Netët me mikun Belushi dhe ana e errët e Hollivudit

0
121

robin-williams-32Përse një artist kaq i dashur, i pasur dhe fitues vrau veten, në momentin kur kishte mbërritur në moshën e urtësisë? Historia e të mëdhenjve të Hollivudit është e pasur me episode të këtij lloji, duke na lënë të mendojmë se arti i interpretimit në ato anë sjell famë, por edhe demonë të brendshëm në kërkim të një flijimi. Mos vallë dalja kaq shpesh nga identiteti yt, për të marrë identitete të tjera, provokon një ndjesi tëhuajësimi nga vetvetja? “Arrinte të bënte të lumtur të gjithë… përveç vetvetes”. Kështu thotë Gary Marshall, njeriu që e shndërroi në një yll të kinemasë, kur e mori si të huaj në rolin e “Happy Days” e që më vonë do t’i jepte jetë “Mork & Mindy”. Robin Williams ka qenë një gjeni, por edhe një mister i madh. Përse një artist kaq i dashur, i pasur dhe fitues vrau veten, në momentin kur kishte mbërritur në moshën e urtësisë? Historia e të mëdhenjve të Hollivudit është e pasur me episode të këtij lloji, duke na lënë të mendojmë se arti i interpretimit në ato anë sjell famë, por edhe demonë të brendshëm në kërkim të një flijimi. Mos vallë dalja kaq shpesh nga identiteti yt, për të marrë identitete të tjerë, provokon një ndjesi tëhuajëzimi nga vetvetja? Hyjnorja Marilyn Monroe, e gjendur e vdekur prej një mbidoze ilaçesh në 5 gusht 1962, është vetëm një prej emrave më të rëndësishëm të faqes së nekrologjisë të sistemit të yjeve të kinemasë.

 

Belushi

Pasi kishte vuajtur prej varësisë nga kokaina në fundin e viteve ‘70 dhe kishte qenë një shok festash me drogë i John Belushit, deri pak orë para vdekjes prej mbidozës të protagonistit të paharrueshëm të Blues Brothers në 5 mars 1982, Williams u pastrua tërësisht nga pluhuri i bardhë në vitet ‘80. Por, nga viti 2004 e këtej u dha pas shishes së alkoolit. Jashtë dhe brenda qendrave të rehabilitimit, me diagnozën e psikologëve të shërbyer në pjatë: çrregullim bipolar. Nëse Marylin vinte nga një fëmijëri traumatike dhe Phoenix, Ledger dhe Hoffman kishin flirtuar gjithmonë si aktorë me role që të tundojnë rrezikshëm drejt drogës dhe alkoolit, të mos harrojmë se Williams ka qenë gjithmonë klouni, simpatik dhe rrezatues, i cili ka bërë të qeshin tre breza spektatorësh që nga vitet ‘70 me “Mork & Mindy” e deri tek filmi i Krishtlindjeve 2014, ku luajti rolin e Teddy Roosevelt në “Një natë në muze 3”. Atëherë? Përse gjithë ky depresion? Kush e njihte mirë, si skenaristi i tij i parë Gary Marshall, kujton brishtësinë e brendshme që e bënte të ishte pozitiv dhe argëtues për të gjithë spektatorët e botës, përveç njërit: Robin Williamsit. /messaggero/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency