Llotaria amerikane/ Njoftimi i ri: Vizat lëshohen deri më 30 shtator

0
140

llotaria amerikaneAmbasada amerikane përcolli dje një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të përzgjedhurit e Programit të Vizave të Lotarisë DV-2014. Ambasada njofton se të përzgjedhurve për Programin e Shumëllojshmërisë DV-2014 u bëhet me dije se afati i fundit i lёshimit tё vizёs është data 30 shtator 2014. Vizat pёr aplikantёt e DV-2014 nuk mund tё lёshohen pas kёsaj date. E njёjta gjё ёshtё e vlefshme edhe pёr bashkёshortet dhe fёmijёt e aplikatёve kryesorё, viza e tё cilёve duhet tё jetё lёshuar deri mё 30 shtator 2014. Aplikantёt nuk duhet tё marrin si tё mirёqenё se do tё ketё numra vizash tё DV-2014 nё dispozicion gati pёr lёshim. Pёr disa rajone dhe shtete, numrat e vizave DV mund tё mbarojnё pёrpara afatit tё fundit tё vitit fiskal, pra pёrpara datёs 30 shtator 2014. Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre njё muaj tё mёvonshёm rrezikojnё tё humbin shansin pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё numra vizash nё dispozicion pёr ta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency