Profecia e Aleksandër Sollzhenicinit

0
162

Alba Kepi

alexander_solzhenitsyn Ukraina në mes të dy botëve; Lindje e Perëndim. Perëndimi katolik, Lindja ortodokse. Në Perëndim flitet gjuha ukrainase apo e njohur si gjuha rutene me rreth 36 milionë folës, në Lindje përdoret kryesisht rusishtja me rreth 180 milionë bashkëfolës. Rusia përpiqet të modifikojë kufijtë e Ukrainës e Bashkimi Evropian harron sa e vështirë është për Rusinë ta konsiderojë Ukrainën si një shtet të huaj.

Konflikti rus-ukrainas bëhet çdo ditë e më i gjakshëm, i ndërlikuar, modern. Historia e tyre ka një bosht të përbashkët shekullor e marrëdhëniet mbeten po kaq të ndërlikuara, të gjakshme e moderne prej vitesh. Toka ukrainase ku sot çdo ditë numërohen viktima, qe dikur vendi i betejave të disidentëve, shkrimtarë e politikanë në mbrojtje për të drejtat dhe liritë e popullsisë ruse. Mes tyre autori i “Gulag”, nobelisti, shkrimtari e historiani Aleksandër Sollzhenicin. Me origjinë kazako-ukrainase, mendimi i tij politik qe kaq profetik për atë çka po ndodh aktualisht mes dy vendeve, aq sa është preokupues konflikti që marrëdhëniet e tyre sjellin mes Rusisë, BE-së e SHBA-së.

15 gusht 2014 – Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve shpërndajnë informacionin se një kolonë ushtarake ruse ka bastisur territorin ukrainas, duke hyrë në kufirin Izvarine, zonë e kontrolluar nga separatistët filorusë. Ukraina konfirmon se ushtria e saj ka shkatërruar një pjesë të mirë të automjeteve të blinduara ruse, ndërsa Shërbimi Rus i Sigurisë (FSB) mohon disfatën, por jo vendosjen e trupave ruse përgjatë kufirit lindor ukrainas.

Në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në një konferencë të jashtëzakonshme e pak para nisjes së saj ministri britanik Philip Hammond alarmon: “Jam shumë i shqetësuar nga lajmi se mjete ushtarake ruse kanë kapërcyer kufirin ukrainas. Nëse ka vërtetë automjete o personel ushtarak rus në territorin ukrainas, duhet të tërhiqen menjëherë, ndryshe pasojat do të jenë shumë serioze”.

Ministrja e Jashtme italiane informon në website-in e saj zyrtar: “Tani në Ukrainë aksione të përbashkëta e të koordinuara”. Nga Budapesti, Kryeministri hungarez Viktor Urban nënvizon se “me sanksionet ndaj Rusisë, Bashkimi Evropian i ka vënë një vetes një “stërkëmbësh” e se do të kërkojë mbështetës në Evropë për të rishikuar këto vendime”.

Ndërsa NATO, me anë të zëdhënëses Oana Lugesco, deklaron: “Jemi duke verifikuar e nëse konfirmohet, atëherë Rusia po bën krejt të kundërtën e asaj që thotë. Ka ardhur momenti që Rusia të kontribuojë në një zgjidhje paqësore, të tërheqë trupat, të ndalojë fluksin e armëve, t’i japë fund mbështetjes së separatistëve e të impenjohet për një dialog të sinqertë”.

Ajo çka po ndodh, ka ditë që është paralajmëruar nga Kievi, kur për diplomacinë ndërkombëtare lëshonte alarmin se trupat ruse kanë rrethuar kufirin lindor të vendit. Numrin i të vdekurve në konfliktin ukrainas është dyfishuar këto dy javët e fundit. Sipas bilancit të OKB-së më 26 korrik numërohen 1129 të vdekur, ndërsa 15 gusht 2014 janë 2086 viktima, me 11 viktima e mjaft të plagosur vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Ukraina në mes të dy botëve; Lindje e Perëndim. Perëndimi katolik, Lindja ortodokse, Në Perëndim flitet kryesisht gjuha ukrainase apo e njohur si gjuha rutene me rreth 36 milionë folës, në Lindje përdoret kryesisht rusishtja me rreth 180 milionë bashkëfolës. Rusia përpiqet të modifikojë kufijtë e Ukrainës e Bashkimi Evropian harron se Rusia mund ta konsiderojë Ukrainë si një shtet të huaj.

Konflikti rus-ukrainas bëhet çdo ditë e më i gjakshëm, i ndërlikuar, modern. Historia e tyre ka një bosht të përbashkët shekullor e konflikti mbetet po kaq i ndërlikuar, modern prej vitesh. Toka ukrainase ku sot çdo ditë numërohen viktima, qe dikur vendi i betejave të disidentëve, shkrimtarë e politikanë në mbrojtje për të drejtat e liritë e popullsisë ruse. Mes tyre autori i “Gulag”, nobelisti, shkrimtari e historiani Aleksandër Sollzhenicin. Me origjinë kazako-ukrainas ai njohu botën me kampet e përqendrimit të sistemit sovjetik, me tragjedinë ruse e gënjeshtrën më të madhe të shekullit, komunizmin. Kritik ndaj idesë së Bashkimit Sovjetik, mbrojtës i mendimit se komunizmi tentoi të eliminonte popuj, duke shkatërruar kulturën dhe popullsinë e tyre, por gjithashtu edhe mbështetës i faktit se nacionalizmi rus e kisha ortodokse nuk duhet të konsiderohen kërcënim për Perëndimin, por një aleat që duhet inkurajuar.

Ajo çka po ndodh aktualisht mes Rusisë dhe Ukrainës e që frikëson kaq shumë, qe parashikuar vite më parë nga profecia e të madhit Aleksandër Sollzhenicin. Mes letrash e fjalimesh të tij vecojnë ato cka së fundmi ka botuar e përditshmja ruse “Rossyskaya Gazeta”, me perceptimin e radikalitetit të tij politik, mohimin e rrugës së mesme deri në antitolerancë e mbi të gjitha me një karakter të theksuar antikomunist.

 

 Konferenca mbi marrëdhëniet ruso-ukrainase mbajtur në Toronto, prill 1981.

 

Në zemrën time nuk ka vend për konfliktin ruso-ukrainas e nëse Zoti na ruajt, them se ka arritur kulmi; në asnjë rast e në asnjë rrethanë, nuk do të lejoj që fëmijët e mi të jenë pjesë e konfliktit ruso-ukrainas, sado që kokat e çmendura do të përpiqen të na përfshijnë.

           Aleksandër Sollzhenicin

 

“… Ju falënderoj nga zemra për ftesën në këtë konferencë! Për fat të keq, intensiteti i punës sime nuk më lejon të udhëtoj e të marr pjesë në evente sociale. Ftesa juaj më jep të drejtën e arsyen për të shprehur disa mendime të shkruara. Jam plotësisht dakord se çështja ruso-ukrainase është nga problemet më të rëndësishme bashkëkohore e në çdo rast mjaft i rëndësishëm për popujt tanë. E konsideroj vdekjeprurës trazimin e pasioneve, zjarrin që ato mund të lëshojnë. Në këtë pasion të ekzagjeruar mos ekziston ndoshta sëmundja e emigrantëve në humbjen e pikës së referimit? E nëse konferenca juaj nis me një dialog të thelluar mbi marrëdhëniet ruso-ukrainase, nuk duhet të humbë asnjë çast këndvështrimin e raportit mes popujve e jo mes emigrantëve. E kam thënë edhe një herë tjetër dhe e theksoj se askush nuk mund të marrë e të mbajë pas vetes askënd me forcë, asnjë nga forcat në konflikt mund të përdorë dhunën ndaj tjetrës, as kundër vetvetes, as kundër një populli në përgjithësi, as ndaj çdo pakice, pasi në çdo pakicë është një pakicë e saj.

Në të gjitha rastet duhet të njihet e të zbatohet mendimi social. E për të gjitha këto probleme zgjidhja duhet të dalë vetëm nga popullsia lokale e jo nga kontestet e largëta të emigrantëve me ndjenja të deformuara.

Më dhemb shumë intoleranca e dhunshme në debatin mbi çështjen ruso-ukrainase, vdekjeprurëse për të dy kombet e nevojshme veç për armiqtë. Unë vetë jam me origjinë të përzier ruso-ukrainase e jam rritur me ndërveprimin e përbashkët të dy kulturave e kurrë nuk kam parë e shoh antagonizëm mes tyre.

Më duhet shpesh të flas e të shkruaj mbi Ukrainë e popullin e saj, mbi tragjedinë e urisë ukrainase, kam shumë miq të vjetër ukrainas, e njoh përherë vuajtjen ruse, vuajtjen ukrainase në vuajtjen e vetme ndër komuniste. Në zemrën time nuk ka vend për konfliktin ruso-ukrainas e nëse Zoti na ruajt, them se ka arritur kulmi; në asnjë rast e në asnjë rrethanë, nuk do të lejojë që fëmijët e mit të jenë pjesë e konfliktit ruso-ukrainas, sado që kokat e çmendura do të përpiqen të na përfshijnë.

 8 nëntor 1991/ Mesazhi i Aleksandër Sollzhenicinit për referendumin në Ukrainë.

Në disa zona dëgjohen ankime, në një territor ka dhunë masive, në një tjetër të shkarkojnë mbi bazën e kombësisë, e privojnë të drejtën e minoriteteve për të edukuar fëmijët me gjuhën mëmë, njësoj siç kanë bërë komunistët!

                   Aleksandër Sollzhenicin

 

“Me mahni dalin popujt tanë nga rrënojat e komunizmit, që më në fund u shemb. E njerëzit me të drejtë presin, por dhe sa akoma? Për një jetë dinjitoze pa trazira. E tani për tani jemi në një rrëmujë plot telashe.

Njerëzve nuk u është dhënë tokë për të punuar, madje as një copë e vogël. Industria është e braktisur qysh në kohën primitive. Atmosfera e jetës është e gjitha e helmuar. E ndërkohë disa ndërmjetës shesin në heshtje po eliminojnë në mënyrë të pakthyeshme pasuritë tona. E mbi të gjitha ato të fëmijëve tanë. E për ata që punojnë gjithçka bëhet më e shtrenjtë, çmimet ngrihen si një mur. Eh çfarë rritjeje e përgjithshme e pandershmërisë, ç’deformim i shpirtrave!

Por në këtë katastrofë të paktën nuk jemi më të detyruar t’u provokojmë plagë të reja njerëzve, padrejtësi të reja së ardhmes. Pas barrikadave të Moskës, shembjes në gusht të komunizmit, Republikat për herë të parë kanë zbuluar një mundësi të vërtetë të tyren për të qenë një shtet më vete. Zoti i Bekoftë që çdo shtet të mund ngrihet më këmbë! Konfederata e shteteve të pavarura është veç një ajër i nxehtë, një zhurmë boshe e shurdhe, e nuk duhet të jetojë! Megjithatë nuk do të jetë një e mirë nëse hapat e para drejt pavarësisë do të shoqërohen me mohimin e disa pjesëve të popullsisë, minoritetet kombëtare sapo të krijuara.

Në disa zona dëgjohen ankime, në një territor ka dhunë masive, në një tjetër të shkarkojnë mbi bazën e kombësisë, e privojnë të drejtën e minoriteteve për të edukuar fëmijët me gjuhën mëmë, njësoj siç kanë bërë komunistët!

Eksperienca jonë e hidhur, e përbashkët sovjetike, na mjafton bindshëm për të besuar se asnjë arsye e shtetit mund të justifikojë dhunën kundër njerëzve. Të gjithëve u duhet garantuar një jetë e qetë e pa shtypje!

Është mirë që një referendum po mbahet në tokën e ish-Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës. Por veç nëse mbahet në mënyrë të rregullt e të drejtë.

E unë u bëj thirrje të gjithë atyre që mund të ndikojnë për t’u arritur kjo:

– Pyetja në skedën elektorale të jetë mjaftë e qartë (jo me emrin e BRSS), duke i dhënë votuesit lirinë e vërtetë të zgjedhjes, pa keqkuptime.

– Sipas standardeve evropiane, të mos ketë asnjë presion mbi votuesit o falsifikim, e për sa të jetë e mundur komisioni i vëzhgimit të jetë neutral.

– Rezultati i zgjedhjeve të merret parasysh rajon për rajon e çdo rajon të vendos t’i bashkohet o jo shtetit të ri.

– Disa rajone kanë origjinë historike shumë të ndryshme, përbërje të ndryshme të popullsisë e fati i banorëve të rajoneve nuk mund të vendoset vetëm nga një avantazh vendimtar i mesatares”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency