Eau De Gaga, aroma më e re “seksi” e Lady Gagës

0
112

gagaYlli i muzikës, Lady Gaga, është duke lançuar parfumin e saj më të ri për të cilin beson se do t’i nxitë të dyja gjinitë. Krijuesja e hitit “Born This Way” ka ngacmuar fansat dje duke postuar në rrjetet sociale një foto bardhezi, ku ajo duket e rrethuar nga meshkujt të zhveshur, sipër të cilës ishte mbishkrimi “Eau De Gaga vjen së shpejti”. Ajo më pas ka zbuluar përmes “Twitter”-it se do të lançojë aromën e saj të dytë në një të ardhme të afërt, duke shtuar se ajo do të jetë “jashtëzakonisht seksi dhe një erë nxitëse për të gjitha gjinitë” dhe duke shtuar se “(parfumi është) joshës dhe gati për seks”.

 

 

 

 

 

Beyonce nderohet me çmim special nga MTV

beyonceYlli amerikan i muzikës pop, Beyonce, e cila momentalisht është në turne amerikan me bashkëshortin e saj, Jay Z, do të nderohet me një çmim special gjatë “MTV Music Awards”. Sipas “Reuters”, Beyonce e cila është e nominuar tetë herë në kategori të ndryshme të kësaj ngjarje, do ta marrë çmimin “Michael Jackson Video Vanguard” gjatë ndarjes së çmimeve “MTV Music Video Awards”, që konsiderohet si një nga ceremonitë kryesore të industrisë muzikore, e cila do të mbahet në Kaliforni më 24 gusht. 32-vjeçarja është e nominuar ndër të tjera edhe për videon më të mirë, ndërsa në kategorinë kryesore “Video of the Year”, ajo garon me reperin australian, Iggy Azalea. “MTV Music Viddeo Awards” ka filluar në vitin 1984, ndërsa i ka ndihmuar shumë famës së kanalit muzikor, që tani është pronë e “Viacom Inc”.

 

Kritikohet Belen Rodrigues si femra më aktive në rrjetet sociale

belen​Bukuroshja argjentinase Belen Rodriguez është një ndër vipat më aktivë në rrjetet sociale dhe për këtë është kritikuar javën e kaluar nga Ilary Blasi. Mania e saj me siguri nuk i pëlqen të gjithëve po është e sigurtë që bën të lumtur shumë fansa që e duan. Bukuroshja e cila ka krijuar karrierën e saj në Itali është mbrojtur se për të qenë person televiziv ose publik është e nevojshme që të krijohet një karakter edhe në rrjetet sociale. “Nëse nuk do që të ekspozohesh ndoshta as nuk mund të punosh në një TV”, – e ka mbyllur Belen. Përveç punës së saj, bukuroshja ndan me miqtë edhe përditshmërinë e saj me djalin dhe bashkëshortin Mauro.

 

 

 

 

 

Rihanna dëshiron të blejë një klub futbolli anglez

Rihanna-me-futbollistet-300x300Me sa duket, Kupa e Botës, përveç kënaqësisë, i ka dhënë edhe një tjetër efekt këngëtares nga Barbadosi, Rihanna.Sipas zërave të fundit, Rihanna dëshiron, madje është e vendosur të blejë një klub futbolli anglez.E gjithë kjo dëshirë e Rihannës nuk lidhet vetëm me faktin e të bërit biznes, por edhe për të ngritur një akademi futbolli në vendlindjen e saj, Barbados.Gjithashtu, Rihanna ka treguar se e ka pasur ëndërr të përfshihet në një klub futbolli anglez e përderisa buxheti tashmë i lejon, dëshiron që ëndrrën ta bëjë realitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency