Nipi prish fejesën, vetvritet gjyshja nga turpi

0
155

z_3430Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Grezë kur u gjet e vrarë me armë zjarri 67-vjeçarja Sulvie Difeku. Nga hetimet e para policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje. E moshuara kishte një plagë me armë zjarri në fyt e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burime nga policia bëjnë të ditur se Difeku kishte rritur djalin e së bijës për të cilin kishe përgjegjësi. Nipi 23-vjeçar ishte fejuar disa kohë më parë por prej dy dytësh e prishi fejesën. Gjyshja nuk ka qenë dakord për prishjen e fejesës dhe ka tentuar të bindë nipin të mos e lërë nusen, por ai nuk ka pranuar. Nipi së bashku me të ëmën janë marrë në pyetje nga policia ku deklaruan se gjyshja vrau veten nga turpi. “Ne ishim në shtëpi dhe dëgjuam një të shtënë. Shkuam me vrap në dhomën tjetër dhe gjetëm gjyshen të mbuluar me gjak”, – mësohet të ketë thënë në polici 23-vjeçari Ndërkohë që policia bën të ditur se nuk ka rënë ende pista e vrasjes e cila po hetohet pasi dëshmia e nipit dhe vajzës së viktimës mund të jetë një kamuflim. Por sipas policisë paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency