“Uncharted” në Porto Palermo

0
126

porto palermo“Uncharted” do të quhet Art Kontakt Festival 2014, i cili do të organizohet në Kalanë e Porto Palermos. Ky është edicioni i tretë i këtij festivali të artit bashkëkohor, i cili tashmë ka marrë formën e një bienaleje ndërkombëtare. Janë rreth 25 artistë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin punët e tyre në teknika të ndryshme si video-art, piktura, fotografi, perfomanca, instalacione etj. Art Kontakt Festival 2014 do të jetë një pikë takimi i artistëve që do të vijnë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës. Sipas organizatorëve, “qëllimi i këtij festivali është të sjellim në qendër të vëmendjes tendencat e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar, zhvillimin e artit multidisiplinor në Shqipëri, shkëmbimin e praktikave artistike midis artistëve dhe organizatave kulturore të rajonit, për të forcuar rrënjët e bashkekzistencës në rajonin tonë nëpërmjet artit dhe kulturës. Ajo gjithashtu synon dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore duke përdor monumentin e kulturës si faktor tërheqës gjatë sezonit veror, si dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social”.

Sipas njoftimit për mediat thuhet se në larminë e aktiviteteve të këtij festivali të artit bashkëkohor, do të ketë mjaft risi dhe prurje origjinale projektesh artistike, workshop-e dhe performanca. Një seksion i veçantë do t’i dedikohet projektit të Adrifort. Kjo konsiderohet prej organizatorëve i rëndësishëm për faktin e integritetit që ofron në partneritetin privat e publik në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. I përfshirë do të jetë edhe një projekt artistik, audio-vizual i producentit muzikor Leonard Toma, i cili do të projektojë imazhe të fortifikimeve Adrifort, të shoqëruara me një përzierje të tingujve të muzikës elektronike me atë të traditës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit. Përveç artit pamor, ky festival do të pasurohet me tingujt live të muzikës bashkëkohore eksperimentale, të DJ-ve të ardhur nga vendi dhe rajoni, muzikë, e cila do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe shumë surpriza të tjera për publikun. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency