Nuk paguanin qiranë, pronari italian plagos me thikë familjen shqiptare

0
142

thika-300x160Një familje shqiptare në Itali është plagosur me thikë nga pronari i banesës ku jetojnë, pasi nuk i kishin shlyer detyrimet e qirasë prej gati 6 muajsh. Sipas mediave italiane, familja Lati jetonte në një apartament në rrugën “Monte Grande” në Abano Terme të Italisë, por nuk kishte mundësi financiare për të paguar qiranë. Mbrëmjen e djeshme, pronari i apartamentit, 42-vjeçari Alessandro Di Chiazza, ka trokitur në derën e shtëpisë për të kërkuar paratë, dhe në debat e sipër ka goditur me thikë në qafë kryefamiljarin Bashkim Loti, 41 vjeç. Bashkëshortja dhe vëllai i Bashkimit janë përpjekur të mbrojnë të afërmin e tyre, por janë qëlluar me thikë nga 42-vjeçari italian. Mësohet se të plagosurit e tjerë janë Raimonda Lloti 34 vjeç dhe Afrim Lloti 30 vjeç. Familja shqiptare është dërguar menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë karabinierët kanë arrestuar autorin e krimit, 42-vjeçarin, Alessandro Di Chiazza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency