Haradinaj: S’ka kthim në pikën zero – shumë shpejt e formojmë qeverinë e re

0

haradinaj limajTreshja e koalicionit Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë takuar dje për të diskutuar rreth hapave të tjerë në kompletimin e kryesisë së Kuvendit, trupave punuese të tij dhe pastaj për formimin e qeverisë së Kosovës. I mandatuari i bllokut LDK-AAK-Nisma për Kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka kthim në pikën zero, po ka vazhdim të seancës dhe kompletimit të kryesisë së Kuvendit dhe pastaj formimit të qeverisë. Pas takimi që treshja e zhvilloj në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Isa Mustafa, Haradinaj tha se ky ishte një takim pune i partnerëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma, me Kryetarin e Parlamentit Isa Mustafa, ku kanë biseduar për etapat që i presin për përgatitjen e vazhdimit të ndërtimit të institucioneve përfshirë edhe punët që i presin pas seancës. Haradinaj thotë se ata e shohin që seanca e kaluar e ka kryer një pjesë të punës së vet, zgjedhjen e Kryetarit dhe të një nënkryetari, por ai thotë se nuk ka kthim në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, sipas ankesës së PDK-së. “Unë se di kush po i shpik këto termat pikën zero apo të zgjedhjeve, e di që ka sponsorizim prej kryetarit të qeverisë në shkuarje dhe prej opozitës së ardhshme përplot analiza, qëndrime se çka do të ndodh ose cili do të jetë verdikti i Gjykatës Kushtetuese. Ne e dimë që nuk ka pikë zero, ka vazhdim, seanca ka ndodhur, është votuar nga 82 deputetë, do të thotë nga dy të tretat e Kuvendit dhe kjo është e pakalueshme, është vendim politik i Parlamentit, njerëzve të zgjedhur, është zgjedhur Kryeparlamentari, kanë mbetur punë të tjera”, – tha Haradinaj.

 

Qeveria

Pretendenti për ta drejtuar qeverinë e ardhshme, thotë se është jam i mirë që bashkësia ndërkombëtare u jep mbështetje atyre. “Është lajm i mirë për Kosovën që ne vetë po i marrim përgjegjësitë e vendit, e kemi arritur të bashkëpunojmë me partitë shqiptare, me komunitetet etnike me i marrë përgjegjësitë e vendit. Në rast se nesër Kosova me sukses e lufton korrupsionin, ne nuk e bëjmë këtë për t’i hyrë në hatër bashkësisë ndërkombëtare, por e bëjmë se kemi nevojë. Nëse bëjmë rend e ligj, nuk bëjmë vetëm për shkak të liberalizimit të vizave, por për shkak se duam të jetojmë si shoqëri ligjore, në rast se hapim vende pune, prapë e bëjmë për shkak të qytetarëve të vendit”, – theksoi Haradinaj. Ndërsa, dalja në opinion e disa kushteve që ‘Lista Srpska’ u ka vënë bllokut, në mënyrë që t’i përkrah në të ardhmen, Haradinaj tha se ai ende nuk i ka parë ato kushte. Haradinaj ka ritheksuar përsëri se ka mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen në të ardhmen, pasi kanë pasur biseda përmbajtjesore edhe pse e kanë ditur se e kanë mbështetjen e minoriteteve. “Minoritetet na kanë shpjeguar herët që do të jenë me shumicën shqiptare, na kanë thënë këtë, edhe pse është bazë kushtetuese, edhe pse ne duke ditur këtë fakt kemi bashkëpunuar me VV-në, ka pasur një diskutim përmbajtjesor, mund të rikthehen këto bisedime, këto diskutime, dhe formimi i qeverisë është interes i gjithë neve, spektrit politik shqiptar, duke përfshirë edhe VV-në”, – tha Haradinaj. Kreu i AAK-së tha se qeveria e udhëhequr nga ai, do të bashkëpunoj me të gjithë duke përfshirë edhe opozitën e ardhshme, që sipas tij, është PDK-ja. Botasot.info

 

 Kosovë/ Gjykata Kushtetuese vendos këtë javë për padinë e PDK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar lëndën e deponuar për shqyrtim nga ana e deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, të cilët kanë kontestuar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Kuvendit.

Në një përgjigje për “Top Channel”, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar pranimin e lëndës ndërsa gjyqtarët e këtij institucioni ende nuk janë takuar për të vendosur për procedurat e mëtejshme të lëndës dhe sidomos pezullimin e përkohshëm të punës së Kuvendit, siç kanë kërkuar parashtruesit e ankesës.
Gjatë kësaj jave, ekipi i gjyqtarëve që do të trajtojë lëndën e Kuvendit dhe pritet të vendosë nëse Kryeparlamentari Isa Mustafa mund të thërrasë mbajtjen e ndonjë seance, apo do të vendosin që ta “ngrijnë” postin e tij deri në përfundim të procesit gjyqësor në Kushtetuese.