Sarandë / Ishte denoncuar e humbur, gjendet e rrëmbyer dhe e dhunuar 18-vjeçarja nga Tirana

0
144

Sonila Mesareja

Arrestohen 5 të rinj nga Durrësi, iu gjenden në banesë maska dhe armë të ftohta. Tentuan të nxirrnin si prostitutë kamerieren

 

kidnapim_1-300x222Pesë të rinj nga Durrësi janë vënë në pranga nga policia e qytetit bregdetar të Sarandës, pasi kishin rrëmbyer dhe dhunuar një 18-vjeçare nga Tirana. Vajza, e cila ishte denoncuar e humbur nga familja prej disa ditësh, ndërsa policia e kryeqytetit e kishte shpallur në kërkim, u gjet e dhunuar fizikisht nga policia e Sarandës. Sipas dëshmisë së vajzës, ajo ishte rrëmbyer dhe dhunuar nga 5 të rinjtë nga Durrësi, ndërsa qëllimi i një personi të gjashtë ka qenë për ta shfrytëzuar si prostitutë. Nga të dhënat paraprake mësohet se vajza kishte shkuar në qytetin e Sarandës ku kishte filluar punë si kameriere. Të rinjtë kanë mësuar faktin që ajo ishte e vetme në Sarandë dhe kanë organizuar rrëmbimin e saj përmes përdorimit të armëve të ftohta, duke e dhunuar shtetasen me inicialet M. I. nga Tirana. Pas marrjes në pyetje, vajza është dorëzuar te familjarët e saj.

 

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku policia e qytetit bregdetar arrestoi në flagrancë 5 të rinj nga Shijaku dhe Durrësi, përkatësisht Ermal Taka, 26 vjeç, banues në Shijak; Përparim Breçani 26 vjeç, banues në Durrës; Arlind dhe Amaril Maroshi, 21 dhe 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, dhe Ramiz Cenaj, 19 vjeç, banues në Manëz, të cilët duke ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime me armë të ftohta, i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 18-vjeçares nga Tirana me inicialet M. I., e cila punonte kameriere në bar-kafe “Monalisa” në qytetin e Sarandës. Sipas burimeve policore, e reja rezultonte e shpallur në kërkim, pasi prindërit e kishin denoncuar të humbur, pasi ishte larguar nga familja pa dijeninë e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjendën maska, armë të ftohta, të cilat kishin shërbyer për të rrëmbyer 18-vjeçaren nga Tirana dhe për ta kërcënuar atë. Gjithashtu, filloi procedimi penal ndaj një personi të gjashtë, 20-vjeçari Endri Kabili lindur e banues Shijak, i cili dyshohet se ka tentuar ta shtyjë të renë për të ushtruar prostitucion. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale të “Heqje e paligjshme e lirisë dhe shtytjes për të ushtruar prostitucion” parashikuar nga neni 110/2, 25 dhe 114 të Kodit Penal.

 

 U arrestuan

Ermal Taka, 26 vjeç, banues në Shijak

Përparim Breçani, 26 vjeç, banues në Durrës

Arlind Maroshi, 21 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës

Amaril Maroshi, 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës

Ramiz Cenaj, 19 vjeç, banues në Manëz

Endri Kabili, 20 vjeç, lindur e banues në Shijak

 

 

Vlorë

Operacioni “Antikanabis”, asgjësohen 460 rrënjë bimë narkotike

Vijon operacioni “Antikanabis” në Vlorë. Vetëm dje, policia bëri të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 460 rrënjëve bimë narkotike e llojit kanabis sativa, të mbjella në 6 parcela. Sipas policisë, lënda narkotike ishte e mbjellë në fshatin Velçë, në vendin e quajtur Përroi i Madh, ndërsa asgjësimi i u bë me zjarr. Mësohet se 6 parcelat ku ishte mbjellë lënda narkotike, ishte tokë publike. Ndërkohë uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet në ngarkim i kanë kaluar për procedim Prokurorisë.

 

 

Vlorë

U denoncuan të humbur në det, shpëtohen nga policia dy të rinj

Dy të rinj nga Tirana janë denoncuar paraditen e djeshme si të humbur në det. Menjëherë policia ka organizuar punën për gjetjen dhe shpëtimin e të rinjve. Vetëm pas gjashtë orësh, dy të rinjtë janë kthyer nga policia në tokë. Sipas burimeve policore, Fjordi Meçaj dhe Albert Rrahmani, rreth orës 10:00 të ditës së djeshme kishin dalë në det me një mjet lundrues sportiv, pedalon dhe nuk ishin kthyer në breg. Të afërmit e dy peronave nga Tirana njoftuan policinë, e cila u vendos në lëvizje duke filluar kërkimet për operacionin e kërkim-shpëtimit. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 16:15 po të ditës së djeshme, Fjordi Meçaj dhe Albert Rrahmani janë lokalizuar në afërsi të një bove në zonën e Zvërnecit. Meçaj dhe Rrahmani, e kishin të pamundur kthimin në tokë për shkak të detit të trazuar, dhe për këtë arsye ishin bllokuar në këtë zonë. Falë organizimit në kohë të policisë, u arrit të lokalizoheshin dhe shpëtoheshin dy të rinjtë nga Tirana.

 

 

 

Tiranë

Denoncimet për mashtrime, arrestohet italiani Nicolini

Pas një sërë denoncimesh për mashtrime, policia e Tiranës ka prangosur kreun e shoqatës “Caritate Christi Compulsi Balcan”, Massimiliano Nicolini. Shtetasi italian u arrestua nga blutë e kryeqytetit, pasi akuzohet për mashtrime në hapjen e një qendre shëndetësore në zonën e Kombinatit. Numërohen 9 denoncime në adresë të italianit brenda harkut kohor të dy javëve. Katër nga denoncuesit, Lori Zylaj me profesion fizioterapiste, Rediol Laraku, Saimir Godinaj dhe ish-bashkëshortja shqiptare e Nicolinit, janë paraqitur në policinë e Tiranës, duke e kallëzuar atë penalisht për akuzën e “Mashtrimit”. Ky i fundit zotëron në Shqipëri disa kompani tregtare, ndërkohë që tre personat e kanë akuzuar se i ka mashtruar duke mos i dhënë rrogat, detyrimet financiare për marrjen e ambienteve me qira dhe punimeve të kryera për ndërtimin e zyrave të tij në Tiranë, ku ka hapur qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit. Vetë Nicolini është paraqitur në policinë e Tiranës, ku ka dhënë shpjegime lidhur me pretendimet e kallëzuara, ku ka pohuar se nuk ka mashtruar askënd dhe se veprimet e tij kanë qenë duke respektuar kushtet e kontratës. Më tej Nicolini ka pohuar se edhe disa mangësi që ka pasur me pagesat e rrogave dhe të punimeve për punëtorët, shumë shpejt do t’i likuidojë, proces ky që është vështirësuar, sipas tij, për shkak të krizës financiare

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency