Investimet/ Basha: Ish-Kryebashiaku ka bllokuar investimet e reja në Tiranë

0
120

BashaPërfundon rikualifikimi urban i bllokut “Sadik Petrela”, Basha: Kryeministri vazhdon bllokimin e punimeve për bulevardin e ri. Bashkia, investime në 48 projekte të infrastrukturës rrugore dhe 16 projekte rikualifikimi urban

 

Duhet të jetë sfidë por një sfidë për t’u konkurruar me vepra dhe jo me fjalë e jo një sfidë për t’u kthyer në luftë politike të paprinciptë, në bllokim si ai që ka përjetuar Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, për shkak të komplekseve personale të ish – kryetarit të Bashkisë i cili ia doli që për më shumë se 7 muaj të bllokonte buxhetin e bashkë me të varrezat, shkollat, kopshtet, çerdhet, projektet strategjike të qytetit të Tiranës dhe mijëra e mijëra vende pune që do ishin krijuar, nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë këtë bllokim. Me këto fjalë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka kujtuar Kryeminstrit se ka vendosur në krye të axhendës së tij bllokimin e investimeve në Kryeqytet. Këto deklarata Kryebashkiaku i bëri gjëtë përfundimit të punimeve për rikualifikimit urban të bllokut “Sadik Petrela”.

 

Blloku “Sadik Petrela”

Për rikualifimimin e gjithë bllokut, bashkia ka investuar rreth 57.8 milionë lekësh, në njësinë bashkiake nr. 3, me një sipërfaqe rreth 5 ha. Në përfundim të punimeve, Basha është rikthyer në këtë bllok banimi i cili u ofron një cilësi më të mirë jete 5 mijë banorëve të kësaj zone dhe ashtu siç ka premtuar me marrjen e mandatit për të drejtuar Bashkinë e Tiranës 3 vjet më parë, një standard të njëjtë me qendrën edhe në periferi. “Kam kënaqësi të madhe të bashkohem me qytetarët e bllokut “Sadik Petrela”, këtu në Tiranë. Mbi 5 mijë banorë të kryeqytetit, gëzojnë një investim të përfunduar të Bashkisë së Tiranës, i cili ka bërë të mundur urbanizimin e plotë të kësaj zone të lënë në harresë dhe pas dore prej më shumë se një dekade e gjysmë. Urbanizimi i bllokut “Sadri Petrela” ka përfshirë të gjithë punimet e nevojshme për sistemin e ujërave të bardha, të zeza, të kanalizimeve, asfaltimin, trotuaret, ndriçimin dhe siç shikoni edhe profilin urban të rrugëve dhe rrugicave ku është ndërhyrë përmes modelit tashmë të njohur të Bashkisë së Tiranës, zëvendësimit të avllive të vjetra me kangjella qytetare”, – u shpreh Kryebashkiaku.

 

Investimet

Rikualifikimi urban i këtij blloku është pjesë e 87 objekteve infrastrukturore të investuara nga Bashkia e Tiranës me vlerë totale rreth 3,988 miliardë lekë të reja, ndër të cilat 48 janë projekte të infrastrukturës rrugore dhe 16 projekte rikualifikimi urban. Qytetit i është shtuar reth 36 mijë metra katrorë gjelbërim, janë mbjellë 12 500 pemë dhe 10 645 bimësi dekorative. Në Tiranë është shtuar 9,042 metra linearë linjë e ujësjellësit, duke u siguruar mijëra banoreve të kryeqytetit ujë për herë të parë në shtëpitë e tyre. “Si kryetar i Bashkisë, ndaj kënaqësinë me të gjithë bashkëqytetarët tanë që përmes një investimi të planifikuar dhe të ekzekutuar mirë, ofrojmë një cilësi më të mirë jete për mijëra bashkëqytetarët tanë, për këta vogëlushë, për prindërit e tyre, për më të moshuarit,  dhe dua të them se jo vetëm ata që jetojnë në këtë bllok, por të gjithë qytetarët e Tiranës”, – përmendi Basha gjatë vizitës te blloku “Sadik Petrela”, ku pa nga afër përfundimin e punimeve. “Qytetarët e Tiranës, Bashkia e Tiranës dhe unë jemi optimistë dhe të vendosur. Kemi ecur e do të vijojmë të ecim në realizimin e projekteve tona, u ofrojmë një cilësi të re jete qytetarëve të Tiranës, veçanërisht vogëlushëve të Tiranës të cilët janë vogëlushë me standarde dhe kërkesa europiane, rinisë së Tiranës dhe gjithë qytetarëve të kryeqytetit”, – thekësoi Basha. Lidhur me bllokimin e punimeve në bulevard, Kryetari i Bashkisë tha se “bulevardi dëmtohet nga papërgjegjshmëria dhe nga cmira e Kryeministrit”.

 

 Vendimi/ Ministria e Arsimit shkarkon dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Hysa: Vendim politik

Vendimi i Gjykatës Administrative i jepte të drejtën për tu rikthyer në punë, por Ministria e Arsimit ka urdhëruar shkarkimin e Bajram Hysës nga pozicioni i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, bazuar në propozimin e Rektoratit të Universitetit Mjekësor dhe raportin e auditit të ngritur me urdhrin e ministrit të MAS.  Sipas Ministrisë së Arsimit, shkarkimi bëhet me motivacionin: “Për shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore, të konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me veprimtarinë ekonomiko-financiare, procedurave të prokurimit publik, rekrutimit dhe lirimit nga detyra të stafit akademik dhe administrativ, si dhe kryerjen e veprimeve në tejkalim të kompetencave ligjore nga dekani i këtij fakulteti”.  Pak ditë më parë Gjykata Administrative i dha të drejtë Bajram Hysës, duke e kthyer në detyrë. Por atij nuk i është lejuar që të futet në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë. Pas vendimit të MAS,  dekani i Fakultetit te Mjekësisë Bajram Hysa u shpreh se shkarkimi është i paligjshëm. ”Unë kam vendim gjykate që pezullon urdhrin e Rektorit.  Ngutja e ministres, tregon për një skemë të politike. Po shkelet ligji për të kapur institucionet që janë zgjedhur me votë të lire”, – u shpreh Bajram Hysa menjëherë pas vendimit të MAS.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency