Vështirësitë e Ukrainës për rikthimin e Krimesë

0
134

krimeaNdonëse luftimet e ashpra dhe retorika e nxehtë në lindje të Ukrainës vazhdonë të dominojë kryetitujt në media, grindja në mes të Kievit dhe Moskës rreth Krimesë, zien ende dhe duket më i vështirë se asnjëherë tjetër.

Rusia e aneksoi gadhisullin në Detin e Zi, në muajin mars, një lëvizje që Ukraina dhe shumica e vendeve të botës kanë refuzuar ta njohin.

Duke folur në televizionin ukrainas më 1 gusht, presidenti Petro Poroshenko, ka thënë se vendi i tij nuk do heq dorë nga Krimea.

“Ukraina do të përdor metoda që janë në dispozicion të saj për të mbrojtjur interesin kombëtar”, ka thënë ai derisa e ka shpallur vendimin se Ministria e Drejtësisë duhet të ndjek të gjitha mundësitë ligjore.

Zëvendës shefi i stafit i Poroshenkos, Valeriy Chaliy e ka ripërsëritur pozicionin e njejtë, duke thënë se “nuk ka shansë” që Kievi të njohë ndonjëherë “okupimin e Krimesë”.

“Krimea ka qenë, është dhe gjithëmonë do të jetë pjesë e Ukrainës”, ka thënë ai.

Këto deklarime nga Kievi janë bërë vetëm pak ditë pas deklarimeve po aq kategorike të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Krimea është pjesë e Rusisë. Nuk ka pasur bisedime me askë rreth krimesë. Nuk ka bisedime dhe se asnjëherë nuk do të ketë”, ka thënë ai.

Ambasadori special i Ukrainës Andriy Veselovskiy, ka thënë se mekanizmat ligjor për arritjen e qëllimeve të Ukrainës, ekzistojnë.

Gjatë intervistës me Radion Evropa e Lirë, ai citon si precedente rikthimin e Rhinelandit Gjermanisë, rreth 20 vjet pas Luftës së Parë botërore dhe rikthimin e Hong Kongut Kinës pas më shumë se 100 vjet të sundimit britanik, në vitin 1997.

“Ka shumë shembuj. Por, në shumicën e tyre, ekziston një kusht i rëndësishëm – të dyja palët janë pajtuar për një vlerësim gjyqësor të situatës. Në situatën aktuale, nuk njoh askë që mund ta imagjinojë se Rusia do pajtohet për të marrë pjesë në një proces të till. Pra, ky është problemi, jo mungesa e mekanizmave”, ka thënë ambasadori Veselovskiy.

 

Duke e krijuar një udhërrëfyes

Vëzhguesi politik nga Krimea, Oleksandr Starisha, i kërkon Kievit që ta dërgojë rastin te Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Stokholm, menjëherë.

Mirëpo Kievi ka qenë shumë i ngadaltë në hartimin e strategjisë për rikthimin e gadishullit derisa përballet me luftime në lindje të vendit dhe paqartësi politike në kryeqytet.

“Momentalisht struktura e qeverisë dhe njerëzit e zgjedhur nuk korrespondojnë me rëndësinë e detyrave që duhet të kryhen”, thotë Andriy Senchenko, anëtar i parlamentit të Ukrainës.

“Nuk po them që askush nuk po punon. Por, Krimea është e okupuar. Në anën tjetër po vazhdon operacioni antiterrorizëm dhe se ka probleme shumë të mëdha në ekonomi. Ekzekutivi duhet të jetë në gjendje që të përballet me detyrat me të cilat përballemi ne tani”, thotë ai.

Ihor Semivolos, drejtori i Institutit për Studime të Lindjes së Afërt në Kiev i ka thënë Radios Evropa e Lirë se fushta kundër separatistëve pro rusë dhe mercenarëve në lindje të Ukrainës është duke e penguar qeverinë dhe strukturat e saj analitike për tu fokusuar në çështjen e vështirë të Krimesë.

“Të jem i sinçertë, nuk besoj që Krimea mund të kthehet përmes gjykatave apo mundësive ligjore. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë përpjekje. Kjo duhet të bëhet, ne duhet t’i kemi të gjitha argumentet dhe të gjitha vendimet e gjykatës. Ne duhet të tejkalojmë çdo procedurë me qëllim që eventualisht të kthejmë Krimenë. Por, unë mendoj që duhet të ketë një qasje të kombinuar, duhet të ketë element të forcës, elementi politik dhe ai ligjor”, vlerëson Semivolos.

 

Krimea, një “ishull Gjeo-ekonomik”

Andriy Klimenko, redaktor i faqes së internetit, “Black Sea News”, thotë se dështimi i lëvizjës separatiste në lindje të Ukrainës mund të jetë qelësi për rikthimin e Krimesë si tokë ukrainase.

“Kur presidenti rus, Vladimir Putin nuk ishte në gjendje të realizojë planin e tij për të krijuar një urë tokësore nga Donbas për në Detin Azov, kjo ishte një katastrofë për ta”, vlerëson Klimenko.

“Është baza fundamentale shkencore për rikthimin e Krimesë, një rikthim të shpejtë po mendoj. Krimea është e ndarë nga toka kryesore e Rusisë, është një ishull gjeo-ekonomik dhe kjo është rrënja e problemeve, furnizimi i rajonit me ato që ka nevojë përmes linjave aktuale të komunikacionit”, vlerëson më tej redaktori, Andriy Klimenko.

Faqja e Internetit që e udhëheqë Klimenko vëzhgon të gjitha anijet dhe aeroplanët që shkojnë në Krime, duke thyer kështu ligjet ndërkombëtare me qëllimin që të vendosen sanksione ndaj kompanive që e bëjnë këtë.

Këshilltari politik rus, Stanislav Belkovski, thotë se Ukraina duhet të fokusohet në afatet e gjata.”Natyrisht, Vladimir Putin, asnjëherë nuk e jap Krimenë. Derisa ai mbetët në pushtet, nuk ka asnjë arsye që as të mendohet kjo gjë. Mirëpo, edhe nëse Vladimir Putin e lë pushtetin, populli rus nuk pritet të pajtohet me humbjen e territorit. Mesiguri, ne duhet të mendojmë që ndoshta më mirë është t’ia japim Krimesë statusin e një shteti të pavarur, se sa rikthimin nën kontrollin e Ukrainës”, vlerëson Belkovski.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency