Bankat “lirojnë” kreditë konsumatore, inters të ulët dhe pa garanci

0
187

kredi ne bankeTë gjitha bankat e nivelit të dytë kanë “liruar”, kreditë konsumatore. Nëse një vit më parë bankat kërkonin garanci të ndryshme për çfardo lloj shume, tashmë bankat mjaftohen vetëm me disa dokumenta për të dhënë një kredi prej 500 mijë lekësh (të reja). Shumat e kredisë fillojnë që nga 100 deri në 1 milionë lekë. Një pjesë e bankave nuk kërkojnë as një person të dytë si garantues, por mjaftohen me vërtetimin e rrogës apo vërtetim të ardhurash nga fusha të ndryshme. Por çfarë është kredia konsumatore? Kredia Konsumatore jpet për shërbime të ndryshme, si për udhëtime, për i nvestime familjare (blerje mobiljesh), për blerje e elektroshtëpikave dhe për shumë fusha të tjera, të cilët i ndividët kanë nevojë për lekë të menjëhershme. Konsumatori ka të drejtën të tërhiqet nga marrëveshja e kredisë konsumatore pa dhënë ndonjë arsye për këtë qëllim, brenda një periudhe  kalendarike 14 ditore. Ky afat fillon nga dita e arritjes së marrëveshjes ose lidhjes së kontratës, ose nga data kur konsumatori merr dijeni për kushtet kontraktuale (nëse kjo e fundit është e mëvonshme).  Përpara ushtrimit të kësaj të drejte konsumatori njofton bankën për synimin e  tij (brenda afatit prej 14 ditësh) për t’u tërhequr nga kontrata e kredisë.  Në qoftë se kredia është disbursuar dhe përfituar nga konsumatori dhe në qoftë se ky i  fundit ushtron të drejtën për t’u tërhequr nga kontrata, banka njofton  konsumatorin për vlerën e kredisë që duhet t’i rikthehet nga konsumatori. Kjo vlerë përbëhet nga shuma e kryegjësë dhe i nteresit për ditët përkatëse, si dhe shpenzimet e mundshme të bankës të krijuara nga veprime me palë të treta për efekt të disbursimit të kësaj kredie. . Shpenzimet e mundshme të bankës të krijuara nga veprime me palë të treta për efekt të disbursimit të kësaj kredie, përfshihen në çdo rast në i nformacionin kontraktor, ndërsa i nteresi llogaritet mbi bazën e normës së i nteresit të rënë dakord.  Nëse një konsumator tërhiqet nga kontrata e kredisë, edhe personi që ka hyrë në detyrime kontraktore duke dhënë garanci për detyrimet e konsumatorit sipas kësaj kontrate, mund të tërheqë gjithashtu garancinë/të e vendosura prej tij për ekzekutimin e kësaj kontrate.

 

Kontrata e kredisë konsumatore përfshin:

-qëllimin e kredisë

– të dhëna të plota për i dentitetin dhe adresat e palëve kontraktore

– vlerën totale të kredisë dhe kushtet për lëvrimin e saj

– afatin e maturimit të kredisë

normën e i nteresit, kushtet që përcaktojnë mënyrën e zbatimit dhe përllogaritjes së kësaj norme, çdo i ndeks ose normë reference të zbatueshme, si dhe periudhat, kushtet dhe procedurat për ndryshimin e normës së i nteresit, duke përcaktuar dhe mënyrën e njoftimit të konsumatorit për çdo ndryshim të mundshëm.

– normën efektive të i nteresit dhe totalin e kostos së kredisë për konsumatorin, të llogaritur në kohën që lidhet kjo kontratë kredie

– të dhënat financiare dhe të gjitha supozimet e përdorura për llogaritjen e kësaj norme, kushtet sipas të cilave mund të ndryshojë kjo normë, ose në rastet kur është objektivisht e pamundur të jepet norma efektive e i nteresit, konsumatorit i  jepet i nformacion i  mjaftueshëm në kontratën e shkruar për kostot/shpenzimet e kredisë

– çdo shpenzim që nuk përfshihet në llogaritjen e NEI-t, por që do të paguhet nga konsumatori në rrethana të caktuara duke treguar qëllimin si dhe vlerën në rastet kur është e njohur;

– shumën e këstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e çdo kësti (pagesave të konsumatorit) për të shlyer kredinë, dhe çdo shpenzim tjetër lidhur me dhënien dhe përdorimin e kredisë, të paraqitur në një plan shlyerjeje të kredisë (kryegjë dhe i nteres)

– koston e mbajtjes së një llogarie apo të përdorimit të një mjeti pagese për transaksionet e lëvrimit të kredisë dhe të shlyerjeve/pagesave, dhe kosto të tjera lidhur me transaksionet e pagesave (kur është e aplikueshme)

– garancitë e vendosura për të siguruar ekzekutimin e kontratës së kredisë, dhe sigurimi i  jetës ose i  pronës (kur janë të aplikueshme)

– të drejtën e tërheqjes nga kontrata e kredisë

– të drejtën për shlyerjen e kredisë para afatit dhe të përfitimit të një reduktimi të kostos totale të kredisë

– kostot/penalitetet si dhe procedurat dhe metodologjinë e llogaritjes së tyre, të cilat konsumatori duhet t’i paguajë në rastin e shlyerjes së pjesshme ose të plotë të kredisë, përpara afatit të maturimit;

– formën juridike të vendosjes së kolateralit, vlerësimin dhe mënyrën e vënies në ekzekutim të tij (kur është i  aplikueshëm)

– penalitetet lidhur me mosrespektimin e detyrimeve kontraktore të cilat nuk janë përfshirë në llogaritjen e normës efektive të i nteresit, por të cilat paguhen nga konsumatori në rrethana të caktuara si dhe përcaktimi i  këtyre rrethanave. Në rast se njihet vlera e saktë e këtyre penaliteteve që në momentin e lidhjes së kontratës jepen shumat respektive dhe në rast të kundërt, jepet metoda e përllogaritjes së tyre.

-Në rastin e kredisë konsumatore e cila shlyhet me këste, si pjesë të kontratës ose si aneks të saj, banka paraqet edhe planin e shlyerjes së kredisë në momentin e dhënies së kredisë dhe mënyrën e llogaritjes së normës efektive të i nteresit (duke përfshirë në llogaritje të gjitha pagesat e paracaktuara që kredimarrësi paguan në momentin e marrjes së kredisë dhe gjatë gjithë kohëvazhdimit të saj) duke dhënë një shembull të detajuar.

 

Dokumentat

Vërtetim page

Lëvizje e llogarisë bankare

Libreza e enregjisë elektrike

Numër fiks telefoni

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency