Marrëveshja me CEZ-in/ Ambasada Çeke: Kompromis mbi kërkesat legjitime të palëve. PD: Rama legjitimoi vjedhjen

0
142

Gëzim Saliu

paloka Halimi: Rama fali shkeljet e shpërdorimet e drejtuesve të kompanisë. Paloka: Kryeministri po qeveris mirë çekët, por po vjedh shqiptarët

Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë reagoi dje në lidhje me akuzat e opozitës për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ, duke theksuar se kompromisi është arritur mbi kërkesat legjitime të palëve që rezultoi nga negociata të gjata. “Në vijim të shumë deklaratave aktuale publike që adresojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë çeke ÇEZ, a.s., Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dëshiron të kujtojë se qeveria e Republikës Çeke gjithnjë ka kërkuar një zgjidhje miqësore të mosmarrëveshjes që korrespondon me marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e gjatë dhe të fortë të ofruar nga Republika Çeke aspiratave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë. Republika Çeke mirëpret arritjen e marrëveshjes mes palëve dhe miratimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë më 31 korrik 2014. Republika Çeke e konsideron marrëveshjen si një kompromis mbi kërkesat legjitime të palëve që rezultoi nga negociata të gjata”, – thuhej në deklaratën e Ambasadës Çeke.

 

Reagimi i opozitës

Ndaj njoftimit të Ambasadës Çeke ka reaguar dje opozita përmes kreut të grupit parlamentar, Edi Paloka, i cili theksoi se Kryeministri Rama po qeveris mirë çekët, por po vjedh shqiptarët. “I fali borxhin kompanisë, 3 miliardë dollarë. U dha edhe 95 milionë euro në dorë. Çekët dhe Kryeministri ynë kanë hapur shampanjën. Të vetmit që do e vuajnë skandalin me CEZ-in, vjedhjen e shekullit të firmosur nga Edi Rama, janë shqiptarët që kanë për ta paguar nga xhepi i tyre këtë megakorrupsion me 1.1 milionë lekë për kokë”, – pohoi Paloka ne emër të Partisë Demokratike. Ndërkaq, në vijim të denoncimit të marrëveshjes së qeverisë me CEZ-in, të cilën PD e konsideron si vjedhjen e shekullit, deputeti Eduard Halimi, akuzoi Kryeministrin se ka falur shkeljet e shpërdorimet e drejtuesve të kompanisë. Sipas ligjvënësit demokrat, marrëveshja është një amnisti mbi evazionin fiskal të dëshmuar tashmë, mbi mashtrimet me bilancin e kompanisë dhe bërjen e pagesave të paligjshme. “Në datë 24 korrik 2013, Avokatura e Shtetit ka depozituar një kallëzim penal nr. 526/34 prot., në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë (seksioni i Task-Forcës) për vepra penale që dyshohen se janë kryer nga CEZ Shpërndarje dhe/ose drejtuesit e saj. Por përsëri, marrëveshja në fjalë i jep imunitet të plotë punonjësve të CEZ, për çdo shkelje administrative apo/dhe vepër penale të bërë në Shqipëri, pavarësisht se këto veprime kanë sjellë dëmtim të interesave të shtetit shqiptar, vjedhje e shpërdorim të parave të taksapaguesve shqiptare, pavarësisht se ato përbëjnë vepër penale. Por, marrëveshja për të cilën Rama është kaq shumë krenar, u garanton faljen punonjësve dallkauke të CEZ, pavarësisht se çfarë veprimesh ata kanë bërë ata kundër shqiptarëve, e kundër ligjit”. Në këtë kontekst, Halimi garantoi se Partia Demokratike do të ndjekë çdo hap ligjor që të bëhet drejtësi për marrëveshjen të qeverisë me CEZ-in.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency