Biletë/ Shtatore që na duhen

0
239

Artan FUGA

Artan_Fuga(Sugjerim Ministrisë të Kulturës)

Do të subvencionoja ngritjen e shtatoreve edhe të:

1. Ballaban Pash tradhtarit shtrirë në këmbët e Skënderbeut, duke u lutur të mos e vrisnin.

2. Leka Zogun fëmijë në krahët e Mbretit Zog, duke ikur nga Shqipëria.

3. Princ Vidit ulur në fronin e Shqipërisë në Durrës, pra mbi ujë.

4. Hamza Kastriotit duke parë me inat lindjen e djalit të Skënderbeut, Gjonit.

5. Mamicën mbi kalë duke prerë me jatagan koka osmanlinjsh.

6. Skënderbeun e vogël jeniçer te Sulltani.

7. Haxhi Qamilin duke puthur këmbët e Sulltanit.

8. Ismail Qemalin duke nënshkruar aktin e dorëheqjes si kryeministër.

9. Tufën e deputetëve shqiptarë të 39-ës, palaçove, duke i dorëzuar kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit (grup skulptural).

10. Mujin dhe Halilin duke bërë dashuri me zanat (grup skulptural).

11. Gjergjin duke u mjekuar nga e motra, shtrirë, plagosur nga plagët e Bajlozit.

12. Komandantin francez që themeloi Republikën franceze të Korçës.

13. Konstandinin mbi kalë bashkë me të motrën.

14. Malësorin Gjorg të vrarë në pritë, me titullin “PRITA”.

15. Ramize Gjebrenë duke e pushkatuar.

16. Emigrantin e 91-shit, mbi dallgë duke ikur nga sytë këmbët prej Shqipërie.

17. Një çam, një kosovar, një shqiptar Maqedonie, një shqiptar nga Mali i Zi, një shqiptar nga Tirana duke ndërtuar kullën e Babelit.

18. Tre vëllezërit duke ndërtuar një mur që nuk ekziston (grup skulptural) – Rozafa.

19. Rozafa duke i dhënë gji fëmijës të ngurosur në mure.

20. Fshatarin duke therur lopën – Tufëzimi.

21. Suden duke mbledhur paratë.

22. Grup skulptural: një djalë shqiptar duke përqafuar në seks një kineze të re.

23. Prostitutën Sarah duke pozuar nudo për një pushtetar.

24. Një korrier partizan duke e vrarë shoku i tij pas shpine.

25. Mbretëreshën Teutë duke instruktuar piratët ilirë të detit.

26. Ali Pashë Tepelenën me kokën e vet në duar.

 

27…

Mos bëni kot monumente pa identitet kombëtar, ca burra që njihen kush janë vetëm nga gdhendja në beton e emrit të tyre, standard, me jaka të ngritura, pardesy të kthyera në cep nga era, me shkop në dorë, pa pikë kuptimi, që as ngrohin e as ftohin, pare e hedhur për tenderim.

Çojini për skrap ato. Nuk janë art.

Na duhen skulptura që të na tronditin dhe që sa herë t’i shohim të na dridhen mishtë dhe gjunjët e të bëhemi më të mirë.

Arti është tejkalim i reales.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency