Konferenca e jashtëzakonshme/ Basha: Marrëveshja me CEZ, një krim financiar

0
158

BASHA-CEZ-300x167Pak minuta përpara nisjes së seancës së fundit parlamentare, ku parashikohet dhe miratimi i marrëvëshjes me Kompaninë CEZ, kreu i opozitës Lulzim Basha, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos e votojnë atë, duke e cilësuar krimin më të madh financiar që vendi ka parë ndonjëherë.

Basha tha se ratifikimi i marrëveshjes është vjedhja e shekullit, pasi i fal kompanisë CEZ 3 miliardë dollarë.

Lulzim Basha : “Marrëveshja e qeverisë me kompaninë CEZ është vepër kriminale me autor të plotë të qeverisë Rama. Qeveria ka marrë përsipër t’i japë CEZ jo vetëm 95 mln euro por ajo që i falet me faturë të pranuar nga të dyja palët janë: 350 mln euro fatura të papaguara ndaj KESH e OST4.6 milion euro të paguara më parë CEZ meme, 100 mln euro padi e ngritur nga DIA, firma mbledhëse e parave 1.7 miliardë lekë detyrime tatimore, gjyqe të fituara nga autoritetet e tatim taksave. Në total duke përfshirë dhe llogarinë e dëmit shkaktuar Shqipërisë, vlera që i falet CEZ me këtë marrëveshje është 3 miliardë dollarë. Pa dyshim që jemi kundërshtarë politikë dhe ju e dini mirë arsyen pse nuk jemi në atë sallë, por ju keni detyrimin të mos bëheni pjesë në këtë krim dhe vjedhje e cila nëse realizohet ju bën bashkëpërgjegjës. Në këtë vjedhje e cila në volumin e saj është 600 herë më e madhe sesa vjedhja e raportuar në thesarin e BSH. Refuzoni mungesën e transparencës dhe përgjegjshmërisë që qeveria ka treguar ndaj jush duke fshehur faktet. Ngrihuni në lartësinë e detyrës tuaj, kërkoni informacion. Uroj që ju të lini mënjanë përkatësinë tuaj politike e të silleni si shqiptarë e të ndaloni ratifikimin e kësaj megavjedhje të Shqipërisë.”

Basha tha se opozita do të bëjë publike raportet që sipas tij faktojnë të vërteta mbi këtë mega-aferë, prapa së cilës sipas kreut të demokratëve fshihet edhe rritja e çmimit të energjisë për qytetarët shqiptarë.

Lulzim Basha : “Raportet do t’i bëhen sot publike qytetarëve shqiptarë, përmes mediave dhe internetit ku thuhet se Shqipërisë CEZ i detyrohet një shumë deri në 3 miliardë dollarë. Thuhet se paratë e marra me kredi nuk ishin përdorur për të bërë investimet, paratë e mbledhura nuk ishin investuar por ishin transferuar në parajsa fiskale nga kompanitë e kontraktuara nga CEZ. Heqja e licencave nga enti rregullator i energjisë ishte i drejtë. CEZ me dashje shkatërroi kompaninë. Do faktojmë që Rama ka hequr dorë nga procedimet penale, që qeveria i ka fal CEZ-it mbi 500 miljon euro, do ju faktojmë se asnjë avokat se ka këshilluar këtë qeveri për një gjë të tillë dhe krimi i dytë ka të bëjë me rritjen e çmimit të energjisë. Qeveria i mban të fshehura këto raporte dhe për më tepër sajon fakte dhe trillime të paqena për të manipuluar opinionin publik, por dielli nuk mbulohet me shoshë.”

Sipas kreut të opozitës kjo është hera e parë që në historinë e një vendi, një konflikt i përmasave të tilla financiare zgjidhet pa një analizë të hollësishme ligjore, me negociata në fshehtësi të plotë dhe pa pjesëmarrjen e avokatit ndërkombëtar të palës shqiptare dhe vlerësuesit financiar.

Ndaj ai paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet deri në zbardhjen e plotë të asaj që e cilësoi vepër penale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency