Rrezik helmimi në avion

0
133

avioni helmimAjri i kontaminuar në kabinën e avionëve mund të dëmtojë sistemin nervor të pasagjerëve. Studimet e tregojnë se në sistemin e ajrimit të avionëve futen edhe gaze helmuese.

 Kur në avion ndihet era këmbë, kupton se vjen nga pasagjeri në ndenjësen ngjitur. Por ka edhe aroma të tjera. Aroma që nuhaten në kabinë, kur avujt e naftës së djegur arrijnë aty përmes sistemit të ajrimit. Ato përmbajnë përbërës helmues që prekin sistemin nervor dhe mund të shkaktojnë dëme të pakorrigjueshme shëndetësore.

Në Gjermani në vitin 2012 rasti i një Airbusi të kompanisë “Germanwings” pushtoi titujt e parë të mediave. Dy pilotët thithën ajrin e kontaminuar në kabinë dhe shfaqën shenja helmimi. Për pak ata humbën ndjenjat dhe arritën të ulnin me shumë vështirësi avionin në aeroportin e Këln/Bon. I ashtuquajturi rasti “Fume Event” nuk është i vetmi. Sipas shifrave të Zyrës Federalë për Hetimin e Aksidenteve Ajrore, nga viti 2006 deri në 2013 ka pasur 663 të tillë. Në dhjetë prej tyre janë shkaktuar probleme shëndetësore afatgjata tek të prekurit. Pra një rrezik për ekipin fluturues dhe pasagjerët.

Një tjetër provë për helmet në kabinat e avionëve është një studim i publikuar nga “Welt am Sonntag”. Kompania e fluturimeve “Condor” ka kontrakutar Institutin Fresenius për të testuar avionët e saj për prezencën e gazit nervor Trikresylphosphat (TCP). Instituti bën kontrolle në avionë “Airbus” dhe “Boeing” të kompanisë “Condor”. Sipas të dhënave të “Welt”, studimi tregoi se kishte kontaminim në “11 nga 12 avionë “Airbus A320”, “në pesë nga 13 avionë “Boeing 757” dhe “në gjashtë nga nëntë “Boeing 767”. Tek të gjithë gjendeshin gjurmë të TCP. Condor ka bërë studimin që në vitin 2009, por nuk e ka publikuar ende.

 

Pasojat për shëndetin e njeriut

TCP tek insekticidet njihet me emrin E605 dhe është në të njëjtin grup me agjentin nervor Sarinë. TCP gjendet edhe në motorët e avionëve. Pothuajse në të gjithë avionët modernë ajri që shkon në kabinë nuk filtrohet, prandaj nëse pak nga avulli i naftës del nga motorët atëherë mund të shkojë lehtësisht në kabinë. Kur trupi i njeriut bie në kontakt me këtë gaz reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet: dhimbje koke, prodhim sekrecionesh, përzierje, pagjumësi, dridhje muskujsh ose humbje e përqendrimit.

Mjeku i përgjithshëm Frank Bartram ka trajtuar shumë pilotë dhe staf fluturimesh, të cilët përmes këtyre helmimeve kanë pasur probleme për një kohë të gjatë. “Ata kishin të gjithë një dobësim të sistemit imunitar, sepse ky helm mund të bëhet akoma më toksik kur hyn në trupin e njeriut”, – shpjegon eksperti për “Deutsche Welle”. Rregulli i toksikologjisë “shumë helm ka shumë efekt, pak helm kam më pak efekt”, nuk ka vlen për këtë lloj helmi, sepse edhe një sasi e pakët mund të shkaktojë probleme serioze në trup, shpjegon Bartram.

 

“Sindroma aerotoksike”

Ky cilësim u bë për herë të parë në vitin 1999. Shqetësimet e para shëndetësore të këtij lloji u raportuan për herë të parë që në vitet ‘50. Organizata Botërore e Shëndetësisë deri tani nuk e ka njohur këtë sëmundje dhe në këtë mënyrë nuk mund të bëhen përgjegjëse kompanitë ajrore. Por pas zhvillimeve të reja kjo mund të ndryshojë.

Një studim i Shoqatës Aerotoksike tregoi se një pilot britanik vdiq për shkak të helmimit nga ky gaz. 43 vjeçari Richard Westgate vdiq në dhjetor të vitit 2012, pa mundur të gjejë një kurë për shpëtimin e tij. Për shkak se sistemi i tij imunitar ishte i dobët, ai kishe miokardi, leucemi dhe sklerozë. Nga autopsia që i bënë më pas mjekët, zbuluan se kishte dëmtime në sistemin nervor që kishin ardhur nga helmimi.

Në raste të rënda, një helmim mund të çojë edhe në çrregullime me ndjeshmërinë e krahëve dhe këmbëve, shpjegon Jörg Handwerg nga Shoqata Cockpit. Shumë kolegë të tij, të cilët ankohen për probleme të tilla shëndetësore, kanë humbur punën dhe nuk janë më të aftë për të bërë një gjë të tillë. “Për ata që janë të prekur duhet të gjendet një mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin pa qenë nevoja të marrin ndihmë sociale”, – thotë Handwerg. Në kontratat e pjesës më të madhe të kompanive ajrore thuhet qartë se një pilot që humbet licencën, përjashtohet menjëherë nga kompania.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency