Tiranë/ Zjarr në katin e dytë të pallatit ku jeton kryeministri Rama

0
129

Zjarr_ne_nje_baneseZjarr i madh në katin e dytë të pallatit ku jeton kryeministri Edi Rama. Mësohet se flakët e zjarrit kanë shpërthyer në një apartament që shërbente si klinikë dentare në katin e dytë të një pallati pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku banon dhe kreu i qeverisë. Zjarrfikëse në vendngjarje po tentojnë shuarjen e flakëve. Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Banorët e pallatit kanë dalë mënjëherë nga ndërtesa ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të hyjnë duke thyer xhamat e jashtëm të klinikës dentare. Zjarrfikësit janë duke punuar për lokalizimin e vatrës së zjarrit. Dyshohet se shkak për flakët është bërë një shkëndijë elektrike. Në banesën e z kryeministër nuk ka pasur njeri pasi familja ndodhet aktualisht me pushime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency