disa sezone shumë të mira te Liverpul duke u kthyer në një ndër sulmuesit më të mirë në qarlkullim. Mirëpo tashmë do  të ketë një sfidë të re dhe më të vëshitrë. Nëë aventurë që është e vështirë për të gjithë ekipin pasi katalnasit sezonin e kaluar përjetuan një dështim të ëvrtetë ndërsa tashmë do të duhet që të vërtetojnë që janë të frikshëm si dikur.  Ndryshe nga transferimet e tjera, uruguaiani mbërriti në Camp Nou mes polemikash, për shkak të atij gjesti të përsëritur në Botërorin e Brazilit, ku zakoni i tij i kafshimit të kundërshtarit u shfaq sërish në sytë e të gjithë botës. Gjithsesi 27-vjeçari i ardhur nga Liverpooli mundohet ta lërë pas të shkuarën, teksa zotohet se do të bëjë çmos për ta respektuar e për ta ngritur sa më lart flamurin me ngjyrat blaugrana. “Prej shumë vitesh kam dashur të luaj për Barcelonën, prandaj prania ime këtu mund të quhet një ëndërr e bërë realitet. Në fakt të gjithë kur janë të vegjël e ëndërrojnë Barçën dhe unë nuk mendoja se kjo do të ndodhte ndonjëherë”. Pas lehtësimit të penalizimit, Luis Suarez shkeli për herë të parë në fushën e gjelbër në miqësoren ndaj Club Leon. m“Ishte diçka shumë emocionuese sepse kurrë më parë nuk kam luajtur në Camp Nou. A jam unë një yll i merkatos? Jo, nuk e shikoj kështu veten. Yjet ndodhen në qiell, ndërsa unë këtu jam që të jap maksimumin për skuadrën. Ndihem i motivuar që do të luaj me emra të mëdhenj si Messi e Neymar, por edhe me gjithë të tjerët”. mNë asnjë moment, ish bomberi i Liverpoolit nuk mund t’i shmanget pyetjeve rreth incidentit me Chiellinin, ndonëse prezantimi te Barça është një nga ditët më të rëndësishme në jetën e tij. “Kjo është një çështje personale, të cilën nuk dua ta diskutoj. Psikologu më rekomandoi që të kërkoja falje dhe unë e bëra. Tani dua të shikoj përpara dhe të përqëndrohem vetëm te futbolli. Pas këtij incidenti kam kaluar ditë me dëshpërim. Që këtej e tutje e di që do të kontrollohem në çdo gjë që do të bëj”. Debutimi në një takim zyrtar për Luis Suarez mund të jetë në një nga ndeshjet më të nxehta të La Ligas, pasi parashikohet që penalizimi i tij të përfundojë një ditë përpara El Clasicos më 26 Tetor. “Ka ende kohë për të folur për debutimin kundër Realit të Madridit. Nuk besoj se gjendja fizike do të jetë një problem, pasi përshtatja me skuadrën është më e rëndësishme”. Kujtojmë se për lojtarin ishin shumë skuadra në luftë. Real Madrid por edhe ekipe të tjera ishin vënë në kërkim të shërbimeve të tij. Mirëpo oferta e bërë nga ekipi i Luis Enrike duket që i ka fshirë të gjitha. Prezantimi në ndeshjen ndaj Leon solli edhe ekipin e plotë që do të luftojë në La Liga dhe kompeticionet e tjerë. Edhe në ndeshjen e luajtur u pa një ekip me një stil më tërheqës por që i qëndron besnik lojës së saj. Tashmë duhet pritur fillimi i kampionatit për të parë se si do të jenë katalnasit në raport me dy skuadrat madrilenase.

 

Podolski sakrifikohet për Kampbell, në gatishmëri Gallatasaraj

Lukas Podolski mund të detyrohet të largohet nga Arsenali shkruajnë mediat britanike. Daily Star bën të ditur se Podolski është afër largimit nga Emirates, pasi Arsene Venger nuk dëshiron ta shndërrojë në para të riun Joel Kampbell. Sulmuesi nga Kosta Rika pritet të fitojë kohë loje për Topçinjtë këtë sezon, pas një serie të huazimeve viteve të fundit. Galatasaray është i interesuar të nënshkruajë me të dy lojtarët, por klubit turk i është thënë se Campbell nuk është në shitje. Megjithatë opsioni për shitjen e Podolskit mbetet i hapur dhe një marrëveshje mund të arrihet gjatë ditëve në vazhdim.

 

Iniesta: Me këtë skuadër fitojmë gjithçka

Andres Iniesta është optimist për sezonin e ardhshëm dhe beson se Barcelona mund ta fitojë çdo garë në të cilën merr pjesë. Katalanasit kanë bërë ndryshme të shumta gjatë verës, fillimisht me caktimin e Luis Enrique si trajner, dhe me Luis Suarez, Marc-Andre ter Stegen, Jeremy Mathieu dhe Ivan Rakitic që kanë arritur gjatë verës. “Me lojtarët e ri të cilët kanë ardhur, mendoj se kemi një skuadër të shkëlqyeshme për të garuar për të gjithë titujt”. “Ne kemi pasur ndryshime të mëdha vitin e kaluar. Ka një shpresë dhe dëshirë të madhe. Ne po vijmë nga një vit i keq dhe deshëm njerëzit të jenë të kënaqur me ekipin sërish”. “Ekipi duhet të përpiqet të zhvillohet dhe të përmirësohet muaj pas muaji, por te ky klub njerëzit duan gjërat të bëhen menjëherë. Nuk ka shumë durim te një klub si ky”, ka thënë Iniesta.

 

Liverpuli ofertë të re për Kavanin

Liverpooli ka bërë një ofertë të re më serioze për sulmuesin e PSG-së, Edinson Kavani. Liverpooli është në treg për një top sulmues të kalibrit botëror dhe pas hyrjes në garë të Juventusit për Falcaon, besohet se “The Reds” nuk duan të humbin kohë. Ata kanë kthyer vëmendjen te Kavani i cili do të largohej menjëherë nga PSG, po që se do të vinte oferta e duhur. Liverpooli i ka paratë dhe i ka mundësitë, e po ashtu edhe nevojën për një super sulmues në prag të fillimit të sezonit ku The Reds janë të angazhuar edhe në Ligën e Kampionëve.

 

 Bajern në Madrid për Godin

Bayerni i Myniut duket se nuk e ka kryer punën në tregun e transferimeve Sipas spekulimeve që po qarkullojnë nëpër mediat spanjolle, Bayerni ka dërguar një përfaqësues në Madrid për të negociuar një marrëveshje për Diego Godin. Mbrojtësi i Atletikos mund të largohet nga klubi nëse Bayerni ofron 36 milionë euro për shërbimet e tij. Diego Godin ishte një prej elementëve kryesorë sezonin e kaluar që Atletico e fitoi titullin e kampionit në La Liga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency