Psikologjia sociale apo influencimi i njeriut

0
1395

psikologjiNe të gjithë jemi të vetëdijshëm se si të qenit pjesë e një grupi shoqëror, në njëfarë mënyre reflekton një pjesë të personalitet vetjak, pasi grupi që ne bëjmë pjesë, duhet në parim të ketë disa përputhje me mendimet dhe principet karakterizuese të individit në fjalë.

 Psikologjia sociale është përkufizuar si investigimi “shkencor” ku mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e individëve influencohen nga realiteti ose imagjinata e aplikuar e prezencës së të tjerëve. Psikologët sociale studiojnë sjelljen në bazë të oportunitetit për ta matur atë dhe degët e saj në forma psikologjike. Kjo degë e psikologjisë është e një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh influencimin që rrethi social dhe ambienti ku njeriu jeton influencon jetën e tij. Kështu që psikologët socialë janë më tepër të përqendruar në studimet grupore gjë e cila lejon botëkuptimin e mëtejshëm të influencimit grupor në individë.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se si të qenit pjesë e një grupi shoqëror, në një farë mënyre reflekton një pjesë të personalitet vetjak, pasi grupi që ne bëjmë pjesë, duhet në parim të ketë disa përputhje me mendimet dhe principet karakterizuese të individit në fjalë.

Përfaqësimi Social është një koncept i zhvilluar dhe i artikuluar nga Moscovic. Ky koncept paraqet përfaqësimin social ku besime të përbashkëta adoptohen nga grupe njerëzish dhe përdoren që të shpjegojnë eksperienca sociale. Një ndër kontributet e “Psikologjisë Evropiane Sociale” është se përfaqësimi social shërben si njohuri e brendshme midis veprimeve individuale dhe ideologjisë. Studime të së cilës kanë sjell lëvizje sociale duke përfshirë dhe ndryshime në evoluimin e besimeve mbi shëndetin dhe atë dietor.

Konstruksionizmi social është një tjetër teori e cila mbart besimin e disa psikologëve të cilët shpjegojnë se realiteti social është i konstruktuar ndërmjet njerëzve më tepër sesa veçse një fenomen objektiv që bazohet vetëm në një shpjegim të vërtetë. Duke thënë këtë, është interesante studimi i grupeve, diferencat e mbartura midis tyre dhe influencimi që kanë ato qoftë brenda një vendi të caktuar ashtu si dhe në shkallë më të gjerë të ardhura këto si rezultat kulturor, tradicional, ideologjik ose pasojë rebelimit, kjo e fundit në qendër të vëmendjes këto dekadat e fundit.

Psikologjia sociale është një shkencë e sjelljes dhe si e tillë e vë theksin mbi individin e cila studion ndikimin social mbi sjelljen. Teoritë kryesore që studiojnë aktualisht psikologjinë sociale janë: Teoria e të mësuarit, Teoria kognitive, Teoria mutivacionale, Teoria sociologjike dhe Teoria biologjike.

Nga aspekti i shkallës shkencore hulumtimi i sjelljeve të ndryshme të njeriut dhe llojeve të gjalla si dhe shkaqet bëhen duke përdorur vëzhgimin e kujdesshëm dhe provat e sakta si metoda studimi.

Në shkallë të kuriozitetit psikologjia në vetvete përmban pyetjet me të cilat mundohet të arrijë deri te e vërteta, të kuptuarit e mënyrës dhe shkakut të ngjarjeve (dukurive) dhe në fund, zbërthimi i fshehtësive të natyrës njerëzore.

Nga aspekti i shkallës së gjithanshme është një mënyrë e të menduarit se si gjallesat ia dalin në fund me rrethin e tyre dhe mënyrën se si ndikohen në mes tyre. Ndërsa në aspektin e shkallës pragmatike ajo njihet si mjet i cili përdoret për zhvillimin e (karakteristikave) të jetës njerëzore.

Megjithatë, përkufizimi i psikologjisë sociale, është një tablo shumëngjyrshme. Njëri nga përkufizimet është se “Psikologjia sociale është shkencë e cila me metoda shkencore hulumton (studion) jetën dhe përvojat (përjetimet) e individit në lidhje me rrethin e stimuluesve (paralajmëruesve) socialë”. Këto gjendje stimuluese sociale përbëhen ose formulohen prej njerëzve (individëve dhe grupeve) të rrethit kulturor-social.

Një përkufizim tjetër është se psikologjia sociale nënkupton studimin në mënyrë shkencore të sjelljes ndërnjerëzore (interpersonal behavior) dhe ngjarjeve apo dukurive. Me fjalë të tjera “Psikologjia sociale është degë shkencore që ka për qëllim të studiojë sjelljen, ndjenjën ose mendimet e një individi me sjelljen apo vetitë e individëve të tjerë si formohen dhe në çfarë aspekti ndikohet prej tyre”.

Me aspektin e ndryshimi dhe natyra e vërtetë e ngjarjeve të sjelljes ndërnjerëzore. Kuptohet se hulumtimi dhe ndikimi social ndërmjet njerëzve dhe individit në grup, turmë, në marrëdhëniet formale ose të afërta. Ky lloj hulumtimi mund të realizohet në tri shkallë themelore edhe atë: shkallën e sjelljes, njohjes (informuese) dhe ndjenjës. Në shkallën e sjelljes kërkohet një lidhje midis llojit të sjelljes, frekuencës dhe fuqisë me veçoritë e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Në shkallën e njohjes gjurmohen përkapjet e personit, periudhat mendore dhe veçoritë e qëndrimit dhe pritjeve (shpresave). Ndërsa, shkallën e tretë e përbëjnë gjurmimi i ndjenjave, emocioneve (ngacmimeve) në marrëdhëniet midis njerëzve. Psikologjia sociale si një disiplinë e fokusuar mbi marrëdhëniet njerëzore, me këtë cilësi është në rrugë për t’u bërë njëra ndër degët shkencore parësore të shoqërive moderne. Ajo është një mes, disiplinë e fushëveprimit e cila në vete ngërthen rrymat sociologjike dhe psikologjike. Psikologjia sociale studion sjelljen e individit apo individëve brenda kornizave të ndikimit social. Analiza psiko-sociale dallon nga analiza sociale e cila aspak nuk i vë në konsideratë veçoritë njerëzore ose nga ajo psikologjike, e cila nuk i vë në konsideratë veçoritë e shoqërisë në të cilën gjendet individi, në atë mënyrë që veten e drejton në studimin e ndikimit të shkallës personale me atë shoqërore d.m.th. i bashkon veçoritë e individit me ato të shoqërisë. Duke e bërë këtë, në shkallë të analizës psiko-sociale qëndrohet në marrëdhëniet kauzale mes, në raste të shumta, ndryshimit të pavarur të dukurisë sociale, ndryshimit personal dhe një ndryshimi të varur i cili shtrihet në dimensionin sjellor-social. Nga e gjithë ajo që u cek deri më tani në lidhje me fushëstudimin e psikologjisë sociale, mund të thuhet se psikologjia sociale përkufizohet si degë shkencore që i studion sjelljet dhe marrëdhëniet e njeriut brenda shoqërisë. Këtu duhet cekur edhe atë se brenda sjelljeve dhe marrëdhënieve, mund të futen edhe simbolet apo përvojat fetare që i përjetojnë individi ose shoqëria. Prej këtu na bëhet me dije edhe lidhja e ngushtë ndërmjet psikologjisë së fesë dhe psikologjisë sociale. Në këtë punim do të hulumtohen marrëdhëniet ndërmjet identitetit social dhe jetës fetare brenda perspektivave të psikologjisë sociale dhe psikologjisë së fesë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency