Ndeshjet eliminatore/ Starton Champions, Arsenali dhe Napoli favoritë

0
108

arsenali napoliFaza e eliminatoreve të Champions tashmë kalon një fazë kritike aty ku përcaktohen edhe ekipet që do të shkojnë në finalet e kompeticionit

 Champions Lige ndez dritat e spektaklit të madh të kampionve. Ku ka mbetur edhe pak kohë nga fillimi i disa kampionateve do të luhen edhe ndeshjet që përcaktojnë finalistët e fundit të Champions. Napoli, Arsenal, Atletik Bilbao dhe Bayer Leverkusen do të jenë katër skuadrat e mëdha që  do të zbresin në fushë me synimin për të hedhur një hap të sigurt drejt fazës së grupeve që në ndeshjen e parë. Në San Paolo do të luhet sfida më e fortë e këtij turi pareliminator, ku të kaltrit e drejtuar nga Rafa Benitez do të kenë përballë Athletik Bilbaon e Ernesto Valverdes, një kundërshtar që duhet ta marrin seriozisht në konsideratë. Vitin e shkuar Napoli bënte pjesë në grupin e ferrit sëbashku me Borussian e Dortmundit, Arsenalin dhe Marseillen dhe skuadra e drejtuar nga spanjolli Benitez edhe pse në 6 ndeshje grumbulloi plotë 12 pikë nuk arriti të kualifikohej për më tej. Shorti nuk u tregua bujar me Napolin as këtë vit pasi i ka vendosur përballë që në start një kundërshtar të frikshëm si Athletik  Bilbao që e mbylli kampionatin spanjoll në vendin e katërt. Në merkaton e kësaj vere skuadra bardhekuqe ka humbur një lojtar të rëndësishëm si Ander Herrera që u largua te Manchester United, megjithatë baskët kanë arritur të ruajnë shtyllën kurrizore të ekipit me lojtarë si Iker Munain, Markel Susaeta, Oscar De Marcos apo Aritz Aduriz, cka do të thotë se ata nuk janë aspak inferiore përballë Napolit. Rafa Benitez pritet t’i besojë gjithë aritilerisë së tij të rëndë. Higuain, Hamsik, Mertens e Callejon pritet të zbresin në fushë që nga minuta e parë pasi vetëm me lojtarë të tillë në formacion Napoli mund ti japë drejtim kësaj sfide. Megjithatë kjo e martë dhuron të tjera përballje interesante përvec asaj që do të luhet në San Paolo. Në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit, Beshiktashi do të masë forcat me Arsenalin. Skuadra e Arsene Ëenger që sezonin e shkuar të Champions League u eliminua në ruandin e 1/8 nga Bayerni është forcuar ndjeshëm në merkato dhe synon të shkojë sa më larg në eventin më madhor për klubet në Europë. Arsenali vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve radhazi, 1 në Comunity Shield ndaj Manchester City-it dhe një tjetër në javën e parë të Premier League përballë Crystal Palace. Ëenger ka probleme me grupin e tij të futbollistëve pasi treshja gjermane, Mesut Ozil, Per Mertesacker dhe Lukas Podolski edhe pse janë grumbulluar nuk pritet ta nisin sfidën si titullarë. Nga ana tjetër Beshiktashi e sheh veten në fazën play-off të Champions League pas eliminimit që i bëri Feynoordit në raundin e tretë me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Skuadra e drejtuar nga kroati Slaven Bilic edhe në këtë përballje do të ketë mundësi të mbështet te Demba Ba. Sulmuesi senegalez mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës si blerja e madhe e Beshiktashit në këtë merkato, pasi ka qenë pikërisht Arsenali skuadra që e ka kërkuar me ngulm në të shkuarën. Një ndeshje delikate paraqitet edhe për Bayer Leverkusen. Skuadra gjermane do të sfidojë në “Telia Park” vendasit e Fc Copenhagen në një duel që nuk do të jetë aspak i lehtë për ta. Për “Aspirinat”pritet të bëjnë debutimin e tyre në Champions League edhe dy blerjet e reja, turku Hakan Calhanonglu dhe zvicerani Josip Drmic, ndërkohë që trajneri Roger Schmitd do të ketë mundësi të mbështet edhe te lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Rolfes, Kiessling e Son.  Salzburg-Malmoe dhe Steaua e Bukureshtit-Ludogorets do të jenë edhe ndeshjet e tjera emocionuse që do të përcaktojnë se kush do të kalojë për më tej.

 

Ançeloti: Di Maria dhe Ozil ndryshojnë

Karlo Anceloti, thotë se ai nuk mund të krahasojë rastin e Mesut Ozil sezonin e kaluar me atë të Angel di Maria këtë sezon. Kampionët e Evropës nënshkruan me Xhejms Rodriguez dhe Toni Kros këtë verë, duke çuar në spekulime se ai mund të largohet nga Santiago Bernabeu. Manchester Junaitid fuqishëm është lidhur me nënshkrimin e tij, por Ançeloti thotë se situata mbetet e njëjtë dhe se Di Maria është pjesë e ekipit dhe se mund të luajë të martën kundër Atletico Madridit. “Di Maria është në dispozicion tonin, si të gjithë të tjerët. Ai mund të fillojë ndeshjen dhe ka një mundësi. Nesër do të luajë një ekip, pastaj të premten një tjetër”. “Nuk mbaj mend çfarë ndodhi me Ozil. Nuk futem në këto gjëra pasi e humbas përqendrimin. Di Maria është i gatshëm të luajë dhe të na ndihmojë neve”. “Deri më 31 gusht do të jetë kështu. Gjithçka do të jetë normale edhe nëse ai qëndron ose shkon”, ka thënë Ançeloti.

 

 Çezar pranë nënshkrimit me Benfikën

Julio Çezar, raportohet se është shumë afër të nënshkruajë me Benfikan. Braziliani mësohet se është në prag për të nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubin portugez. Vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur të definohen, para se transferimi të zyrtarizohet. QPR nuk do ta pengojë gardianin të largohet, madje mezi pret të lirohet nga paga e tij që kap vlerën e 100 mijë funteve në javë. Benfica është kthyer kah Julio Çezar pasi shiti portierin Jan Oblak te Atletiko Madrid.

 

 Mata: Nuk prisnim disfatë ndaj Sëansea

Huan Mata deklaroi se Mançester Junaitid nuk e kishte paraparë një disfatë nga Sëansea City në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Premier. Mata thotë se paraqitja dhe rezultati në takimin e të shtunës nuk ishin ajo që ata kanë pritur për fillimin e sezonit. “Ishte një zhgënjim i madh, kjo është e vërtetë. Ne shpresonim të bëjmë një debutim të mirë në Ligën Premier, në Old Trafford, por po ashtu është e vërtetë se ky është vetëm fillimi”. “Ne kemi nevojë të gjejmë ritmin e rregullt dhe të mësojmë nga gabimet tona”, ka shkruar Mata në faqen e tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency