Grabitja e bankës/ Zgjerohet lista e bashkëpunëtorëve, dyshime mbi punonjësit e inventarizimit

0
122

 Anxhela Tato

Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia gjysme e rregulluarProkuroria, për 4 vjet askush nuk bëri bilancin e gjendjes monetare në kasafortë, dhoma e papajisur me kamerave sigurie

Dyshime se personeli i sigurisë nuk ka kontrolluar Ardian Bitraj, lëvizte i lirë me 10 mln lekë të fshehura nën rroba

Autori i vjedhje spektakolare të Bankës së Shqipërisë ka lëvizur i lirë nëpër ambientet e institucionit me tufa lekësh nën rroba, duke mos u kontrolluar nga askush. Në një kohë që prej katër vjetësh punonjës së kasafortës nuk kanë bërë invetarizimin, duke neglizhuar detyrën. Këto detaje nxisin prokurorinë të dyshojë për bashkëpunëtorë në këtë grabitje, të ngjashme me filmat hollivudian. Ndërsa ende nuk janë të sigurt se sasia e lekëve e deklaruar nga Ardian Bitraj është reale. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme kanë pohuar zgjerimin e listës së punonjësve në cilësinë e bashkëpunëtorëve në ëkët krim pothuajse perfekt. Siç bëhet me dije këta individë janë zyrtarë të godinës së Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në Linzë, por edhe të nëpunësve të tjerë në BSH. Detyra e tyre ka qenë që të realizonin invetarizimin dhe kontrollin e herëpashershëm të gjendjes monetare në kasafortë, por kjo gjë nuk është bërë prej katër vjetësh, duke  e lidhur me dëshminë e të arrestuarit Ardian Bitraj. Dyshimet vijnë, pasi në momentin kur grupi i Auditit ka tentuar të kontrollojë pakot e zbrazura nga i dyshuari, ky i fundit ka kërkuar mosprekjen e tyre dhe njoftimin e një zyrtari të lartë të Bankës. Nga ana tjetër prokurorët kanë urdhëruar marrjen dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë, brenda dhe jashtë ndërtesës, për të kontrolluar hyrjet-daljet e të dyshuarve Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

 

Hetimet

Grupi hetimor dyshon se arka brenda kasafortës, ku mbahen parat stok, nuk është e pajisur me kamera të sigurisë, dhe kjo i ka krijuar mundësi të dyshuarit Bitraj të fshehë paratë brenda mes rrobave të trupit ndër vite. Mësohet se oficerët e policisë kanë vijuar marrjen në pyetje të personelit të sigurisë së ndërtesës me rëndësi të veçantë. Prokurorët thanë se me sekuestrimin e kamerave do të provohet, nëse personeli i sigurisë, ka zbatuar rregulloren e kontrollit fizik të personave që hyjnë dhe dalin nga institucioni. Sipas prokurorisë, për llogari të dosjes hetimore do të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë në lokalet e lojërave të fatit, ku Bitraj pretendon se ka harxhuar për disa vite shumën e vjedhur prej 600 milion lekësh. Hetuesit thanë se do të marrin në pyetje edhe personelin e këtyre bizneseve, për të vërtetuar deklarimet e të dyshuarit. Paraditen e të hënës, Auditi i brendshëm i Bankës së Shqipërisë, në momentin që ka tentuar të bëj inventarizimin e parave që do të asgjësoheshin, ka konstatuar mangësi në pakot e mbushura me para. Në këtë kohë, i dyshuari Ardian Bitraj ka pranuar se ka hapur kutitë, duke marrë para dhe duke i mbushur ato me libra. Për këto vjedhje, dyshohet si bashkëpunëtore edhe përgjegjësia e arkës, Mimoza Bruzia, gjithashtu e arrestuar me vendim gjykate. Vetë Bitraj pretendon se shumat prej 600 milionë lekë i ka tërhequr përgjatë 4 viteve, me dijeninë e koleges së të njëjtit sektor, Bruzaj, duke ndjekur një mekanizëm për skenar filmash. Ai thotë se hynte në këtë sektor, ku i ishin besuar çelësat nga Banka e Shqipërisë me libra, të cilat i zëvendësonte me lekë të prerjeve 5 mijëshe. Bitraj thotë se lekët i fshihte në trup dhe se ka pasur ditë që ka kaluar pragun e bankës edhe me 10 milionë lekë të fshehura.

 

Denoncimi/ Vidhnin energjinë elektrike, kallëzim penal për 14 persona

Plot 14 subjekte, 4 prej tyre biznese privatë dhe 10 familjarë, janë kallëzuar penalisht nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në bashkëpunim me komisariatin e policisë në zonën e Kamzës dhe atë të Sanatoriumit. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, këto persona nuk kishin asnjë kontratë me kompaninë, por furnizoheshin me energji elektrike në mënyrë te paligjshme. Sipas policisë, personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal janë: Lek Ulaj,biznes privat; Muharrem Muja, biznes privat; Liliana Hoxha biznes privat; Alkes Jorxhi biznes privat; Fatjon Qosja familjar; Gazmir Elezi familjar; Jemie Markja familjar; Lavdi Hasmuca familjar; Besnik Haka familjar; Haxhi Pardhaku,familjar; Indrit Ferhati familjar; Elvis Prenga familjar; Bashkim Halilaj familjar. “Me shkelje u gjet edhe një banese pranë kontratës 580557 në Zallmner, me qiraxhi Luan Zhubi, me pronar të banesës jashtë Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e OSHEE. Sipas OSHEE gjatë kontrolleve të ushtruara në terren janë konstatuar raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Ndërkaq, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se do të vijojë kontrollet në terren me synimin që t’i japë fund praktikes abuzive të vjedhjes së energjisë elektrike.

 

Krujë/ Plagoset me thikë 27-vjeçari për hakmarrje, pranga autorëve

Një tentativë për vrasje për motive hakmarrje ka ndodhur mëngjesin e djeshme në fshatin Luz të Krujës ku një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri, ndërsa policia ka mundur të arrestojë autorët. Mësohet se i plagosur është, Serjan Zogu, banues i këtij fshati, i cili është nisur më pas drejt spitalit të Fushë-Krujës, dhe pas mjekimit të marrë ka arritur të identifikojë autorët. Menjëherë policia është vënë në lëvizje ku ka vënë në pranga autorët Arben dhe Shkëlqim Bardhi. Nga hetimet paraprake të policisë bëhet e ditur se në vitin 2010, ka qenë Serjan Zogu i cili ka plagosur Arben Bardhi. Gjatë hetimeve të kryera nga uniformat blu policia arriti të zbuloje edhe një automjet tip “Golf 2” në afërsi të urës së Gjolës, e cila mendohet se është e autorëve të plagosjes dhe është është përdorur nga ata për të finalizuar këtë atentat. Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency