Zarabanda plus e Lume Blloshmit

0
133

Krenar Zejno

406402_256510821087197_1274093135_nQysh prej titullit njoftohemi për atë vallëzim qerthullor arkaik, Zarabanda, që sipas simbolikës antike shoqëronte nisjen e mërgimtarëve tek u ndihte fat e det të mbarë. Në artin e mesjetës së vonë Zarabanda rikthehet, dëshmohet dhe përjetësohet në kryevepra të letërsisë, pikturës dhe muzikës, nga Cervantes te Bah, Hnadle, Dedussy, Eric Sati e me radhë. Prej autores Blloshmi jemi njoftuar se vepra do të ekspozohet (pra, njëkohësisht, edhe ekzekutohet) përgjatë qerthullit të jashtëm në murajën e objektit “Torre veneciane”

 Fakti që për herë të parë na paraqitet rasti të gjendemi para një kombinimi të tillë, dance & performance, do të mjaftonte i vetëm: së paku, si premisë kureshtie për një shfaqje krejt të veçantë në “skenën” tonë të artit pamor. Por, sigurisht, është më shumë se kaq. Le të zbulojmë diçka prej konceptimit kompleks të veprës. Më së pari, edhe vetë ky kombinim “duet” formash shprehjeje është përgatitur të ftojë e përfshijë në “valle” edhe komponentë të tjerë. Qysh prej titullit njoftohemi mbi atë vallëzim qerthullor arkaik, Zarabanda, që sipas simbolikës antike shoqëronte nisjen e mërgimtarëve tek u ndihte fat e det të mbarë. Në artin e Mesjetës së vonë Zarabanda rikthehet, dëshmohet dhe përjetësohet në kryevepra të letërsisë, pikturës dhe muzikës, nga Cervantes te Bah, Hnadle, Dedussy, Eric Sati e me rradhë.

Prej autores Blloshmi jemi njoftuar se vepra do të ekspozohet (pra, njëkohësisht, edhe ekzekutohet) përgjatë qerthullit të jashtëm në murajën e objektit “Torre veneciane” në qytetin e Durrësit. E kësisoj, nisur edhe vetëm nga zgjedhja e “skenës”, edhe kureshtja nis të mbushet me elementë imagjinarë dhe shoqërizime realitetesh të hershëm e aktualë. Po cilët janë elementët konkretë të veprës? Një instalacion i kategorisë pikturë-skulpturë në material natyral, i përbërë nga një varg trupash figura e figurina, në rradhë përgjatë murit. Kompozimi dhe efektet e një ndriçimi të posaçëm synon të përftohet iluzioni i siluetave, hijeve, por, me gjasë, edhe perceptimi i lëvizjes, valëzimit dhe vallëzimit. Duke e qasur kështu veprën edhe drejt zhanrit të artit optik dhe kinetik. Ndërkaq, paralel me trupat e instaluar, trupa profesionale e baletit interpreton realisht pjesën e përshtatur. Besoj, me elementë të pantomimës, gjestikulacionit arkaik të shenjuar prej erotikës dhe sensuales së Zarabandës antike, e ndoshta edhe modernes bashkëkohore. Meqë, në rrafshin kuptimor semantik vepra e Blloshmit (që e ka patur edhe mëherët një paraqitje të Zarabandës në një tjetër trajtë) mbetet e lidhur me synimin për të paraqitur kalamendjen në dy hapësira kohore që i vë të përplasen e përbashkohen në skajet e tyre, arkaike e bashkëkohore, antike e moderne. E për rrjedhojë kjo vepër shfaqet në këtë rast edhe disi narrative. Gjë që na dha rastin të rrëfejmë edhe këtu, e të pararendim gjer këtu, diçka prej brendisë së saj.

 “Zarabanda” është ekspozita e artistes Lume Blloshmi që do të hapet në mbrëmjen e sotme në Torre Veneciane të Durrësit. Ekspozita sjell edhe dance performance, ideuar nga Gjergj Prevazi dhe Lume Blloshmi, interpretuar nga artistet: Elton Cefa, Akreoma Saliu,Elona Zyberi, Robert Nuha, Rosella Pellicciotti, Glodian Imeraj,Rreze Qerreti, Evisa Lazri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency