11 mënyrat që ta mësoni a jeni martuar me njeriun e duhur

0
154

nusja_ok_319172566Sigurohuni që burri juaj i bën këto gjëra të thjeshta dhe do ta kuptoni nëse ai është apo jo burri i duhur për ju.

 1. Ai gjithmonë mburret me ty. Nëse ju në punë ngriheni në detyrë ose thjesht fitoni një biletë për koncert, ai nuk mund të rezistojë pa u treguar të tjerëve, madje atëherë kur ju më së paku e prisni, sepse ai është adhuruesi yt më i madh.

 2. Edhe pas aq vitesh së bashku, si vazhdon të jetë i sjellshëm me ju. Siç është hapja e derës ose ju ndihmon të ngjisni shkallët kur ju nuk mund të ecni më shumë ngase ju dhëmbin këmbët nga këpucët e larta.

 3. Ai nuk tenton t’ju ndryshojë. Ai është i vetëdijshëm se ju jeni ndoshta më e parregullt dhe përtace sesa ai, por kjo nuk do të paraqes problem për të.

 4. “Më mungon” nuk është thjesht një fjalë e thënë. Por është e vërteta. Edhe nëse nuk ka shkuar kohë e gjatë (përafërsisht dy orë) ngaqë nuk jeni parë.

 5. Ti mund të qash në prani të tij pa u ndier në siklet. Ai e di se kur duhet shqetësuar dhe kur jo, se ju mund ta keni thjeshtë nga filmi emocionues që po shihni.

 6. Kur shoqet tuaja ankohen për ish-të dashurit e tyre, ti bëhesh e heshtur, sepse nuk ke shumë për të thënë. Nuk është se ti dëshiron të mburresh, por ti s’ke pse pajtohesh me gjithë ato gjëra pa kuptim që ato flasin, sepse ti tashmë ke gjëra të rëndësishme afër.

 7. Ai është i afërt me familjen tënde dhe do të të sigurojë që edhe ti të jesh më të tijën. Ai e merr në telefon babain ose gjyshin tuaj pa asnjë hezitim. Dhe kjo i jep kuptim vajtjes sate në ditëlindjen e nipit të tij, edhe kur ai nuk është i pranishëm.

 8. Ai kujdeset për shoqet tuaja. Nëse një nga ato po kalon momente të këqija, ai të propozon që të shkosh ta kalosh kohën me të ose ta ftosh në darkë me ju. Ose, kur s’ka dëgjuar prej kohësh për ndonjërën prej tyre, ai pyet se si është.

 9. Ai ju lejon që t’ju shkoni gjërave deri në fund. Ndonjëherë kur ka diçka që ju nervozon dhe ju keni nevojë që disa here të flisni për atë problem, ai nuk shqetësohet për këtë dhe e pranon kërkim faljen tënde. E vetmja gjë që atë e shqetëson në gjithë këtë situatë, është që ju jeni ndier keq.

 10. Papritur, ai ju thotë se po dukeni shumë bukur. Dhe është pikërisht dita kur ju si keni pastruar flokët, s’jeni grimuar, madje as bluzën nuk e keni ndërruar.

 11. Ju mund të bëni gjëra së bashku siç janë udhëtimet, pa u grindur. Ka ndodhur të shihen çifte që grinden, madje edhe gjatë udhëtimeve. Nëse juve nuk ju ndodh kjo, atëherë jeni njëri me fat. Keni gjetur të duhurin./femra.net/

 

 Sa kohë zgjat pasioni i dashurisë?

Shkencëtaret italianë kanë llogaritur se për sa kohë mund të jetojnë fluturat në barkun tonë kur ne biem në dashuri.

Shkenca moderne ka përparuar aq shumë, saqë shkencëtarët tani janë në gjendje që të masin të gjitha segmentet e jetës sonë, madje edhe emocionet. Kështu që, së fundmi shkencëtarët italianë kanë llogaritur se sa kohë jetojnë fluturat në barkun tonë kur jemi të dashuruar. Për fat të keq, vetëm një vit mund të zgjasin, pohuan rezultatet që u bënë në qendrën për kërkime molekulare në Universitetin italian të qytetit të Pavias.

Shkencëtarët e kësaj qendre kanë gjetur se është proteina Ngf si barometër shumë i saktë i dashurisë, e cila ndikon në zhvillimin, mbrojtjen dhe rigjenerimin e fijeve nervore. Duke u nisur nga ky zbulim, ekspertët italianë kanë kryer një studim shumë interesant. Ata kanë krahasuar nivelet e kësaj proteine në gjakun e 58 njerëzve të sapodashuruar mes moshës 18 deri 31 vjeç, me njerëzit që janë në marrëdhënie të qëndrueshme si dhe ata që janë vetëm.

Rezultatet e kësaj analize treguan qartë se është niveli i proteinës Ngf që gjendet më shumë në gjakun e personave të dashuruar. Por, kur e njëjta analizë u krye pas një viti, studiuesit zbuluan se niveli i kësaj proteine është pothuajse i njëjtë, që të mos themi identike me nivelin në gjak te personat e vetmuar apo ata të cilëve lidhja ka kohë që u është futur në ujëra më të qetë. Për këtë, shkencëtarët italianë besojnë se kjo proteinë është fajtori kryesor për euforinë që ndjejmë dhe gjendjen e hareshme që na krijohet kur jemi në dashuri, gjithashtu edhe dridhjen e pazakontë të fluturave në barkun tonë kur ne shohim personin tonë të dashur. Për fat të keq, me anë të këtyre studimeve, ata treguan se këto flutura jetojnë vetëm brenda një viti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency