Standard.al

Brazil/ Arrestohet mjeku 70-vjeçar, përdhunoi 39 paciente

mjekuuuuuuPolicia në Paraguaj ka arrestuar një mjek të arratisur nga Brazili, i dënuar për abuzim seksual me 39 pacientë. Sipas BBC, Roger Abdelmassih ka qenë në arrati që prej vitit 2011, kur u dënua me 278 vite burg për sulme seksuale ndaj femrave në klinikën e tij të fertilitetit në San Paolo. Abdelmassih është shumë i njohur në Brazil dhe ka trajtuar shumë emra të njohur. Ai jetonte me gruan dhe dy fëmijët në një lagje të pasur në Paraguaj. 70- vjeçari iu dorëzua policisë braziliane. Pavarësisht dënimit të gjatë, sipas ligjit brazilian ai mund të kalojë maksimumi 30 vite në burg. Disa nga gratë e abuzuara prej tij janë shprehur të gëzuara pas arrestimit. Fillimisht ai u denoncua nga një ish- punonjëse. Më pas 39 femra e denoncuan atë për përdhunim apo abuzim seksual gjatë ekzaminimit mjekësor.

 

Comments are closed.