Axhenda e vizitës/ Papa do të lëvizë me makinë të hapur në Tiranë, fjalimi te “Nënë Tereza”

0
105

globi-PAPA_FRANCISK_640x336_558203326Papa Françesku do të shoqërohet në avion nga mbi 70 gazetarë të huaj

Papa Françesku nuk do të lëvizë me makinën e tij të blinduar në Tiranë, por me një makinë të hapur, e cila do të sigurohet nga autoritetet shqiptare. Axhenda e zbardhur ditën e djeshme parashikon një sërë takimesh duke filluar që me Presidentin Bujar Nishani deri te kremtimi i lutjes së mbrëmësores me meshtarët, në Katedralen e Tiranës. Papa Françesku do të vijë në Shqipëri në 21 shtator, në Ditën Botërore të Paqes dhe kjo është vizita e parë në Evropë për Papën. Mësohet se Ati i Shenjtë do të niset nga Roma në orën 07:30 të datës 21.9.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, në orën 09:00, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Papa do të mbajë një meshë të hapur për të gjithë qytetarët në sheshin “Nënë Tereza”. Pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës e shpalli Atin e Shenjtë dhe Qytetar Nderi të kryeqytetit. Kisha Katolike shqiptare informon se Papa Françesku do të shoqërohet në avion nga mbi 70 gazetarë të huaj.

 

 Axhenda e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri

7.30 – Nisja me avion nga Aeroporti i Romës, Fiumiciono, për Tiranë
9.00 – Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës

Pritja zyrtare

9.30- Ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës

Vizitë kortezie Presidentit të Republikës

10.00 – Takim me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë

11.00 – Mesha e shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë

Lutja e Engjëllit të Tënzot dhe fjalët e Atit të Shenjtë

13.30 – Takim dhe drekë me ipeshkëvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike

16.00 – Takim me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin Katolik “Nëna e Këshillit të mirë” – Fjalim i Atit të Shenjtë.

17.00 – Kremtim i lutjes së mbrëmësores me meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës – Fjalim i Atit të Shenjtë.

18.30 – Takim me fëmijët e qendrës Betania dhe me një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në qendrën Betania – Fjalim i Atit të Shenjtë.

19.45 – Ceremonia e largimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

20.00 Nisja me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.

21.30 – Mbërritja në Aeroportin e Roma Ciampino-s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency