Korçë/ Banesat sociale, të pastrehët protestojnë para bashkisë

0
118

banesa-socialeTë pastrehët e Korçës kanë protestuar sërish dje para Bashkisë së qytetit. Ata akuzojnë institucionin vendor se ka bërë manipulime me listat dhe se u ka dhënë shtëpi personave që kanë paguar para nën dorë dhe jo familjeve në nevojë. Me dhjetra prej tyre u vendosën sot para godinës së Bashkisë në pritje të një përgjigje pse nuk e kanë përfituar banesën edhe pse nuk i plotësonin kriteret e vendosura. Edhe dje nuk kanë munguar momentet e tensionit, pasi protestuesit kanë kërkuar të hyjnë me forcë në bashki por nuk janë lejuar nga policia. Të pastrehët kërcënojne se nuk do ti ndalojnë protestat deri sa të marrin një përgjigje apo komisioni që ka bërë listat të rishikojë emrat që sipas tyre nuk meritonin të merrnin një banesë. Ata kanë kërkuar nga Rama të reagojë duke dërguar një komision të posaçëm për të parë listat, pasi siç thonë, ata individë të veçante të komisionit të listave kanë marrë para nën dore duke iu dhënë familjeve të pasura një shtëpi e cila ishte destinuar për të varfrit dhe nevojtarët. Në total lista e të pastreheve kishte 495 emra por vetëm 95 prej tyre përfituan nga statusi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency