Të drejtosh me vetëdije ëndrrën

0
159

gjume_te_embel_A mundet njeriu të kontrollojë ëndrrat ose, siç quhet ndryshe, a kemi ëndrra të vetëdijshme?

 Ëndrrat lucide janë vetëdija e njeriut, i cili gjendet në mesin e ëndrrës dhe e drejton atë në mënyrë të vetëdijshme, ashtu siç ai dëshiron. Termi “ëndrrat lucide” u përdor për herë të parë nga shkencëtari holandez Frederik van Eeden në fillimin e shekullit XX. Kurse vetë termi lucid vjen nga latinishtja lucidus, që do të thotë i shkëlqyeshëm, i ndritshëm, i qartë, i kthjellët. Deri para dhjetë vitesh ëndrrat lucide ishin nga bota shkencore vetëm një dukuri e imagjinatës, pa vlera shkencore dhe si të tilla fare nuk ekzistonin, por me kalimin e viteve ato u bënë pjesë e studimeve të shumta psikologjike në mbarë botën.

Ëndrrat lucide janë vetëdija e njeriut, i cili gjendet në mesin e ëndrrës dhe e drejton atë në mënyrë të vetëdijshme, ashtu siç ai dëshiron.

Termi “ëndrrat lucide” u përdor për herë të parë nga shkencëtari holandez Frederik van Eeden në fillimin e shekullit XX. Kurse vetë termi lucid vjen nga latinishtja lucidus, që do të thotë i shkëlqyeshëm, i ndritshëm, i qartë, i kthjellët.

Deri para dhjetë vitesh ëndrrat lucide ishin nga bota shkencore vetëm një dukuri e imagjinatës, pa vlera shkencore dhe si të tilla fare nuk ekzistonin, por me kalimin e viteve ato u bënë pjesë e studimeve të shumta psikologjike në mbarë botën.

Vetëdija e njeriut gjatë gjumit tejkalon në pavetëdije. Kurse sipas shkencëtarëve materialistë, ëndrrat lucide nuk ishin asgjë tjetër përveç një fiksion, dukuri okulte pa vlerë shkencore.

Pas vitit 1970, shkencëtari i njohur dr. Stephen La Berge dhe Alan Worsley bënin shumë eksperimente laboratorike në dhomat e fjetjes, përkatësisht të gjumit, dhe u dhanë një kah tjetër “ëndrrave lucide”, duke përmbysur mendimet e shkencës empirike të deriatëhershme.

Ashtu rrëzohet miti i deritanishëm i ëndrrave dhe nga këto eksperimente shkencore njeriut i hapet një botë e re duke zbuluar edhe një botë të panjohur që deri tani nuk zinte vend në shkencë.

Edhe pse ëndrrat lucide fillojnë të studiohen shumë vonë nga shkenca, përkatësisht pas vitit 1970, ato ishin të pranishme në gjirin njerëzor që nga zanafilla e njeriut.

Për to dhe, pse jo, me termin që njihen sot, gjejmë edhe sot e kësaj dite ndikimet e ëndrrave lucide në gojëdhënat e fiseve primitive, në dokumentet e shkruara, nga tradita, antropologjia, etnografia, arkeologjia etj.

Njerëzit gjatë historisë ëndrrat lucide i kanë emërtuar me terma të llojllojshme, kuptohet me përputhjen e qytetërimit dhe të kulturës.

Ishte po shkencëtari holandez që i “pagëzoi” ato, Frederik van Eeden, i cili e përshkroi dukurinë e ëndrrave lucide në librin e njohur “Studimet për ëndrrat”, që e pa dritën më 1914.

Ai eksperimentoi më se 9 tipa ëndrrash të llojllojshme për një hark kohor prej 16 vitesh. Kështu, tipin e shtatë (7) e quajti “ëndrra lucide”.

Ashtu, ai gjatë kohës 16-vjeçare, nga 20 janari 1898 deri më 26 dhjetor 1912, regjistroi 352 ëndrra lucide. Pas botimit të librit në fjalë, ai u mor kryesisht me ëndrrat e veta personale deri në vdekje.

Individi është i vetëdijshëm se është në gjumë dhe fle, po ashtu është i vetëdijshëm se gjendet i zhytur në botën e ëndrrave dhe ai tani e merr drejtimin në duart e veta dhe manipulon sipas dëshirës me botën e ëndrrave, ai nuk është i kufizuar as nga bota fizike, as nga vendi, nga koha, as nga morali; individi është krejtësisht i lirë.

Ai mund të ecë në kohë, të shkojë në kohën e kaluar sa ai dëshiron në thellësinë e historisë, mund të ecë në kohën e ardhshme, bile të profetizojë edhe vdekjen e vetes apo të tjerëve, përkatësisht fatin; mund të shkojë me mijëra vite përpara etj.

Dallimi nga ëndrrat e zakonshme me ëndrrat lucide është i vetmi realitet, që do të thotë se në atë gjendje njeriu nuk është i vetëdijshëm për jetën e vet në këtë realitet.

Pra i vetmi realitet që ekziston për njeriun në ëndrrat e zakonshme është ajo botë imagjinare – ëndrra. Për dallim nga kjo, te ëndrrat e quajtura “lucide” përveç realitetit, ekziston edhe realiteti tjetër – bota e vërtetë e njeriut, e që kjo bëhet e mundshme kur njeriu është i vetëdijshëm edhe pse ndodhet në gjumë. Pra ai e di se ndodhet në gjumë dhe në ëndërr.

Te ëndrrat e zakonshme njeriu nuk është në gjendje të bëjë asgjë përveç që në mënyrë pasive ta përjetojë ngjarjen “sikurse në ndonjë film”, ku e përjeton ngjarjen me emocione.

Kurse te ëndrra lucide është “ëndërrimi i vetëdijshëm” dhe pikërisht ajo mundësi që ëndrra të kontrollohet nga personi që e sheh atë. Gjatë ëndrrave lucide, ju mund të merrni pjesë aktivisht në ngjarjet dhe t’i formësoni ato apo t’i krijoni në njëfarë mënyre.

Ëndrrat lucide e personifikojnë shpirtin dhe mënyrën e të menduarit të gjashtëdhjetës (1960), kështu që kuptohet vetvetiu se rinia filloi të zgjonte kureshtje dhe të merret me këtë tematikë.

Ati Coonan, specialist në fushën e ëndrrave lucide, na përkujton se muzika ka nxitur interes për ëndrra dhe për Zotin (Break through to the other side). Po ashtu gjatë këtyre viteve është kontributi i pamohueshëm i Stephen La Berge në hulumtimet e ëndrrave lucide.

Stephenson i përjetoi ëndrrat e para lucide në moshën gjashtëvjeçare, i cili u gjet nën ujë dhe i thotë vetes: “Oh, si të marr frymë?” Ai vërejti se kjo ishte ëndërr dhe filloi të gjurmonte thellësinë e oqeanit dhe t’i kërkonte thesaret e mbytura në fund të detit dhe të përjetonte aventura të shumta me piratët e detit.

Në njërin prej eksperimenteve të para ai donte të shihte se çfarë i ndodh njeriut gjatë ëndrrave lucide. Kur individi gjatë fjetjes ose gjumit arrin fazën REM, asistenti i tij duhet ta zgjojë. Sipas dr. La Berge nuk janë të gjitha ëndrrat lucide të përdorshme.

Po ashtu, konstaton se truri i atij që ëndërron, jep valët e posaçme gjatë ëndërrimit lucid, që e pohon vetëdija gjatë ëndërrimit.

Gjatë vitit 1980, refuzohet referati i tij, pasi nuk ishte aq bindës shkencërisht për t’i bërë një vend në psikologjinë e njeriut. Ai nuk dorëzohet, por gjatë verës mbledh hulumtimet e veta edhe një herë. Këtë radhë në këndvështrimin e studimeve psikofiziologjike të ëndrrave dhe pohon se posedon argumentet e forta për ekzistencën e ëndrrave lucide.

 

Si mund të ndikojë poshtërimi i nxënësit në klasë nga mësuesi

Poshtërimi i dinjitetit të një nxënësi krijon një situatë tensioni te pjesa tjetër e klasës. Kjo situatë tensioni iniciohet se nxënësit duke pasur status të njëjtë, shikojnë se me lehtësi mund t’u poshtërohet statusi i tyre. Si rrjedhim, të gjithë nxënësit në klasë mund të ndihen jenë të poshtëruar. Mësuesi i ndodhur përpara kësaj situate, për të përballuar sjelljen e nxënësve mund të përdorë sarkazmën, duke e shfaqur me elemente ironie mbi një nxënës apo mbi tërë klasën. Por disa herë mësuesi mund të poshtërojë një nxënës thjesht edhe për sjellje të tilla se ai pa jashtë dritares apo se pyeti shokun prapa, se kur bie zilja. Mësuesi në të tilla raste kërkon që nxënësi ta pranojë vetë ai se e bëri këtë veprim për këtë qëllim apo për këtë arsyes. Por kjo kërkesë e mësuesit ngandonjëherë mund të mos pranohet nga nxënësi e në raste të tilla mësuesi mund të shprehë një sens humbjeje gjakftohtësie. Pasoja e humbjes së gjakftohtësisë është tendenca për ta poshtëruar nxënësin duke iniciuar një situatë tensioni midis tij si mësues e nxënësve në klasë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency