Përfaqësuesit e biznesit/ “Qeveria goditi besimin e investitorëve, biznesi i vogël, drejt falimentit”

0
103

Gëzim Saliu

basha ne konferencen per ekonomine.. Biznesi: Pasiguria juridike, e dëmshme. Paketa e fasonëve, qeveria nuk mori parasysh asnjë nga kërkesat

Biznesi shpreh pakënaqësi për 300 ditët e qeverisë në fushën ekonomike-financiare, duke theksuar uljen e konsumit, rritjen e taksave, dështimin e subvencionimit si edhe pasigurinë juridike. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Ilir Zhilla, deklaroi dje në konferencën e organizuar nga opozita se qeveria përmes praktikave të saj ka goditur besimin e investitorëve. Sipas tij, produktin propagandistik që ekzekutivi ishte përgatitur ta thoshte tek militantët e vet, e ka besuar edhe vetë. “Konkretisht gabimi i parë i mazhorancës është vijimi i kritikës joreale ndaj ekonomisë. Kanë goditur besimin konsumator dhe qytetar. Skemat ekonomike në bujqësi, etj që ngriti qeverisja e mëparshme janë asete ekonomike për të gjithë shtetin sepse për të ngritur një sistem duhen disa vite, pra do kohën e vetë të konsolidohen, por këto u ndërprenë. Ato mund të ndërpriten gradualisht por jo menjëherë. Kështu ndodhi edhe me kreditë e të pastrehëve. Po godet besimin e investitorëve me luftën që po bën me sistemin e drejtësisë. Pas goditjes së ekonomisë dhe tani të sistemit të drejtësisë me këtë vulgaritet unë mendoj se është njësoj si tu thuash investitorëve të huaj që mos hajdeni”, – theksoi Zhilla.

 

Qëndrimet

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, kundërshtoi skemat e qeverisë në subvencionimin e bujqësisë, ku pohoi se nuk po realizohen investimet në bujqësi, gjë që do të ndikojë, sipas tij, në uljen e ritmit të prodhimit. “Me skemat e reja përfitojnë shumë pak fermerë”, – tha ai. Ndërkaq, përfaqësues i biznesit të vogël deklaroi se ka një ngërç në ekonomi, duke e vërtetuar këtë me një shembull konkret. “Një miku im, pas disa muajsh emigracion, pasi theu edhe afatet e emigrimit, u kthye dhe hapi një biznes të vogël të tregtisë së këpucëve. Ka dy muaj që ka hapur dyqanin dhe tani do e mbyllë pasi nuk shitej asgjë, pasi njerëzit po riparojnë këpucët që kanë dhe nuk po blejnë asgjë”, – pohoi ai, duke theksuar se papunësia është në nivele dramatike me asnjë investim dhe asnjë vend të ri pune. “Qeveria vazhdon të rrisë borxhin për bizneset duke shkaktuar falimentimin e tyre. Nuk lëvron as shumat e bizneseve të vogla e të mëdha. Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin se do të ktheje borxhet?”, – nënvizoi ai. Nga ana tjetër përfaqësuesi i fasonëve në tryezë tha se paketa e re e propozuar nga qeveria nuk mori parasysh asnjë nga propozimet e këtij biznesi. Sipas tij, statistikat tregojnë se në kushtet në të cilat ndodhet vendit sot, nuk ka asnjë rritje të aftësisë konkurruese. Promovimi me bujë i kësaj pakete, nuk është ajo që në kërkojmë. Nuk e prisnim të ndodheshim në këtë situatë. Të krahasojmë për shembull vende si Kroacia apo Maqedonia, atje tatimfitimi është 0% për 3 vitet e para. Pretendojmë ti afrohemi BE dhe duhet te jemi koshient për rritjen e pagës minimale për punonjësit tanë dhe kjo do të ishte shumë më e vlefshme se rritja mbi 50% e tatimfitimit”, – u shpreh Hoxha në emër të fasonëve. Po ashtu edhe përfaqësuesi i shoqatës së bizneseve të huaja Përparim Kalo shprehu pakënaqësi ndaj politikave të qeverisë, duke evidentuar 8 pika lidhur me premtimet e mazhorancës para zgjedhjeve që prej 300 ditësh nuk janë përmbushur. “Nga përvoja ime mbi 20-vjeçare kam qenë dëshmitar i përpjekjeve që janë bërë për reformë në pronësinë e tokës. Implementimi i ligjeve dhe normave të reja shpesh sjell edhe konfuzion, por pasiguria juridike është ajo çka dëmton më shumë bizneset”, – tha Kalo.

 

 Reformat/ Buxhuku: Opozita në Kuvend. Basha: Qeveria s’do konsultim, Parlamenti, instrument dhune

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, gjatë diskutimit në konferencën e organizuar nga PD-ja për situatën ekonomike, deklaroi se opozita pavarësisht nga çdo rrethanë, duhet të jetë e pranishme në Kuvend. “Zoti kryetar, mendoj dhe këshilloj që në të mirë të qytetarëve, zhvillimit të vendit dhe vetë qëllimit tuaj për të fituar mbështetjen publike, së pari vendi juaj duhet të jetë në Kuvend; së dyti, duhet të jeni të gatshëm të merrni përgjegjësi aq sa ju takon dhe së treti, të jeni të gatshëm të jeni kompromise për reforma madhore që i shërbejnë interesit publik afatgjatë”, – tha Buxhuku. Kjo kërkesë e biznesit për të riparë opozitën në Kuvend i ka shërbyer kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që të shpjegojë 5 arsyet e bojkotit të së djathtës, duke theksuar: “Kjo tryezë mund dhe duhet të ishte zhvilluar në ambientet e Kuvendit, por siç jeni dëshmitarë, jo vetëm në rastin e paketës fiskale dhe buxhetit të vitit të kaluar, por në çdo rast tjetër qeveria jo vetëm ka dështuar por edhe ka penguar proceset e konsultimit. Kjo ndodhi edhe me paketën në drejtësi, derisa më në fund një kombinim rrethanash duket se i ka ndalur në disa prej hapave që donin të ndërmerrnin fshehtazi. Dhe disa prej reformave të tjera sic është ajo territoriale ka një shurdhëri të plotë ndaj qytetarëve dhe opozitës për ta bërë këtë reformë të rëndësishme me konsensus dhe jo pa konsensus. Ne duam të jemi në Kuvend, por aty ku debatohet dhe jo në një Kuvend ku sa herë opozita merr fjalën dhunohet. Nuk është diçka që po ndodh në mënyrë incidentale, por e programuar. Në parlament është ngritur një instrument dhune”, – deklaroi kreu i PD-së.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency