Gjashtë shenjat se i dashuri nuk mund t’ju harrojë

0
201

dashuri ciftNëse dëshironi ta filloni nga e para lidhjen tuaj dhe nëse dikush ju imponohet se me të vërtetë ju dashuron, ne ju sjellim shenjat e qarta, të cilat tregojnë se ish i dashuri juaj me dëshirë do të ishte përsëri bashkë me juve.

Pasi që të keni përjetuar traumat që shfaqen si pasojë e ndarjes, gjërat do t’i shikoni më qartë.

Nëse edhe më tutje nuk keni përfunduar me lidhjen e së kaluarës e edhe më tutje ushqen ndjenjat për ish të dashurin tuaj, ne ju paraqesim gjashtë shenjat e qarta që tregojnë se edhe ai dëshiron t’i ktheheni përsëri. Lexoni këto shenja dhe merrni vendimin e duhur për sa i përket të ardhmes suaj.

Pa marrë parasysh a dëshironi t’ia filloni lidhjes nga e para apo dëshironi ta përfundoni tërësisht, dekodoni sjelljet e ish të dashurit tuaj, sidomos nëse sillet në afërsinë tuaj.

 

1. Shoqet ju tregojnë se pyet për ty

Nëse kjo do të ishte interesim aty për aty, shoqet nuk do t’ju tregonin. Nëse shpesh interesohet për juve edhe pasi kriza e ndarjes të ketë kaluar, me siguri se edhe më tutje mbetet i interesuar për juve dhe se ndjen ende diçka për juve.

 

2. Shfaqet në vendet ku shkonit së bashku

Nëse ish i dashuri juaj vazhdon të shfaqet në vendet e preferuara ku shkonit së bashku dhe ia përkujton vetes gjërat, të cilat i keni bërë së bashku, ka mundësi se edhe më tutje nuk ju ka harruar dhe se edhe më tutje ju dëshiron pranë vetes. Shumica e atyre meshkujve që do dëshironin ta harronin të dashurën e tyre kurrë nuk do të shkonin në vendet që kanë qenë së bashku.

 

3. Flet për periudhën e pas-ndarjes, madje pa e pyetur kush

Meshkujt një gjë të tillë shpeshherë e bëjnë pa vetëdije, vetëm e vetëm që ish e dashura e tij edhe më tutje të ketë ndikim në jetën e tij, jetë në të cilën ajo fare nuk është e pranishme. Rëndësi për të ka mendimi i saj për sjelljet dhe stilin e tij, pa marrë parasysh se ata më nuk janë bashkë.

 

4. Thotë se i mungoni familjes së tij

Është bukur nëse familja e tij pyet për ju dhe ju përmend në aspektin pozitiv, por kjo jua bën me dije se edhe ai do të dëshironte që përsëri të jeni bashkë dhe të jeni pjesë e jetës së tij. Nëse ju thotë se po i mungoni atij kjo do të ishte e rrezikshme, prandaj përdor familjen e tij si mjet të përsosur për t’i shprehur ndjenjat e tij.

 

5. Ju dhuron komplimente

Komplimentet janë shenjë se dikujt po i pëlqeni dhe se ju kushton vëmendje. Nëse ish i dashuri juaj ka plot gojën falënderime dhe komplimente për juve, me siguri se dëshiron që me juve të jetë më shumë se shok.

 

6. Sa herë që ju takon, ju shikon në sy

Kontakti vizual flet shumë. Nëse ish i dashuri nuk ju shikon në sy, do të thotë se gjërat kanë ndryshuar. Vetëm ata meshkuj që nuk ndjejnë ndjenjën e fajit dhe nuk kanë pse të turpërohen mund të mbajnë kontaktin me sy me minuta të tërë.

 

Si duhet të jetë “hera e parë”

Sillu natyrshëm dhe qetësisht. Ky shthe një moment që do të ndodhte dhe ju e prisnit të dy! Mos u trego vulgare! Meshkujt në pjesën më të madhe duan të ndihen gjahtarë. Të paktën për këtë herë të parë lejoja atij të drejtojë marrëdhënien intime. Ai e ka këtë të drejtë natën e parë. Ka mendime të ndryshme nëse seksi oral duhet të jetë pjesë e “menysë” natën e parë. Disa mendojnë se partnerët duhet t’ia shprehin njëri-tjetrit këtë kërkesë.

Por psikologët i këshillojnë femrat që këtë mbrëmje ‘`të marrin” më shumë se sa “të japin”. Kjo nuk do të thotë që duhet të shtiresh nëse diçka nuk të pëlqen. Bisedoje me të! Mos bëj gabimin e “gojës së mbyllur”. Sigurisht nuk është se do të të duhet të flasësh për çështje pune, por diçka joshëse, intime apo britma kënaqësie janë elementet që do ta bëjnë atë të kuptojë se gjithçka po shkon mirë.

Një këshillë: Gjatë seksit, mos e pyet nëse i pëlqen apo jo. Ai mund të mendojë se po qeshni me trupin e tij ose, më keq akoma, me përmasat e “thesarit”. Mos e neglizho higjienën personale! Sigurisht, aromat femërore e eksitojnë mashkullin, por qëndro tek zgjedhjet natyrale: mos e tepro me parfume të forta. E fundit, por më e rëndësishmja: Ji vetvetja. Nuk është e nevojshme të shtiresh sikur të pëlqen gjithçka. Kjo ndodh rrallë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency