Kim Kardashian, së shpejti me një libër

0
147

kimKim Kardashian vijon të qëndrojë në qendër të vëmendjes. Ajo do të vijë një hap më pranë adhuruesve, duke botuar një libër jo dhe aq të zakonshëm. Bëhet fjalë për një libër me fotografitë “selfie” të saj. Ambicia për të qenë imazh kudo shkon përtej dhe e detyroi 33-vjeçaren që të realizojë një libër me fotografi personale të saj.

 

 

 

Zhvishet Jessica, me bikini në Las Vegas

10616543_841909255833161_2807270455467476302_n Kujdes Las Vegas! Jessica Wright ka treguar trupin e saj të bukur në bikini, ndërsa po kalon pushimet në Amerikë. Zakonisht ajo ka veshur shumë pak veshje edhe gjatë sezonit të 11 të serisë së Towie. Mirëpo, Jessica Wright duket mirë edhe kur zhvishet dhe këtë e ka bërë në Las Vegas ku ka dalë me bikini. Ajo është krenare për rezultatin e arritur pas shumë ushtrimesh, saqë ka dashur të ndajë fotot e saj me bikini me shokët e saj në rrjetet sociale.

 

 

 

 

 

Harry Styles i kërkon martesë falses

10614121_841909219166498_3267550130934877754_n Harry Styles ka bërë një hap të çuditshëm, duke kërkuar nga një fanse e tij të martohet me të. Zemërthyesi i grupit “One Direction” i ka bërë pyetjen një vajze “me fat”, e cila ishte veshur si nuse në koncertin e grupit në Filadelfia gjatë së mërkurës, pasi e kishte vërejtur atë në publik dhe kishte thënë se nuk dëshiron që mundi i saj të shkojë huq. Ndërsa djelmoshat falënderonin publikun në fund të koncertit, Harry tha: “Dëgjova se ka një vajzë këtu me fustan nuseje… a ka një vajzë këtu me fustan nuseje? Tani ndihem keq ta lejoj këtë të shkojë kot, andaj, si është emri jot? Preeya? Preeya… do të martohesh me mua?”, – i ka thënë Harry vajzës në publik. 20-vjeçari më pas ka bërë shaka duke thënë se ai dhe e dashura e tij e re do të pranojnë dhurata para se të festojnë fejesën.

 

 Chelsea Handler, Kardashiane për një ditë

celsea Prezantuesja amerikane e talk show-t “Chelsea Lately”, ka postuar në rrjetet sociale disa foto për të qëndruar në të njëjtin hap me motrat e famshme Kardashian. Në mënyrë ironike ajo ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet pothuajse e zhveshur, duke i dhënë shuplakën e radhës reality-t e “The Keeping up with Kardashian” dhe mungesën totale të privatësisë. “Gjithmonë kam dëshiruar që për një ditë të ndihem një Kardashiane”, – ka thënë Chelsea Handler. “Nëse je pjesë e botës së spektaklit, nuk mund të mos përfshihesh në dramaturgjinë e tij”, – ka thënë prezantuesja për “Daily Mail”.

 

 

 

Rihanna, e bukur dhe serioze

rihana Jemi mësuar ta shohim Rihannën më të zhveshur nëpër mbrëmje të ndryshme, por ja që këngëtarja kësaj radhe ka vendosur që të dalë më ndryshe, por prapë duket bukur. Rihanna ka dalë me një fustan të zi mëndafshi në hotelin “Bowery” të Manhatanit, ndërsa është dukur krejtësisht më ndryshe nga ajo Rihanna që jemi mësuar të shohim. Këngëtarja 26 vjeçe ka pasur një kreacion të një fustani që nuk ka pasur jelek, por që i shkonte asaj shumë me çantën e saj. Bukuroshja këtij sharmi i ka shtuar edhe një qafore me emrin qytetit të saj të lindjes në të.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency