Merkel apelon sërish tek Putini

0
146

merkel putinKancelarja Merkel po vazhdon përpjekjet për bindjen e Rusisë që të ndryshojë qëndrimet ndaj separatistëve rusë në lindje të Ukrainës. Kremlini në anën tjetër do të shtojë presionin ndaj Perëndimit me ndalimin e importit.

 Pas një periudhe të gjatë heshtjeje Kancelarja Angela Merkel sërish ka pasur një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka biseduar për krizën në Ukrainë. Një zëdhënëse qeveritare në Berlin bëri të ditur se Kancelarja sërish ka kërkuar që presidenti rus të ushtrojë presion ndaj separatistëve rusë në lindje të Ukrainës, për të ndërprerë dhunën.

 

Kërkesat për armëpushim

Qeveria në Moskë duhet të ushtrojë presion ndaj rebelëve për të arritur një armëpushim me Kievin, kërkon Kancelarja, e cila ka shprehur edhe shqetësimin e saj, për shkak të furnizimit të separatistëve nga Rusia.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kritikojnë Rusinë për faktin se nuk po ndërmerr asgjë për të shtendosur gjendjen në Lindje të Ukrainës. Për këtë shkak kanë vendosur javën e kaluar që të ashpërsojnë sanksionet ekonomike kundër Rusisë. Më së shumti janë prekur sektorët e financave, të energjisë dhe të ushtrisë.

Rusia ka vendosur nga ana e saj që të ndalojë importin e shumë prodhimeve bujqësore nga vendet të cilat u janë bashkëngjitur sanksioneve kundër Moskës. Putin ka bërë të ditur se qeveria do të hartojë një listë të detajuar të prodhimeve të “cilat do të ndalohen të importohen, ose do të kufizohet importi”. Agjencia zyrtare e shtetit Ria Novosti njofton se në këtë listë është ndalimi i të gjitha ushqimeve nga SHBA si dhe frutat dhe perimet nga BE-ja.

 

SHBA: Sanksionet po japin rezultate

Me këtë hap Rusia e dëmton vetveten, mendojnë autoritetet amerikane. Masat e Kremlinit do ta izolojnë edhe më shumë Rusinë, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë, Laura Lucas Magnuson, në Uashington. Banka Qendrore e Rusisë ka paralajmëruar se si pasojë e ndalimit të importeve do të rritet edhe më shumë inflacioni dhe do të ulet fuqia blerëse e rusëve. Sanksionet e Perëndimit e kanë dëmtuar dukshëm ekonominë ruse, mendojnë ekspertët perëndimorë.

 

 Liberia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që epidemia e Ebolës vazhdon t’u marrë jetën qindra vetëve në vendin e saj dhe më gjerë në Afrikën Perëndimore. Në një fjalim drejtuar vendit, zonja Sirleaf tha se Liberia duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur jetët e popullatës dhe për mbijetesën e shtetit. Këto masa mund të përfshijnë përdorimin e forcave të armatosura për të vënë në karantinë zona të prekura dhe për të kufizuar lëvizjen e njerëzve.

Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se policia dhe ushtarët në Sierra Leonen fqinje kanë bllokuar rrugë rurale në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të Ebolës.

 

Sekretari i Shtetit John Kerry shkon në Afganistan

 Sekretari i Shtetit John Kerry ndodhet në Afganistan për një vizitë të panjoftuar më parë, ku po takohet me kandidatët presidencialë të bllokuar në mosmarrëveshjen e tejzgjatur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.

Gjatë udhëtimit të dytë në vend brenda një muaji, zoti Kerry pritet të bëjë presion për zgjidhjen e ngërçit për presidentin e ardhshëm. Dy kandidatët, ish-ministri i Financave Ashraf Ghani dhe ish-ministri i Jashtëm Abdullah Abdullah janë përplasur lidhur me rezultatet e balotazhit që nxori zotin Ghani si fitues.  Zoti Kerry do të shkojë në Birmani pas vizitës në Afganistan, për të marrë pjesë në një konferencë për sigurinë në Azi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency